GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Perëndia është me ju”, Kryepeshkopi Janullatos uron besimtarët për Krishtlindje

09:47 - 25/12/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 5 min
A A
“Perëndia është me ju”, Kryepeshkopi Janullatos uron besimtarët për Krishtlindje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Αnastas Janullatos ka uruar të gjithë besimtarët në ditën e Krishtlindjeve, ku thekson se kjo ditë përkon me rimishërimin e Krishtit në tokë dhe jo vetëm me një festë fundivit, ku shkëputet nga konotacioni që kjo ditë përfaqëson.

“Në këto ditë festive, zakonisht përsëriten mendime, mesazhe dhe komente të ndryshme rreth paqes, dashurisë, gëzimit dhe shpresës. Sigurisht, ka dhe nga ata që preferojnë ta shkëpusin kuptimin e tyre nga thelbi i Krishtlindjes, duke i quajtur në mënyrë abstrakte “urime me rastin e festave të fundvitit”. Megjithatë, ndriçimi që sjell ngjarja çlirimtare e Ardhjes së Shpëtimtarit ndër njerëzit, shtrihet në dheun tonë të vuajtur” shkruan ai.

Kryepeshkopi risjell në vëmendje historinë e kësaj dite, ndërsa tregon se janë dy elementë nga kjo festë që nuk e kanë humbur ende aktualitetin.

“Nga rrezet e shumta të Diellit të Drejtësisë, dy janë veçanërisht aktuale për kohën tonë: qëndresa paqësore e personave kryesorë në rrëfimin biblik për Lindjen dhe thelbi i kuptimit të Krishtlindjes. Kushtet specifike, në të cilat Biri dhe Fjala e Perëndisë erdhi në botën tonë, nuk ishin komode. Pak ditë para Lindjes së Tij, Nëna e Tij bëri një udhëtim të mundimshëm nga Nazareti i Galilesë në Bethlehem të Judesë. Kur mbërritën atje, nuk u gjend për ta ndonjë shtëpi mikpritëse. Indiferenca e banorëve ishte e akullt. Madje edhe në han, “nuk kishte vend për ta atje ku kishin rënë”. Strehë gjetën në një stallë, “edhe lindi birin e saj, të parëlindurin, dhe e mbështolli me shpërgënj, dhe e vuri në grazhd” (Llk. 2:7). Që nga çasti i parë, Jisu Krishti mohoi kënaqësinë dhe luksin e kësaj bote. Nuk vonoi të shfaqet shpërthimi maniak i Herodit, që u bë shkak për ikjen në dhé të huaj, në Egjipt. Por, të gjitha këto vështirësi të paparashikuara dhe kushte jo të favorshme u përballuan me qëndresë paqësore, plot me durim, zemërgjerësi dhe qetësi” rrëfen Kryepeshkopi.

Sipas tij mesazhi i kësaj feste është përcaktues për çdo besimtar dhe konsiston në qëndresën paqësore përballë çdo situate apo emocioni që marrim gjatë jetës.

“Shpëtimtari mori pjesë në të vërtetën e ashpër të jetës njerëzore, duke u përballur, ende foshnjë, me varfërinë, përndjekjen, jetën në dhé të huaj. Mesazhi është përcaktues për të gjithë ne që duam të ecim në gjurmët e Jisuit: Qëndresë paqësore në mërzitjet e shumëllojta që shfaqen në rrugën tonë, në privime, në vuajtje, në hidhërime. Qëndresë paqësore kur përballemi me armiqësinë që nuk e presim, me shpifjet, me persekutimet. Qëndresë paqësore në rrugët e ashpra të jetës si të huaj. Kjo nuk do të thotë pasivitet. Gjatë përmbushjes së misionit të Tij shpëtimtar, Jisui “i butë dhe i përulur” iu kundërvu padrejtësisë dhe ritualizmit. Ai dënoi me forcë hipokrizinë dhe djallëzinë, gjithmonë me qëndresë paqësore, madje edhe në gjendjet më të skajshme, në Pësimet e frikshme” shkruan ai.

Kryepeshkopi shprehet se kjo qëndresë forcon sigurinë dhe besimtarët nuk janë kurrë vetëm pasi Perëndia i shoqëron, ndërsa rikujton kuptimin e kremtes përmes vargjeve biblike.

“E kremtja e ndritshme e Krishtlindjes përcakton themelin e kësaj qëndrese. Ajo forcon sigurinë, se me ardhjen e Shpëtimtarit nuk jemi vetëm, se Biri dhe Fjala e Perëndisë erdhi për të qëndruar me ne. “Emanuel” është një nga emrat e Tij kryesorë, pra, “Perëndia me ne”. Gjurmë nga kërkimi i Transhendentes, i Fuqisë së Epërme të Gjithësisë, konstatohen edhe në qytetërime të tjera. Por ajo që e bën unik mesazhin e krishterë, është se Vetë Perëndia i parajetshëm u bë njeri.

