GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Përfundon Matura Shtetërore, 306 ekselentë në testin final, dominojnë nxënësit mesatarë! Si paraqitemi ndër vite

08:43 - 01/07/24
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Sot provimi i tretë për maturantët, do të testohen në lëndën e Matematikës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ashtu siç duhej të ndodhte, në lëndën që maturantët e kanë zgjedhur vetë, rezultojnë të jenë më mirë se në të gjitha provimet e mëparshme me detyrim.

Dhe ajo çka është më e rëndësishme, janë përpjekjet për të dalë çdo vit e më mirë.

REZULTATET

Paraditen e 30 qershorit, ashtu siç e parashikon rregullorja e Maturës Shtetërore që notat duhet të publikohen brenda harkut të dy javëve, Ministria e Arsimit bëri publike të dhënat me notat e maturantëve në provimin e fundit, atë të lëndës me zgjedhje. Janë 26 mijë e 537 të rinj që u futën në këtë provim, 630 prej të cilëve nuk arritën të sigurojnë një notë kaluese, duke mbetur në këtë provim. E rrjedhimisht edhe nuk garojnë dot në një program studimi të arsimit të lartë këtu në vend.

Nga ana tjetër janë 530 ekselentë që kanë marrë 10.00, e 20-fish më shumë se këta të fundit gjithashtu nxënës shumë të mirë që janë vlerësuar në kufijtë e notës 9 me 10, plot 6395 maturantë. Shumica e maturantëve, gati 10 mijë janë vlerësuar në kufijtë e notave 7 me 9 dhe një pjesë shumë e vogël më pak se kaq. Nëse këto rezultate krahasohen me dy vitet e shkuara, duhet thënë se kemi një përmirësim të theksuar në të gjitha drejtimet, si në kalueshmëri, në ekselencë e gjithashtu edhe në performancën e maturantëve në tërësi.

Ndonëse numri i tyre çdo vit sa vjen e pakësohet, me rezultatet nuk ndodh një gjë e tillë. Siç shihet edhe në tabelën përbri shkrimit, ato kanë ardhur duke u rritur. Pjesa dërrmuese e këtyre të rinjve kanë përfunduar studimet në këtë vit shkollor, por një pjesë janë maturantë të vjetër që kanë zgjedhur këtë vit t’i bashkohen garës për të zënë një ulëse në auditorë. Gjithsesi, edhe për mbetësit e këtij viti, duhet thënë se ka një shans të dytë me dhënien e provimeve në sesionin e vjeshtës që zakonisht organizohet në fund gushti dhe fillimin e muajit shtator për të kandiduar në sesionin e dytë të konkurrimit për në universitet.

Edhe kjo Maturë Shtetërore, për fat të keq, sikundër edhe ato të viteve të kaluara nuk i shpëtoi skandalit të publikimit të tezave në rrjete sociale, ndërkohë që maturantët ndodheshin në ambientet e testimit dhe akuzave për kopje. Pavarësisht kësaj, Ministria e Arsimit, e pazonja për të ndryshuar këtë realitet që prej vitesh është kthyer në fenomen tashmë, ka apeluar në çdo provim për qetësi pasi kjo gjë nuk cenon procesin e Maturës Shtetërore.

Etiketa: matura shteterore

Lajme të lidhura

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre
Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët
Aktualitet

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët
Aktualitet

Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

21:34 - 11/01/26
Para
Festa të shtrenjta, sot blen 20-25% më pak se një vit më parë

Shqipëria po kap Europën për nivelin e çmimeve, por jo të jetesës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com