GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Përdhunoi vajzën e mitur, dënohet me 15 vite burg “babai monstër”

12:18 - 15/07/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Përdhunoi 29-vjeçaren, arrestohet i riu në Sarandë, një tjetër në pranga pasi dhunoi nënën e tij
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Lamisë në Greqi vendosi dënimin me 15 vjet burg për një 43-vjeçar shqiptar, i cili u arrestua korrikun e kaluar në zonën e Efpalio, Fokida, për dhunë ndaj tre fëmijëve të tij të mitur si dhe përdhunimi e vajzës së tij vetëm 14 vjeç.

Sipas mediave vendase, vendimi i gjyqtarëve dhe jurive të rregullta ishte unanim, si dhe fakti që ankimi i tij nuk ka fuqi pezulluese. Kjo do të thotë se 43-vjeçari do të rikthehet në Burgun e Grevenës, ku ndodhet i burgosur që prej verës së kaluar.

Kjo është një dramë familjare, pasi të tre fëmijët janë rritur vetëm me babain e tyre dhunues, pasi nëna e tyre ishte larguar nga shtëpia. Përshkrimi që i ka bërë Gjykatës nga djali i madh (17 vjeç sot), i cili bashkë me dy motrat tashmë ndodhet në shqatën “Buzëqeshjen e Fëmijës”, nuk i ka lënë vend gjyqtarëve të keqinterpretojnë atë që po përjetonin në shtëpi.

“Nuk kam besim tek ai, nuk po kalonim mirë. Nuk dua të kem lidhje me asnjërin nga prindërit e mi. Dua të kthehem në Fondacion”, tha 17-vjeçari në dëshminë e tij.

Viktima kryesore e çështjes, vajza 14-vjeçare, nuk ka shkuar në Gjykatë për shkak të moshës së mitur, por Prokurori i Rrethit ka theksuar se “nga të gjithë psikologët që e kanë ekzaminuar, asnjëri prej tyre nuk ka thënë se ajo për të cilën ajo ankohej ishte trillim”.

Nga ana e tij, “babai monstër” në kërkim të faljes mohoi akuzat duke thënë se çfarëdo që ka bërë e bija e ka bërë për t’u hakmarrë ndaj tij që nuk e ka lënë të dalë me miqtë e saj dhe ka ardhur pas orës 11 të natës. Ai tha se ajo donte të dilte jashtë ndërsa ai i kërkonte që të bënte punët e shtëpisë dhe të kujdesej për familjen.

 

Etiketa: babaiBurgdenohetmiturmonsterperdhunohetVajza

Lajme të lidhura

“Nuk shëndoshet dashi për ditë Bajrami”, Shehi: Si po tenton Rama të na marrë votat
Aktualitet

“Rama e ka bërë shtetin rrumpallë”, Shehi: Opozita duhet të prodhojë lidership dhe alternativa të reja

08:08 - 07/04/26
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli
Aktualitet

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë
Aktualitet

Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë

20:48 - 06/04/26
Para
Amnistia fiskale, Rama sulmon kreun e Dhomës Amerikane të Tregtisë

Amnistia fiskale, Rama sulmon kreun e Dhomës Amerikane të Tregtisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 7 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:10 - 07/04/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.3 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
“Nuk shëndoshet dashi për ditë Bajrami”, Shehi: Si po tenton Rama të na marrë votat

“Rama e ka bërë shtetin rrumpallë”, Shehi: Opozita duhet të prodhojë lidership dhe alternativa të reja

08:08 - 07/04/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 7 Prill 2026

07:42 - 07/04/26
Parashikimi i motit për ditën e nesërme, sa do të arrijnë temperaturat në vendin tonë

Parashikimi i motit për sot, 7 Prill 2026

07:38 - 07/04/26
Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com