GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Kievi do hedhë bombë radioaktive? Perëndimi akuzon Rusinë për shantazh bërthamor

në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Kievi do hedhë bombë radioaktive? Perëndimi akuzon Rusinë për shantazh bërthamor
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca hodhën poshtë akuzat e Moskës se Kievi po planifikon shpërthimin e një bombe radioaktive në territorin e vet, ndërsa akuzuan Kremlimin se synon të krijojë një rrezik të rremë për të përshkallëzuar luftën në Ukrainë. Pretendimi i Moskës bëhet në një kohë që forcat ruse po pësojnë humbje në terren në Ukrainë. Vendet perëndimore akuzojnë Rusinë se po sajon një rrezik bërthamor, sikur Ukraina kërkon të shpërthejë një bombë radioaktive në territorin e vet, si pretekst për përshkallëzimin e luftës.

Ndërsa forcat ukrainase përparojnë në provincën e Khersonit, të kontrolluar nga Rusia, ministri rus i mbrojtjes Sergei Shoigu telefonoi homologët perëndimorë të dielën dhe u tha se Moska dyshon se Kievi po përgatit “një provokim” me një bombë radioaktive. Në një deklaratë të përbashkët, Shtetet e Bashkuara dhe ministrat e jashtëm të Francës dhe Britanisë thanë se vendet e tyre i hedhin poshtë akuzat e Moskës dhe rikonfirmojnë mbështetjen për Ukrainën në luftën kundër Rusisë.

“Këto janë akuzat të rreme që përhapë Rusia se Ukraina po planifikon përdorimin e bombave radioaktive në territorin e saj”, thanë ata.

Këto bomba shpërndajnë lëndë radioaktive përmes shpërthimit.

Ato nuk kanë efektin shkatërrues të një shpërthimi bërthamor, por mund të ekspozojnë zona të gjera ndaj ndotjes radioaktive.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se pretendimet e bëra nga ministri rus i mbrojtjes nënkuptojnë se Moska po krijon terren që të përdorë vetë bomba të tilla dhe të fajësojë për to Ukrainën.

“Nëse Rusia telefonon dhe thotë se Ukraina po planifikon diçka, kjo nënkupon një gjë: Rusia e ka përgatitur tashmë gjithë këtë”, tha zoti Zelenskyy në një paraqitje televizive mbrëmjen e së dielës.

Zoti Zelenskyy u shpreh i bindur se komuniteti ndërkombëtar nuk dot’i besojë pretendimet e Moskës.

“Kërcënimi rus me armë bërthamore është arsye për sanksione dhe shtim të mbështetjes për Ukrainën”, tha ai.

Ndërkohë, Kremlini urdhëroi civilët në Kherson të largohen në perëndim të lumit Dnipro, ndërsa forcat ukrainase po shënojnë përparime në fushën e betejës, që nga fillimi i këtij muaji, pak pasi Moska shpalli aneksimin e rajonit.

Autoritetet e instaluara nga Kremlini në Kherson njoftuan se burrat që nuk largohen nga rajoni do të duhet të bashkohen me njësitin ushtarak të vetëmborjtjes.

Kievi akuzon Rusinë për detyrimin e burrave në zonat e pushtuara që të rreshtohen në ushtri, një krim lufte sipas Konventave të Gjenevës.

Kryeqyteti i rajonit të Khersonit është i vetmi qytet i madh që Rusia e ka kapur që nga fillimi i sulmit në shkurt.

Humbja e tij do të ishte një goditje e rëndë për planet e Rusisë.

Kjo zonë shërben si portë për në Krime, gadishulli që Kremlini e aneksoi më 2014.

Pas disfatave të mëdha në fushën e betejës, presidenti Vladimir Putin përshkallëzoi luftën, duke thirrur qindra mijëra rezervistë, duke shpallur aneksimin e territorieve të pushtuara dhe duke kërcënuar vazhdimisht se do të përdorë armë bërthamore për të mbrojtur tokën ruse.

Këtë muaj, Rusia nisi një fushatë të re duke përdorur raketa me rreze të gjatë veprimi dhe dronë iranianë, në një valë të intensifikuar sulmesh që kanë goditur termocentralet, sistemet e ngrohjes, ato të furnizimit me ujë dhe infrastrukturën tjetër kyçe në Ukrainë para dimrit. /Voa/

Etiketa: perendimiRusiashantazh berthamor

Lajme të lidhura

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit
Botë

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit

09:30 - 08/11/26
Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena
Botë

Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena

08:35 - 07/11/26
Ambasada e SHBA përcjell mesazhin e Marco Rubios: Ata që përfitojnë nga emigrimi masiv janë trafikantët
Botë

“Do të punoj në administratën Trump deri në fund”, Rubio mohon skenarët e dorëheqjes

15:15 - 06/11/26
Para
“Fundi i aleancës përçarëse”/ Samiti i BE në Tiranë, Berisha del me mesazhin e fortë

“Fundi i aleancës përçarëse”/ Samiti i BE në Tiranë, Berisha del me mesazhin e fortë

Discussion about this post

TË FUNDIT

FOTO/ Humb i moshuari në Kamëz, thirrja e policisë
Aktualitet

Lëvizte “i qetë” me armë dhe drogë me vete, arrestohet në Tiranë 42-vjeçari

10:43 - 10/11/26

Një person është arrestuar nga Policia në Kamëz, pasi dyshohet se lëvizte i armatosur. I arrestuari është identifikuar si shtetasi...

Lexo më shumë
Sondazhi/ Kosto e rritur e jetesës, shqetësimi kryesor i shqiptarëve

‘Pasqyra‘ e Ramës e çon inflacionin në nivele rekord! Ushqimet më shtrenjtë se në Gjermani, Itali e Spanjë

10:29 - 10/11/26
U dhanë miliarda lekë shtesë për sterilizimin, KLSH: Gjashtë vite pa monitorim të kontratës

U dhanë miliarda lekë shtesë për sterilizimin, KLSH: Gjashtë vite pa monitorim të kontratës

10:16 - 10/11/26
Xhaferri: Shqipëria drejtohet nga një autokrat i çmendur që ka shkatërruar demokracinë

Xhaferri: Rama shkatërroi mbi të gjitha familjen normale që donte të ndërtonte jetën në Shqipëri

10:04 - 10/11/26
Po punonte për hapjen e pusit të ujit, 55-vjeçari humb jetën

Aksident në punë, punëtori bie nga skela dhe dërgohet me urgjencë drejt Tiranës

09:46 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com