GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Perez gati të përfitojë miliona euro nga mos-regjistrimi i futbollistit

18:18 - 22/08/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Perez gati të përfitojë miliona euro nga mos-regjistrimi i futbollistit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Real Madridi vazhdon operacionet në merkaton e transferimeve duke pasur parasysh edhe mundësinë e marrjes së miliona eurove nga mos-regjistrimi i një futbollisti në listën UEFA, nga ana e një klubi të njohur italian.

Drejtuesit e klubit “merengue” e kanë kuptuar se mund të marrin një shifër afër 8 milionë eurove këtë verë. Edhe pse nuk parashikohen më largime nga Santiago Bernabeu, kjo hyrje e papritur mund të vijë nga Italia falë Fiorentinës. Skuadra “viola” ka në organikë një futbollist që nuk ka vend në klubin e bardhë: Luka Jovic.

Sulmuesi serb nënshkroi për 60 milionë euro në verën e vitit 2019 dhe nuk pati kurrë mundësi të shkëlqejë në fanellën e Real Madridit. Aventura e tij në Bernabeu nuk pati aspak shkëlqimin që pritej dhe përfundoi verën e kaluar, në vitin 2022, kur u transferua te Fiorentina. Sezoni 2022-23 u konsiderua një dështim nga italianët, përsa i përket ecurië së Jovic me klubin.

Në këtë mënyrë, Luka Jovic nuk është regjistruar në listën e UEFA-s nga Fiorentina, e cila këtë sezon luan në Conference League, falë përjashtimit të Juventusit nga kompeticionet evropiane.

Sipas gazetës spanjolle “AS”, ata nuk e kanë në konsideratë sulmuesin ballkanas dhe janë në pritje të ofertës për të, mundësisht nga Serbia ose Turqia. Edhe pse për momentin nuk ka oferta, në Itali tashmë kanë vendosur çmimin për mbylljen e operacionit.

Media të ndryshme evropiane kanë treguar se Luka Jovic mund të largohet nga kutia e purpurt këtë verë për një çmim midis 12 dhe 16 milionë euro. Sipas marrëveshjes së nënshkruar mes dy subjekteve vitin e kaluar, Luka Jovic shkoi në Itali si lojtar i transferuar, por Real Madridi mbajti 50 % të të ardhurave nga një shitje e ardhshme.

Edhe pse momenti në të cilin Fiorentina nxori në shitje Luka Jovic dukej i largët, tani është më afër se kurrë për t’u bërë realitet. Rënia e sulmuesit 25-vjeçar serb, është shumë e dukshme. Ai mund ta mbyllë karrierën e tij duke luajtur në ligat e nivelit mesatar, duke kërkuar ende një vend në mesin e më të mirëve në Evropë pas një periudhe mjaft zhgënjyese te Real Madridi.

Etiketa: fiorentinaJoviclista uefaReal Madrid

Lajme të lidhura

Atlético Madrid shkatërron Barcelonën në Camp Nou, dy gola dhe 1 karton i kuq
Sport

Atlético Madrid shkatërron Barcelonën në Camp Nou, dy gola dhe 1 karton i kuq

23:27 - 08/04/26
Ndeshje e mërzitshme në Paris, Slot mban në stol Salah, Liverpool kthehet me humbje
Sport

Ndeshje e mërzitshme në Paris, Slot mban në stol Salah, Liverpool kthehet me humbje

23:15 - 08/04/26
VIDEO/ Një eurogol “shtang” Barcelonën, katalanasit me 10 lojtarë
Sport

VIDEO/ Një eurogol “shtang” Barcelonën, katalanasit me 10 lojtarë

22:01 - 08/04/26
Para
Irina Shayk e entuziazmuar për lidhjen e re me Tom Bradyn

Irina Shayk e entuziazmuar për lidhjen e re me Tom Bradyn

Discussion about this post

TË FUNDIT

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj
Aktualitet

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

10:08 - 09/04/26

Me afrimin e festës së Pashkës, një nga traditat më të rëndësishme që ruhet në familjet shqiptare është lyerja e...

Lexo më shumë
Izraeli miraton pr/ligjin, dënim me vdekje për terroristët

The Guardian: Humbësi më i madh i luftës është Netanyahu, ai rrezikoi gjithçka dhe dështoi

09:32 - 09/04/26
Aksident i rëndë në Vlorë! Përplasen dy automjete, plagosen disa persona

Aksident i rëndë në Vlorë! Përplasen dy automjete, plagosen disa persona

09:10 - 09/04/26
Shqipëria humbet përsëri në garën e pagave, rajoni i kishte 30-50% më të larta edhe në 2025-n

Shqipëria humbet përsëri në garën e pagave, rajoni i kishte 30-50% më të larta edhe në 2025-n

08:56 - 09/04/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 9 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:37 - 09/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com