GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Përfundon rinumërimi për Tiranën, Ledio Braho: Procesi nuk prodhoi asnjë ndryshim

12:53 - 27/06/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Akuzat e partive politike, anëtari i KAS: Po tentohet të bëhet pis procesi i rinumërimit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Procesi i rinumërimit të votave të qarkut Tiranë, si ato për subjektet politike dhe të kandidatëve, nuk pasoi në asnjë ndryshim mandatesh.

Anëtari i KAS-it, Ledio Braho, u shpreh se ky proces nuk prodhoi asnjë ndryshim, e ishte transparent si për partitë, ashtu dhe për publikun.

Lidhur me keqnumërimin e disa votave, Braho shprehet se ato mund të kenë qenë gabime njerëzore.

Sakaq, sipas Brahos, rinumërimi i ka shërbyer procesit të zgjedhjeve në terësi për transparencë, pas akuzave për manipulim apo tjetërsim të votave.

“Unë mendoj se për aq kohë sa jemi në demokraci, transparenca gjithmonë i shërben demokracisë. Qëllimi i kërkesës sonë ky ka qenë, pra, të bëhet transparencë. Pavarësisht se, siç kam thënë e herë të tjera, nuk ka pasur lëvizje të konsiderueshme votash, që të bëjnë pis procesin, është e rëndësishme që po të shohim qëndrimet e disa prej kandidatëve, që kanë ndryshuar tashmë që pas hapjes së kutive, tregon që kjo i ka shërbyer procesit.

Pra, nuk kemi më akuza për trafikim votash, sidomos brenda subjekteve, por as mes subjekteve. Të gjitha ato lëvizje që reflektohen dhe që shpesh herë konsiderohen si vjedhje, manipulim, trafikim votash, për mendimin tim nuk janë të tilla. Janë çështje gabimi njerëzor që mund të ketë ndodhur në proces numërimi në KZAZ-të apo çështje fletësh, që janë shumë të diskutueshme në lidhje me vlefshmërinë e tyre se kujt i takojnë”, tha Braho.

Anëtari i KAS, Koli Bele, ndër të tjera theksoi se duhet të jemi të kujdesshëm para se të themi që komisionerët kanë trafikuar vota, pasi presioni dhe lodhja ka qenë e madhe gjatë numërimit dhe këto gabime mund të jenë rezultat i gabimeve njerëzore.

“Duhet të kuptoni që këtu ky proces ka dy filtra të tjerë. Në qëndrën e numërimit është thjesht grupi që numëron që e hedh edhe në sistem. Ndërkohë këtu ka një kontroll, pra është tjetër operatori nga grupi i numërimit dhe ka një person i cili e konfirmon dhe përsëri në mungesë presioni edhe këtu kemi pasur gabime. Mendoni në qendrën e numërimit në orën 2 të natës kur hidhen procesverbalet. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm para se të deklarojmë se komisionerët kanë trafikuar apo kanë vjedhur vota sepse këto kanë qenë gabime të cilat kur ndodhin në këtë situatë pa presion me dy turne, mendoni në situatën e një qendre numërimi”, u shpreh Bele.

Etiketa: KQZKryesore1rinumërimi për TiranënZgjedhje

Lajme të lidhura

Rama del hapur kundër SPAK: Nuk do ta shqyrtojmë kërkesën e Prokurorisë për arrestim pa vendosur Kushtetuesja për pezullimin
Breaking Views

Rama del hapur kundër SPAK: Nuk do ta shqyrtojmë kërkesën e Prokurorisë për arrestim pa vendosur Kushtetuesja për pezullimin

10:06 - 21/12/25
Mirditë/ Arrestohet 35-vjeçarja, i gjendet pistoletë pa leje
Aktualitet

Mirditë/ Arrestohet 35-vjeçarja, i gjendet pistoletë pa leje

09:17 - 21/12/25
SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm
Editorial

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25
Para
Sizmiologu Dushi: Tërmetet, vazhdimësi e lëkundjes së 24 Qershorit. Pasgoditjet do të vijojnë

Sizmiologu Dushi: Tërmetet, vazhdimësi e lëkundjes së 24 Qershorit. Pasgoditjet do të vijojnë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama del hapur kundër SPAK: Nuk do ta shqyrtojmë kërkesën e Prokurorisë për arrestim pa vendosur Kushtetuesja për pezullimin
Breaking Views

Rama del hapur kundër SPAK: Nuk do ta shqyrtojmë kërkesën e Prokurorisë për arrestim pa vendosur Kushtetuesja për pezullimin

10:06 - 21/12/25

Kryeministri Edi Rama e ka bërë të qartë në hyrje të podkastit të tij, se Kuvendi i Shqipërisë nuk do...

Lexo më shumë
Mirditë/ Arrestohet 35-vjeçarja, i gjendet pistoletë pa leje

Mirditë/ Arrestohet 35-vjeçarja, i gjendet pistoletë pa leje

09:17 - 21/12/25
Ikën Ismet Bellova, zëri që shoqëroi momentet më të mëdha sportive

Ikën Ismet Bellova, zëri që shoqëroi momentet më të mëdha sportive

07:55 - 21/12/25
Diell i vakët dhe ajër i ftohtë, si paraqitet moti sot

Diell i vakët dhe ajër i ftohtë, si paraqitet moti sot

07:40 - 21/12/25
Parashikimi i horoskopit për sot, e diel, 21 dhjetor 2025

Parashikimi i horoskopit për sot, e diel, 21 dhjetor 2025

07:31 - 21/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com