Një makinë e tipit “Mercedes Benz” ka marrë flakë paraditen e sotme në hyrje të Sarandës.
Mjeti ishte në pronësi të Klement Silvarit, nga Berati, i cili vinte çdo fundjavë në qytetin bregdetar me familjen.
Sapo mësuan mbi ngjarjen, zjarrfikëset mbërritën në zonë, për të bërë të mundur shuarjen e mjetit.
Sipas Qarkullimit Rrugor djegia e mjetit dyshohet aksidentale. Fatmirësisht nga ky incident janë regjistruar vetëm dëme materiale.