GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Perëndimi, i ashpër me Putin/ Scholz njofton pezullimin e gazsjellësit Nord Stream 2

15:41 - 22/02/22
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Perëndimi, i ashpër me Putin/ Scholz njofton pezullimin e gazsjellësit Nord Stream 2
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Edhe para vendosjes së sanksioneve nga BE, qeveria gjermane reagoi ndaj njohjes nga Rusia të territoreve separatiste në Ukrainën lindore. Projekti i diskutueshëm i gazsjellësit Nord Stream 2 do të pezullohet.

Qeveria gjermane ndaloi përkohësisht procedurën e autorizimit për Nord Stream 2. Ao i ka kërkuar Ministrisë Federale të Ekonomisë të ndërmarrë hapat e nevojshëm administrativë në mënyrë që të mos bëhet asnjë çertifikim i gazsjellësit për momentin, tha kancelari Olaf Scholz në Berlin të martën. “Dhe pa këtë çertifikim, Nord Stream 2 nuk mund të vihet në shërbim”.

Scholzi vuri në dukje se masat e marra nga Rusia në lidhje me Ukrainën lindore përfaqësojnë ndryshimin e situatës. Prandaj, situata duhet të rivlerësohet, “veçanërisht në lidhje me Nord Stream 2”. Për këtë shkak ai kërkoi nga Ministria e Ekonomisë që “të tërheqë te Agjencia Federale e Rrjetit raportin ekzistues për analizën e sigurisë së furnizimit”. Kjo procedurë është “hapi i nevojshëm administrativ në mënyrë që të mos bëhet tani asnjë çertifikim i gazsjellësit”.

Ministria e Ekonomisë do të bëjë një vlerësim të ri të sigurisë së furnizimit në bazë të rrethanave të reja. Sipas raportimeve, Ministri Federal i Ekonomisë Robert Habeck e kishte shqyrtuar një masë të tillë që pas marrjes së detyrës.

Scholzi: Të pengohet përshkallëzimi i mëtejshëm

Presidenti rus Vladimir Putin njohu të hënën në mbrëmje pavarësinë e rajoneve separatiste të Donjeckut dhe Luhanskut në Ukrainën lindore. Kreu i Kremlinit urdhëroi gjithashtu dërgimin e ushtarëve rusë në Ukrainën lindore. Kjo është një “shkelje e rëndë e së drejtës ndërkombëtare”, tha Scholzi. Kështu, Putini shkel jo vetëm marrëveshjet e Minskut, por edhe parimet themelore të Kombeve të Bashkuara dhe “të gjitha marrëveshjet e së drejtës ndërkombëtare” që ka lidhur Rusia në dekadat e fundit. Presidenti rus dëshiron “ndoshta të pushtojë të gjithë Ukrainën”, tha Scholzi.

Komuniteti ndërkombëtar do të reagojë ndaj veprimit rus “në një mënyrë të harmonizuar ngushtë, të koordinuar mirë dhe në mënyrë të shënjestruar”, tha ai. Në të njëjtën kohë, Scholzi kërkoi ruajtjen të hapura të kanaleve diplomatike. “Në këtë fazë, tani është e rëndësishme, përveç sanksioneve të para, të shmanget një përshkallëzim i mëtejshëm dhe për rrjedhojë një katastrofë”, tha ai. “Ky është synimi i të gjitha përpjekjeve tona diplomatike”.

Këto janë ditë dhe kohë shumë të vështira për Evropën tani, vazhdoi Scholzi. “Rreth 80 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, në Evropën Lindore kërcënon një luftë. Është detyra jonë të shmangim një katastrofë të tillë dhe përsëri i bëj thirrje Rusisë që të ndihmojë për këtë detyrë.

Sipas burimeve perëndimore, Rusia ka mbledhur rreth 150.000 trupa në kufirin me Ukrainën. Perëndimi ka frikë se Rusia do të pushtojë të gjithë Ukrainën.

Molla e sherrit prej vitesh: Projekti i gazsjellësit Nord Stream 2

Gazsjellësi Nord Stream 2, 1230 kilometra i gjatë, i cili lidh Rusinë me Gjermaninë nëpërmjet Detit Baltik, ka përfunduar, por në këtë tubacion nuk ka qarkulluar deri tani gaz natyror. Procedura e çertifikimit ishte pezulluar kohët e fundit. Agjencia Federale e Rrjetit e pezulloi procedurën në nëntor dhe kërkoi që kompania operuese të organizohej sipas ligjit gjerman. Nord Stream 2 AG dëshiron të përmbushë këtë kërkesë duke krijuar një shoqëri bijë gjermane.

Gjatë një takimi të fundit me kancelarin Scholz, Presidenti i SHBA Joe Biden e bëri të qartë se një pushtim rus i Ukrainës do të nënkuptonte një fund të gazsjellësin tashmë të përfunduar./DW

 

Etiketa: Gaz lotsjellesPutin

Lajme të lidhura

Itali / 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë buzë rrugës, i vrarë me plumb në kokë
Aktualitet

Itali / 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë buzë rrugës, i vrarë me plumb në kokë

08:51 - 21/02/26
Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani
Botë

Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani

18:24 - 19/02/26
Trump-Osmanit: Nëse keni probleme të tjera me Serbinë, më merrni në telefon!
Botë

Trump-Osmanit: Nëse keni probleme të tjera me Serbinë, më merrni në telefon!

17:50 - 19/02/26
Para
Kosovë/ 158 raste të reja dhe një viktimë nga Covid-19

Kosovë/ 158 raste të reja dhe një viktimë nga Covid-19

Discussion about this post

TË FUNDIT

Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me përjashtimin e Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania, një vendim që ka...

Lexo më shumë
Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com