GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Përfundon procesi i votimit në Maqedoni, pjesëmarrje e vogël në komunat me shumicë shqiptare

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Përfundon procesi i votimit në Maqedoni, pjesëmarrje e vogël në komunat me shumicë shqiptare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Maqedoninë e Veriut votimet për zgjedhjet lokale kanë zgjatur deri në orën 19:30. Kjo u bë me vendim të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për t’i mundësuar votimin të gjithë personave, të cilët të drejtën e votës nuk e realizuan deri në orën 19.00 e ndërkohë prisnin në radhë pranë qendrave të votimit.

Procesi i votimi është zgjatur për 30 minuta, kryesisht për shkak të problemeve teknike lidhur me votimin biometrik.

Sipas KSHZ-së, deri në orën 18:30 minuta në votime kanë dalë 49.29 për qind e qytetarëve me të drejtë vote, apo 697,637 qytetarë nga 1.8 milion me të drejtë vote.

Pjesëmarrje më e lartë është regjistruar në komunën e Vevçanit, prej rreth 73 për qind ndërsa më e ulët në komunat me shumicë shqiptare në pjesën perëndimore të vendit, edhe atë mes 30 dhe 40%.

Procesi zgjedhor është zhvilluar kryesisht i qetë dhe pa incidente që do të prishnin rrjedhën e votimit.

Konferenca për media e radhës e KSHZ-së është paralajmëruar për në orën 21:00.

Në votimet e ditës së diel qytetarët kanë zgjedhur kryetarët e 80 komunave dhe të këshillave komunalë si dhe Shkupin me dhjetë komuna, që është njësi e veçantë e pushtetit lokal.

Për kryetarë të komunave garuan 299 kandidatë dhe 577 lista këshilltarësh me 10,600 kandidatë.

Gara kryesore në këto zgjedhje zhvillohet mes dy blloqeve politike; LSDM-së dhe BDI-së që janë në pushtet dhe partive opozitare VMRO-DPMNE dhe Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.

Partitë shqiptare garën e zhvilluan për qytetet me shumicë shqiptare, si Tetovë, Gostivar, Çair, Kërçovë, Strugë, Dibër si dhe disa komuna rurale.

Beteja mes partive maqedonase është përqendruar në qytetet e mëdha si Shkupi, Manastiri, Prilepi, Ohri, Velesi, Shtipi dhe komunat tjera më të vogla

Etiketa: komunatMaqedonia e VeriutpjesemarrjeShqiptarevotimi

Lajme të lidhura

Greqia kërkon heqjen e imunitetit të eurodeputetit socialist Nikos Papandreu
Botë

Greqia kërkon heqjen e imunitetit të eurodeputetit socialist Nikos Papandreu

23:11 - 14/09/26
Trafik droge përmes pakove postare, goditet banda kriminale: Arrestohen 5 persona
Botë

Trafik droge përmes pakove postare, goditet banda kriminale: Arrestohen 5 persona

17:25 - 12/09/26
Presidenti Trump zbarkon në Europë, fillon vizitën dy-ditore në Dublin
Botë

Presidenti Trump zbarkon në Europë, fillon vizitën dy-ditore në Dublin

13:58 - 12/09/26
Para
Goditet mafia e pronave në Vlorë, pranga ish-kreut të kadastrës

Goditet mafia e pronave në Vlorë, pranga ish-kreut të kadastrës

TË FUNDIT

“Ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Edi Rama jepe dorëheqjen
Breaking Views

“Ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Edi Rama jepe dorëheqjen

23:12 - 15/09/26

Mbyllet protesta e 108 kundër Ramës. Pas thirrjeve në mbështetje të protestuesve të ndaluar dhe që po mbahen në Bllokun...

Lexo më shumë
“Nuk jeni vetëm”/ Protestuesit shkojnë tek Blloku i Sigurisë për të ndaluarit: Gjithë Shqipëria është me ju

“Nuk jeni vetëm”/ Protestuesit shkojnë tek Blloku i Sigurisë për të ndaluarit: Gjithë Shqipëria është me ju

22:17 - 15/09/26
“Daja i deputetes më ka përdhunuar”, Zegjine Çaushi reagon me një foto

“Daja i deputetes më ka përdhunuar”, Zegjine Çaushi reagon me një foto

21:59 - 15/09/26
Pak orë para vendimit për ish-krerët e UÇK-së, në Hagë mblidhen shqiptarët, në Prishtinë ndizen “Flakët e Lirisë”

Pak orë para vendimit për ish-krerët e UÇK-së, në Hagë mblidhen shqiptarët, në Prishtinë ndizen “Flakët e Lirisë”

21:18 - 15/09/26
“Do të ikin si frikacakë, si Taulant Balla sot”, studentja: Asgjë nuk na ndal më!

“Do të ikin si frikacakë, si Taulant Balla sot”, studentja: Asgjë nuk na ndal më!

20:49 - 15/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com