Një automjet është përfshirë nga flakët në qytetin e Sarandës.
Automjeti tip furgon ka marrë flakë papritur, duke shkaktuar panik tek kalimtarët dhe drejtuesit e tjerë të mjeteve.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë zjarrfikësit, ndërkohë forcat e policisë kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e këtij incidenti.
Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, ndërsa dëmet materiale në automjet janë të konsiderueshme.
Discussion about this post