Një zjarr masiv ka nisur ditën e sotme në fshatin Stjar të bashkisë Delvinë. Raportohet se flakët kanë rënë në zonën e quajtur Matomarë, ndërsa forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po luftojnë për shuarjen e flakëve.
Nga flakët mësohet se nuk ka pasur të plagosur, por janë djegur sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj. Ende nuk dihet shkaku i zjarrit, që fatmirësisht nuk çoi në të lënduar.
Discussion about this post