GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Përfundon afati për targat/ Bislimi e Petkoviç pritet të takohen në Bruksel javën e ardhshme

12:45 - 16/04/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Përfundon afati për targat/ Bislimi e Petkoviç pritet të takohen në Bruksel javën e ardhshme
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi dhe drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç do të takohen javën e ardhshme në Bruksel.

Në këtë takim, dy kryenegociatorët pritet të diskutojnë për ujdinë e re për targa të automjeteve pak ditë para skadimit të marrëveshjes së tetorit. Nga opozita bëhet me dije se janë humbur shumë kohë për një marrëveshjeje teknike e cila nuk është ndonjë e arritur, ndërkohë në shoqërinë civile thonë se është momentumi i duhur për arritjen e një marrëveshjeje të re.

Takimin e javës së ardhshme e konfirmoi për KosovaPress, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu. Ai ka thënë se pala kosovare ka gatishmëri edhe për takimet e nivelit të lartë politik, mirëpo të njëjtat duhet të jetë të dakorduara paraprakisht, me agjendë të qartë dhe tema përmbajtjesore.

“Takimet thirren dhe organizohen nga ndërmjetësuesi i këtij procesi. Ato megjithatë duhet të jenë të dakorduara paraprakisht, me agjendë të qartë dhe tema përmbajtjesore. Ne në vazhdimësi kemi treguar gatishmëri për takime të tilla. Kurse sa i përket takimit në nivel të kryenegociatorëve, zëvendëskryeministri Bislimi dhe Petkoviq pritet të takohen gjatë javës tjetër”, ka thënë Kryeziu.

Takimet e tilla, deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj i quan si teknike që po i humbasin Kosovës muaj të tërë. Ajo thotë se pala kosovare duhet të fokusohet në dialog politik për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare.

“Kemi kërkuar që të hiqemi prej dialogut teknik dhe të kalojmë në dialogun politik. Ajo çka duhet të dialogohet është marrëveshja përfundimtare që e njeh pavarësinë e Kosovës, njeh kufijtë aktual, organizimin e brendshëm të Kosovës. Kjo duhet të negociohet dhe jo të humben muaj të tërë dhe të negociojmë për targat që nuk është ndonjë e arritur. Duhet të kalojmë prej nivelit teknik në atë politik dhe kjo qeveri duhet të fokusohet këtu.”

Ndërkaq, Arbër Fetahu nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, ka thënë se mosarritja e një marrëveshjeje do ta detyrojë BE-në të fajësojë publikisht palën bllokuese të marrëveshjes.

“Nëse e shohim se dialogu është në funksion të lehtësimit të jetës së qytetarëve dhe marrë parasysh se ka pasur një lloj suksesi marrëveshja paraprake e përkohshme për targa, është momenti i duhur që pas zgjedhjeve në Serbi kjo marrëveshje të bëhet marrëveshje e përhershme me modalitet të ri që palët të vendosin se si dhe liria e lëvizjes të jetë e zhbllokuar për të dy palët. Ekziston prapë skenari negativ përsëri apo rreziku që kjo marrëveshje të bllokohet më shumë nga pala serbe. Moskalimi i kësaj marrëveshjeje do të bëjë që BE-ja të fajësojë njërën palë publikisht dhe pak a shumë të hedh fajin tek njëra palë si bllokuese, e cila do të ketë pasoja në procese të tjera që lidhen me BE-në”, ka thënë Fetahu.

Deri tani janë mbajtur disa runde të negociatave mes grupeve të ekspertëve të Kosovës dhe Serbisë për targat, mirëpo ende nuk është gjetur zgjidhja finale. Në tetor të vitit të kaluar Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje të përkohshme gjashtëmujore për vendosjen e afisheve në targat e veturave.

 

Etiketa: bisedimeKosovetarga

Lajme të lidhura

Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE
Kosovë & Rajon

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin
Breaking Views

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan
Breaking Views

Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan

21:14 - 12/03/26
Para
Festë te verilindorët, inagurojnë “Kukës Arena” në sfidën përballë Laçit

Festë te verilindorët, inagurojnë "Kukës Arena" në sfidën përballë Laçit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com