GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Përflitet për President, Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore

14:04 - 20/05/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Përflitet për President, Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Burime të afërta me familjen, deklaruan sot për “Shekulli” se ish-kryeministri Fatos Nano është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po merr trajtimin mjekësor. Dyshohet se 69-vjeçari vuan nga ceroza në mëlçi, sëmundje që lidhet me konsumimin e tepruar të alkoolit.

Ish-kryeministri Fatos Nano ishte raportuar në gjendje jo të mirë shëndetësore edhe një vit më parë. Më 28 maj 2021 ai u paraqit në një spital në Tiranë për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa në pamjet e publikuara Nano shihej të dilte nga makina e tij, i shoqëruar nga bashkëshortja Xhoana Nano.

Në pamundësi për të ecur në këmbë, Nano, që mbante edhe një maskë mbrojtëse ndaj COVID, u mor me një karrocë me rrota për t’u futur në spital.

Tre ditë më pas, ai u pa në Rinas, ku priste të nisej jashtë vendit, ndërsa rojet e tij ndaluan kamerat e pranishme të merrnin pamje të ish-kryeministrit që kishte vështirësi në lëvizje.

Në të gjitha rastet kur është përfolur për gjendje të rëndë shëndetësore, Nano i ka përgënjeshtruar, duke u shprehur se ishte “si kokrra e mollës” dhe duke fajësuar mediat për spekulime.

Fatos Nano, ka shërbyer si kryeministër i Shqipërisë në vitin 1991, kur vendi sapo kishte dalë nga diktatura komuniste dhe më pas në vitet 1997-1998 dhe 2002-2005, kur pas humbjes së PS-së në zgjedhjet e 3 korrikut dha dorëheqjen nga drejtimi i PS-së dhe u largua nga skena politike.

Lideri historik i socialistëve, megjithatë, nuk hoqi dorë dëshira për të qenë figurë aktive, duke tentuar të zgjidhej president, siç është edhe propozimi më i fundit për të zëvendësuar presidentin në largim, Ilir Meta. Ai mbetet një figurë e dashur e të majtës dhe nuk ka munguar të mbështesë partinë që drejtoi për shumë vite, edhe nga burgu, ku u fut në vitet 1993-1997, nga rivali i tij politik, Sali Berisha, me akuzën për shpërdorim të ndihmave italiane për Shqipërinë, në vitin 1991. Herën e fundit, në shkurt 2021, përpara zgjedhjeve të 25 prillit, ai doli në një emisionin televiziv dhe ofroi mbështetjen e tij për mandatin e tretë të Edi Ramës./shekulli.com

Etiketa: Kryesore1NanoPresident

Lajme të lidhura

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”
Breaking Views

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

20:37 - 02/04/26
Aleati i Sali Berishës del publikisht në mbështetje të Erion Braçes, Agron Duka: Votën time e ka për Bashkinë e Tiranës
Breaking Views

Aleati i Sali Berishës del publikisht në mbështetje të Erion Braçes, Agron Duka: Votën time e ka për Bashkinë e Tiranës

19:15 - 02/04/26
Nesër seanca/ Erion Veliaj padit ish-Presidentin Bamir Topi për dekretin e emërimit të prokurorit Ols Dado në 2008
Breaking Views

Nesër seanca/ Erion Veliaj padit ish-Presidentin Bamir Topi për dekretin e emërimit të prokurorit Ols Dado në 2008

18:30 - 02/04/26
Para
Ofertë marramendëse për Mbappe, PSG “thyen” arkat për ta bindur të qëndrojë

PSG e bind Mbappe, oferta e fundit është një çmenduri e vërtetë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”
Breaking Views

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

20:37 - 02/04/26

SPAK nuk e kundërshtoi thirrjen si dëshmitar të kryeministrit Edi Rama në procesin ndaj tetë të pandehurve, i cili është...

Lexo më shumë
AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

20:16 - 02/04/26
Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

20:03 - 02/04/26
Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

19:43 - 02/04/26
Kërkohej nga SPAK, vetëdorëzohet në Spanjë Eralb Breçani, djali i ish-drejtorit të policisë

Kërkohej nga SPAK, vetëdorëzohet në Spanjë Eralb Breçani, djali i ish-drejtorit të policisë

19:29 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com