GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Perez ia bën të qartë Lamarit: Merr fund gjithçka nëse Kylian…

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Perez ia bën të qartë Lamarit: Merr fund gjithçka nëse Kylian…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Rasti Mbappe” vazhdon të japë shumë për të folur, vazhdimësia e francezit te PSG është më në dyshim se kurrë. Në fakt, Fayza Lamari është në negociata me klubin parisien për të diskutuar për të ardhmen e djalit të saj. Sigurisht, Real Madridi mbetet i vendosur në pozicionin e tij.

Telenovela Mbappé po i shton kapituj të rinj historisë së saj të gjatë. Në Chamartín e morën të mirëqenë se kjo verë do të ishte e qetë përsa i përket të ardhmes së francezit, por gjithçka ka precipituar. Mbappé nuk ka hezituar aspak t’i bëjë të ditur PSG-së, qëllimet e tij të qarta për t’u larguar nga klubi në vitin 2024, ku Real Madridi del si destinacioni i tij më i mundshëm. Nisur nga kjo, nga Katari duket se do heqin dorë duke e lënë të shkojë ‘falas’.

Në fakt, nga Franca nuk e fshehin mundësinë reale që PSG ta shesë Mbappen këtë verë. Por sulmuesi mbetet i vendosur në idenë e tij për të përfunduar vitin e mbetur në kontratën e tij. Për këtë arsye, Fayza Lamari, nëna dhe agjentja e lojtarit, është në negociata të hapura me PSG-në për të gjetur zgjidhjen më të mirë për të gjitha palët. Real Madrid, për momentin, po pret, por i vendosur në pozicionin e tij.

Në këtë mënyrë, klubi i bardhë është treguar shumë i qartë me rrethin e Mbappes. “Nëse ai rinovon kontratën në Paris, ka mbaruar”, i kanë thënë nënës së lojtarit disa emisarë që përfaqësojnë Real Madridin. Të gjitha palët e përfshira në operacionin Mbappe bien dakord për të njëjtën gjë: java e ardhshme duket kyçe për të ardhmen e yllit të PSG.

Real Madridi është shumë i qetë në gjithë këtë çështje. Bordi i kryesuar nga Florentino Perez është i vetëdijshëm se për momentin problemi është vetëm mes PSG-së dhe Mbappes. Sigurisht, sapo të arrijnë një pikë mirëkuptimi, Madridi nuk do hezitojë të përgatisë kontratën për Kylianin.

Gjithçka është në duart e Mbappe. Sulmuesi francez duket i vendosur për të mos rinovuar kontratën, por do të duhet të përballet me presion të fortë. Fayza Lamari i di tashmë synimet e Madridit, kjo do të jetë mundësia e fundit për të zbritur në Chamartín.

Etiketa: LamariMbappePSGReal Madrid

Lajme të lidhura

UEFA Nations League, Kombëtarja mbërrin në Helsinki
Breaking Views

UEFA Nations League, Kombëtarja mbërrin në Helsinki

20:32 - 01/10/26
Motra e Ronaldos shpërthen pas largimit të tij nga Portugalia: Meritonte më shumë respekt
Sport

Motra e Ronaldos shpërthen pas largimit të tij nga Portugalia: Meritonte më shumë respekt

16:11 - 01/10/26
UEFA Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet në Cesena, pasditen e sotme niset drejt Helsinkit
Sport

UEFA Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet në Cesena, pasditen e sotme niset drejt Helsinkit

15:01 - 01/10/26
Para
Punimet në Unazën e Madhe të Tiranës, ja kur pritet të përfundojë loti 2

Punimet në Unazën e Madhe të Tiranës, ja kur pritet të përfundojë loti 2

Discussion about this post

TË FUNDIT

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve
Aktualitet

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve

22:24 - 01/10/26

Kompozitori Adrian Hila është paraqitur në Policinë e Tiranës dhe po jep dëshmi në lidhje me publikimin e videove intime....

Lexo më shumë
“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij

“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij

22:10 - 01/10/26
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi

21:58 - 01/10/26
Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë

Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë

21:24 - 01/10/26
“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate

“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate

20:49 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com