GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

Përdorimi i telefonëve inteligjentë dhe ankthi e depresioni tek adoleshentët

Një studim i ri ka zbuluar se adoleshentët që përdorin në mënyrë të tepruar telefonët e tyre inteligjentë kanë më shumë gjasa të vuajnë nga depresioni, ankthi dhe pagjumësia. Studiuesit në “King's College” në Mbretërinë e Bashkuar zbuluan se të rinjtë që thonë se kanë krijuar varësi nga telefonët e tyre, kanë dy herë më shumë gjasa të raportojnë simptoma ankthi dhe janë tre herë më shumë të rrezikuar nga depresioni sesa ata që mund ta kontrollojnë se sa i përdorin telefonat.

14:57 - 07/08/24
në Lifestyle, Shëndet & Fitness, TEKNOLOGJI
Kohë leximi: 2 min
A A
AKEP propozon ulje të tarifave me shumicë për telefoninë celulare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shoqëria moderne është e lidhur ngushtë me përdorimin e telefonëve inteligjentë. Por një studim i fundit nxjerr në pah lidhjen mes përdorimit të tepruar të tyre dhe rrezikut ndaj shëndetit mendor tek adoleshentët.

Ankthi, depresioni dhe pagjumësia, të gjitha janë të lidhura me “përdorimin problematik të telefonëve inteligjentë”. Ky është përfundimi i një studimi kryer nga studiuesit në “King’s College” të Mbretërisë së Bashkuar, i bazuar tek përgjigjet e 657 adoleshentëve të moshës nga 16 deri në 18 vjeç dhe përgjigjet e 69 fëmijëve të moshës 13 deri në 16 vjeç gjatë një periudhe katër javore.

“Përdorimi problematik i telefonëve inteligjentë ka detyruar që studiuesit të përshkruajnë një model të përdorimit të tyre. Ka disa ngjashmëri me mënyrën se si njerëzit flasin për varësitë e tyre nga bixhozi, apo lojërat online. Nga studimi rezultoi se veçoritë janë: subjekti humb kontrollin mbi përdorimin, telefoni inteligjent fiton epërsi në jetën e tyre, kështu që ata po kalojnë më shumë kohë me telefonin e tyre duke hequr dorë për shembull nga gjumi apo aktiviteti fizik. Ata vazhdojnë ta bëjnë këtë pavarësisht nga vetëdija për anët negative”, thotë bashkautorja e studimit. Dr Nicola Kalk.

Studiuesit arritën në përfundimin se të rinjtë që thoshin se ishin më të varur nga telefonët e tyre kishin dy herë më shumë gjasa të raportonin simptoma ankthi dhe ishi tre herë më në rrezik që të vuajnë nga depresioni, sesa ata që nuk kishin.

Ka një ndryshim, thonë studiuesit, midis thjesht kohës së shpenzuar në një telefon dhe përdorimit problematik të një telefoni inteligjent.

Sipas autorëve të studimit, përdorimi problematik i telefonëve inteligjentë prek një pakicë adoleshentësh, por ata përjetojnë nivele më të larta të problemeve të shëndetit mendor.

“Ata që raportuan përdorimin problematik të tyre kishin dy herë më shumë gjasa të vuanin nga ankthi dhe tre herë më shumë të vuanin nga depresioni”, thotë Dr Kalk.

Sa i përket mënyrës se si të ulet koha e përdorimit të telefonave inteligjentë nga adoleshentët, Dr. Kalk rekomandon që prindërit të ulen me fëmijët e tyre për të diskutuar këtë çështje dhe për të zhvilluar një rutinë të shëndetshme në shtëpi.

/VOA/

Etiketa: smartphonetelefonë inteligjentë

Lajme të lidhura

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja
Aktualitet

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja

17:40 - 07/01/26
Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?
Aktualitet

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?

17:59 - 02/01/26
Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht
Aktualitet

Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht

16:30 - 30/12/25
Para
Konflikti për 5 mijë euro, shqiptari vritet me thikë në zemër, 4 të tjerë plagosen në Itali

Konflikti për 5 mijë euro, shqiptari vritet me thikë në zemër, 4 të tjerë plagosen në Itali

Discussion about this post

TË FUNDIT

ot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë
Aktualitet

ot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë

09:29 - 01/02/26

Sot në Gjykatën e Posaçme zhvillohet seanca për shqyrtimin e masës së sigurimit “arrest me burg” të caktuar ndaj kryebashkiakut...

Lexo më shumë
Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

09:26 - 01/02/26
Historia pas “anijes” së azilit: vdekja e një shqiptari dhe betejat ligjore në Britani

Historia pas “anijes” së azilit: vdekja e një shqiptari dhe betejat ligjore në Britani

09:18 - 01/02/26
Trashësia arrin deri në 20 cm, rikthehen reshjet e borës në Korçë

Trashësia arrin deri në 20 cm, rikthehen reshjet e borës në Korçë

09:08 - 01/02/26
Vlorë/ Deti “pushton” Radhimën, uji i detit përmbyt zonat e ankorimit dhe magazinat

Vlorë/ Deti “pushton” Radhimën, uji i detit përmbyt zonat e ankorimit dhe magazinat

08:47 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com