GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Përdorimi i shqiptarëve si monedhë këmbimi për Belerin

20:49 - 13/05/24
në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Një dhuratë për Ramën nga KASaphana e zgjedhjeve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Enton Abilekaj

Qeverinë greke e njoftoi për vizitë private, shqiptarët brenda kufijve i njoftoi për një vizitë partiake, ata që ishin në stadium i njoftoi për një fushatë qeveritare me emrin “Krenarë për Shqipërinë”. Krenarë për një Kryeministër që fluturon më shpejt se gënjeshtra, me tre versione të së vërtetës, me çarter që paguhet nga paratë e shqiptarëve, me gazetarët e përzgjedhur nga mediat e kapura dhe me një staf 120 personash. Përfshirë dhe këngëtarët dhe valltarët, dekorin, autobusët e nisur nga Shqipëria me administratë publike, i gjithë ky shpenzim parash dhe energjie, në shërbim të krenarisë, për atë që Edi Rama i ka bërë Shqipërisë.

Një takim që e hap ambasadorja dhe e mbyll sekretari i përgjithshëm i PS, kuptohet që nuk ka asnjë lidhje me krenarinë për Shtetin, që më shumë se në zgjedhje, aty duket hapur që është i kapur nga partia, e cila është e kapur nga kryetari. Duket si një spot i realizuar nga një lexues i vëmendshëm i raportit të ODIHR për zgjedhjet e 2021 dhe 2023; nuk dihet ku fillon shteti dhe ku mbaron partia.

Në shërbim të vetes, Edi Rama nuk i llogarit kostot financiare, por nuk llogariti as 5 mijë nga 700 mijë shqiptarët e Greqisë që ju përgjigjën thirrjes së tij, me reklama të paguara në mediat kryesore greke. Pas 11 vjetësh në pushtet, premtoi se ndoshta në vitin e 12 do të zgjidhë çështjen e lejeve të qëndrimit. Pas 11 vitesh në pushtet nuk tha asnjë fjalë për njohjen e pensioneve, as për punën në të zezë, as për shërbimet konsullore dhe civile që mungojnë thellësisht në 3 konsullatat shqiptare. Në vend të këtyre zgjodhi t’u tregojë se si do ua marrë paratë me një ligj të posaçëm, ndërsa forcën e tyre mundohej t’ja drejtonte qeverisë greke si shantazh, për të harruar Belerin.

Pas komplimenteve për Mitsotakis fshihej një lutje e ngjashme me atë që i bëri Albin Kurtit për ta takuar në Kosovë. Një tekst gri mes shantazhit dhe lutjes qe u finalizua në fund, ku pa e fshehur fare se po i përdorte mbështetësit entuziastë, i bëri të fala Mitsotakis nga ata. Me aftësinë prej kambisti në të zezë, i futi në kursin e këmbimit me Belerin mijëra shqiptarët që kushedi çfarë i shtyu të ishin aty. Fjalimi e tradhtoi pretendimin e tubimit. Në vend të krenarisë për Shqipërinë, ai po kërkonte lavdinë përballë shqiptarëve dhe fuqinë përballë grekëve.

Gjuha e sigurtë kur fliste për shqiptarët dhe e çoroditur kur fliste për grekët, tregoi se ishte më i sigurtë te lavdia se te fuqia. Një herë fliste për ta harruar të shkuarën për të ndërtuar të ardhmen, pastaj i kthehej së shkuarës për ta përdorur për të tashmen. Herë bëhej historian i denjë për Akademinë e Gjinushit, duke përdorur dëshmi të ralla historike të krenarisë nacionaliste, herë nxënës i Karl Popperit, për të treguar se politika dhe politikanët nuk mund t’i ndalojnë popujt të bashkëjetojnë. Në këto udhëtime tipike për një njeri që nuk beson në asgjë përveç hallit të tij, në fund u kuptua që nuk arriti askund. Ishte në mes të sallës, i djersitur, pa rezultat. E vetmja gjë që shijoi pas atij fjalimi pa sens, ishin brohorimat që i kishte siguruar Blendi Klosi. Për minuta të tëra rrinte në podium për të shijuar si autentike atë që e ka porositur dhe realizuar me të gjitha mjetet.

Në nisje të udhëtimit të tipit Erdogan në diasporë, e vetmja ngjashmëri me Presidentin e Turqisë, mbeti propaganda nacionaliste, që autokratët e përdorin për t’u maskuar si baballarë të Kombit. As u mundua ta përdorë komunitetin shqiptar për shantazh, as mundi të mbledhë mbështetjen e tyre. Sepse, ndryshe nga Erdogan, nuk ka bërë asgjë për mirëqënien dhe krenarinë e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

/Dosja.al/

Etiketa: AthineEnton Abilekajfredi beleriRama ne Athine

Lajme të lidhura

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit
Aktualitet

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit

13:31 - 03/12/25
Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump
Aktualitet

Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump

17:45 - 01/12/25
Kur kokëbostanët mbyllin gjylistanin
OP-ED

Skandalet e Ballukut/ Çfarë na tregon rasti i Tahirit, Kokës e Veliajt dhe pse Rama shkeli mbi veten?

19:07 - 29/11/25
Para
Skepticizëm për nismën e PS, Delegacioni i BE-së: Të mos preket reforma në Drejtësi

Skepticizëm për nismën e PS, Delegacioni i BE-së: Të mos preket reforma në Drejtësi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra
Aktualitet

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

17:45 - 05/12/25

Një fluks i madh automjetesh ka bllokuar këtë të premte aksin Tiranë–Elbasan, duke shkaktuar kaos të plotë në qarkullim dhe...

Lexo më shumë
Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

17:30 - 05/12/25
U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

17:20 - 05/12/25
Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

17:15 - 05/12/25
GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

17:06 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com