Kuptimin e së kremtes na e japin të përmbledhur dy thënie themelore të Etërve: “Sepse ai u bë njeri, që ne të hyjnizohemi”, thekson shën Athanasi i Madh, ndërsa shën Vasili i Madh nënvizon se Biri i Perëndisë erdhi në tokë, “për ta risjellë të gjithë njerëzimin te Vetja”. Perëndia i pafund mori natyrën njerëzore, që të na udhëhiqte drejt pikës më të lartë të zhvillimit dhe të përsosjes, në hyjnizimin sipas hirit. Bashkimi në Krishtin i natyrës hyjnore dhe asaj njerëzore, i dha njerëzimit një dinamikë të re dhe e lartësoi brenda dritës së energjive hyjnore të pakrijuara, me anë të të cilave rrezaton dashuria e Tij”, shkruan kryepeshkopi.

Ai kërkon nga besimtarët që në këtë atmosferë festash të forcojnë besimin e tyre përmes lutjeve, ndërsa flet dhe për personat që nuk besojnë në historinë që vargjet e Biblës rrëfejnë, ku theksohen se Jezus Krishti është pranë besimtarëve në çdo moment, madje dhe në këtë situatë pandemikë të vështirë që vendi po kalon.

“Në këtë panair festiv e ngazëllues, Kisha na fton, jo vetëm ta himnojmë Atë që po vjen, por edhe të forcojmë besimin tonë në praninë e Tij të vazhdueshme, brenda historisë së botës – si dhe brenda historisë sonë – me lutje dhe pjesëmarrje me gjithë zemër në Eukaristinë Hyjnore jetëdhënëse.

Shumë besojnë vetëm në Jisu Krishtin historik, në një person të së shkuarës, por nuk besojnë në Zotin përjetësisht të pranishëm. Besimi i krishterë i mëshon faktit se Krishti është gjithmonë me ne, jo vetëm në orët e pendimit dërrmues dhe të paqes, por edhe në ditët e hidhërimit, të dyshimit, të frikës, të shqetësimit dhe të sprovave, që pandemia e paprecedentë ka përhapur kudo në kohën tonë”, shkruan ai.

Kryepeshkopi bën thirrje për ndërgjegjësim, teksa kërkon nga besimtarët që të përkujdesen që prania hyjnore të jetë e prekshme edhe gjatë përditshmërisë në mjedisin ku jetojmë.

“Ndërgjegjësimi për praninë e Zotit Jisu frymëzon, ngushëllon, fuqizon sigurinë se padyshim Perëndia do të ndërhyjë në çastin e duhur, kur Ai e gjykon. Por, për të gjithë ne që besojmë, nuk mjafton të ndiejmë se nuk jemi vetëm, duhet edhe të përkujdesemi që prania hyjnore të jetë e prekshme në mjedisin tonë, me fjalën, veprat dhe dëshminë e jetës sonë”, shkruan Kryepeshkopi.

Ai e mbyll urimin duke theksuar se dhurata më e bukur e kësaj feste është përforcimi i besimit.

“Vëllezër dhe motra, dhurata më e bukur e Krishtlindjes për ne dhe për të tjerët rreth nesh, është të forcojmë besimin se Perëndia i së vërtetës, i dashurisë dhe i fuqisë është bashkë me ne. Biri dhe Fjala e Mishëruar e Perëndisë le të udhëheqë mendimet dhe veprimet tona, që të përballojmë me qëndresë paqësore problemet e vogla dhe të mëdha të jetës sonë. Gëzuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri, me shëndet të palëkundur dhe ndjesinë e pareshtur të pranisë së Tij. Me dashuri të përzemërt në Krishtin Jisu, † Αnastasi, Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë”, mbyll urimin e tij.

Etiketa: JanullatosKrishtlindjekryepeshkop

Lajme të lidhura

EMRAT/ Trafik droge, SPAK dërgon për gjykim tri ‘kokat’ e grupit kriminal
Aktualitet

Në përgjim anëtarët e KLP? SPAK: Spekullim i pastër! Asnjë nuk është objekt hetimi

12:48 - 05/12/25
“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro
Aktualitet

“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

12:37 - 05/12/25
Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës
Aktualitet

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25
Para
Vrau senegalezin, arrestohet 41-vjeçari shqiptar në Itali

Vrau senegalezin, arrestohet 41-vjeçari shqiptar në Itali

Discussion about this post

TË FUNDIT

EMRAT/ Trafik droge, SPAK dërgon për gjykim tri ‘kokat’ e grupit kriminal
Aktualitet

Në përgjim anëtarët e KLP? SPAK: Spekullim i pastër! Asnjë nuk është objekt hetimi

12:48 - 05/12/25

SPAK ka reaguar pas disa raportimeve se anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë janë nën përgjim nga Prokuroria e Posaçme. Me...

Lexo më shumë
Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

12:42 - 05/12/25
“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

12:37 - 05/12/25
Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com