Një banesë në katin e pestë të një pallati është përfshirë nga flakët në Tiranë, pasditen e kësaj të hëne.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kongresi i Përmetit”, në kryeqytet.
Fatmirësisht nga zjarri i rënë në katin e pestë, ka vetëm dëme materiale.
Policia po heton për të mësuar shkaqet e incidentit, ndërsa pritet të zbardhen detaje pas marrjes në pyetje të familjes që jetonte në këtë banesë.
Discussion about this post