GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Përfundojnë në Gjykatë 500 mijë eurot e sekuestruara në portin e Durrësit në qershor të vitit 2020

19:12 - 22/06/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 1 min
A A
Përfundojnë në Gjykatë 500 mijë eurot e sekuestruara në portin e Durrësit në qershor të vitit 2020
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy vjet pas sekuestrimit të afro 500 mijë eurove në portin e Durrësit, organi i akuzës e ka dërguar çështjen për gjykim.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Durrës ka dërguar për gjykim të pandehurin A.Th., i akuzuar se ka kryer veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Në funksion të hetimit të këtij procedimi penal, me vendimin nr. 245/5 datë 26.05.2022 të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës është vendosur caktimi i masës së sigurimit pasuror sekuestro preventive për vlerën 498.850 Euro, të cilat janë konstatuar gjatë kontrollit në skaner të kamionit tip Renault me targë TR2046U dhe TR2048U.

Paratë u gjetën të fshehura në urën lidhëse të kamionit dhe rimorkios në pesë pako me përmasa të ndryshme të lidhura me një tel dhe një litar me gjatësi 9 metër, të cilat nuk qenë deklaruar në pikën e kalimit kufitar.

Kamioni ku u gjetën të fshehura paratë e padeklaruara lëvizte shpesh në linjën detare Durrës-Bari dhe Bari-Durrës për të transportuar nga Italia drejt Shqipërisë materiale më lëndë të parë për fasoneritë e prodhimit të këpucëve.

Tashmë hetimet kanë përfunduar dhe pritet të nisë gjykimi për 56-vjeçarin nga Tirana.

 

Etiketa: DurrësparaportSekuestrim

Lajme të lidhura

Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane
Aktualitet

Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane

10:13 - 03/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur
Aktualitet

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin
Aktualitet

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Para
Aktori Mehdi Malkaj krah Berishës: “Duhet vrarë” motoja e popullit shqiptar…

Aktori Mehdi Malkaj krah Berishës: “Duhet vrarë” motoja e popullit shqiptar...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane
Aktualitet

Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane

10:13 - 03/04/26

Me debate është zhvilluar seanca gjyqësore për dosjen Veliaj. Gardianit Fation Baci, iu caktua avokat kryesisht Pranvera Doci, pasi avokati...

Lexo më shumë
Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK

Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK

10:00 - 03/04/26
Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet

Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet

09:42 - 03/04/26
Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 3 prill 2026

Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 3 prill 2026

07:31 - 03/04/26
Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com