GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Perez telefonon Benzemanë në lidhje me thashethemet e fundit: Nëse dëshiron të largohesh nuk…

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Perez telefonon Benzemanë në lidhje me thashethemet e fundit: Nëse dëshiron të largohesh nuk…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

E ardhmja e Karim Benzemas është pezull dhe Real Madrid është në pritje të vendimit të tij. Florentino Pérez nuk ka hezituar të kontaktojë lojtarin për të zbuluar nga vetë ai se çfarë planesh ka francezi.

Presidenti i Real Madridit ka pasur gjithmonë një marrëdhënie shumë të ngushtë me Benzeman dhe me informacionet që kanë dalë ka dashur të telefonojë sulmuesin francez për të mësuar se çfarë është e vërtetë në lidhje me të. Florentino Pérez donte t’i jepte atij mendimin e tij për këtë çështje kur mori vesh për dyshimet që ka lojtari i tij.

Humbja e Karimit do të ishte më se e rënd, megjithëse presidenti Merengue konsideron se ai meriton të vendosë se çfarë do të bëjë me të ardhmen e tij. Florentino Pérez ia ka përcjellë Benzemës në këtë mënyrë: “Nëse do të largohesh, më thuaj, meriton të bësh atë që mendon se është më e mira për ty” , siç ka mësuar DefensaCentral.

Lojtari francez ka dashur ta falënderojë për interesimin e tij dhe i ka thënë se do t’i japë vendimin përfundimtar brenda “disa ditësh”. Benzema prej disa muajsh është në kontakte me klubet e Arabisë Saudite dhe oferta prej 200 milionë eurosh e ka bërë të mendojë seriozisht për vazhdimësinë e tij.

Karim e di që ka rinovuar automatikisht deri në vitin 2024 pas fitimit të Topit të Artë, por i duhet miratimi i klubit për të vërtetuar largimin e tij. Përveç kësaj, problemet e tij të fundit fizike e kanë detyruar atë të marrë një periudhë reflektimi që e ka bërë të dyshojë nëse do të kthehet në nivelin e tij më të mirë.

Nëse largimi i Benzemas konfirmohet, Real Madridi do të duhet të veprojë shpejt dhe të firmosë me një sulmues të nivelit të lartë. Klubi i bardhë i ka kërkuar Karimit që ta komunikojë këtë vendim sa më shpejt që të mund të reagojë në kohë.

Real Madrid ka disa lojtarë në axhendën e tij , por asnjëri prej tyre nuk i afrohet nivelit të Benzemas. Florentino dëshiron që Karim të vazhdojë për vitin që i ka mbetur në kontratë, por nuk do ta vërë në vështirësi nëse vendos të largohet.

Etiketa: BenzemaperezReal Madrid

Lajme të lidhura

Zyrtarizohet arbitri i Shqipëri-Finlandë, UEFA i beson gjyqtarit portugez sfidën e rëndësishme të Ligës së Kombeve
Sport

Zyrtarizohet arbitri i Shqipëri-Finlandë, UEFA i beson gjyqtarit portugez sfidën e rëndësishme të Ligës së Kombeve

15:08 - 10/11/26
Kthime dhe debutime, Finlanda vjen me grup të plotë në Tiranë për duelin vendimtar me Shqipërinë
Sport

Kthime dhe debutime, Finlanda vjen me grup të plotë në Tiranë për duelin vendimtar me Shqipërinë

12:09 - 10/11/26
“Air Albania” do të jetë i tejmbushur nga tifozeria kuqezi, shitet çdo biletë për ndeshjen Shqipëri Finlandë
Sport

“Air Albania” do të jetë i tejmbushur nga tifozeria kuqezi, shitet çdo biletë për ndeshjen Shqipëri Finlandë

09:23 - 10/11/26
Para
VIDEO/ Serbët sulmojnë me gurë policinë, momenti kur dëgjohen të shtënat në Zveçan

VIDEO/ Serbët sulmojnë me gurë policinë, momenti kur dëgjohen të shtënat në Zveçan

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pas përplasjes me Ramën, Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, i drejtohet me letër SPAK-ut dhe Sekretarit të Përgjithshëm
Aktualitet

Pas përplasjes me Ramën, Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, i drejtohet me letër SPAK-ut dhe Sekretarit të Përgjithshëm

15:29 - 10/11/26

Kryetari i bashkisë se Tiranës, Erion Veliaj kërkon të marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS, e cila...

Lexo më shumë
“Sterilizimi”/ GJKKO rrëzon kërkesat e Beqajt për pushimin e çështjes dhe pavlefshmërinë e akteve

“Sterilizimi”/ GJKKO rrëzon kërkesat e Beqajt për pushimin e çështjes dhe pavlefshmërinë e akteve

15:25 - 10/11/26
Zyrtarizohet arbitri i Shqipëri-Finlandë, UEFA i beson gjyqtarit portugez sfidën e rëndësishme të Ligës së Kombeve

Zyrtarizohet arbitri i Shqipëri-Finlandë, UEFA i beson gjyqtarit portugez sfidën e rëndësishme të Ligës së Kombeve

15:08 - 10/11/26
“PD ka gati projektin me 8 pika”/ Albana Vokshi: Nuk është reformë zgjedhore ajo që do Taulant Balla!

“PD ka gati projektin me 8 pika”/ Albana Vokshi: Nuk është reformë zgjedhore ajo që do Taulant Balla!

15:01 - 10/11/26
Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet

Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet

14:54 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com