GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Përfundon takimi mes krerëve të partive politike në Kosovës, asnjë rezultat!

19:14 - 28/06/25
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Përfundon takimi mes krerëve të partive politike në Kosovës, asnjë rezultat!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

S’ka konsensus për daljen nga kriza. Takimi i thirrur nga Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) me krerët e subjekteve tjera politike, në kërkim të konsensusit për konstituim të Kuvendit, pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit nuk shënoi asnjë rezultat.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi dhe ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku e quajtën takimin si një farsë dhe të pasuksesshëm. Sipas tyre, Kurti me kryeneçësinë e tij po e interpreton ndryshe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për votimin e fshehtë. Në një deklaratë pas takimit, Abdixhiku, ka akuzuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti se nuk ka ndryshuar nga qëndrimet e mëparshme të Lëvizjes Vetëvendosje duke kërkuar votim të fshehtë dhe se Kosova vazhdon të mbetet në krizë politike.

Sipas tij LDK ka shprehur gatishmëri për konsensus, por Lëvizja Vetëvendosje insiston në votim të fshehtë, madje edhe propozon votimin dhe rrëzimin e komisionit për votim të fshehtë vetëm që të zgjidhet kryetare Albulena Haxhiu.

“I gjithë ky takim ishte një farsë publike. Qëndrimet e deputetit Kurti ka qenë pak a shumë janë të njëjta dhe nuk as respektonin dhe interpretonin njëjtë vendimin e Kushtetueses. Për LDK-në është evidente që përgjegjësia për shumicën e krijimit i takon zotit Kurti me paragrafin 130 të aktvendimit të Kushtetueses. Kurti pranoi se nuk ka shumicë, por kërkoi kushtëzime, që të votohet fshehtë ose të rrëzohet votimi i fshehtë duke u votuar zonja Haxhiu sërish…Mos lëvizja nga këto pozicione e bën fatkeqe gjendjen e tanishme politike dhe mos respektimi i aktvendimit të Kushtetueses është hapi i parë në përmbytjen e rendit kushtetues. Ne bëmë thirrje që të arrihet konsensus, që të jepet e drejta të votohet pro, kundër dhe abstenim për kandidatët që propozonin… por ata kanë vendosur një pengesë që është votimi i fshehtë, dhe nuk mund të marrim pjesë në shkeljen e Kushtetutës pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese…”, tha Abdixhiku.

Kreu i LDK-së tha se ka mundësi për gjetjen e zgjidhjes, por nuk ka vullnet politik. Abdixhiku theksoi se pas 30 ditëve do të futemi në një gjendje të paqartë historike për Kosovën

“Pas tridhjetë ditëve do të futemi në një gjendje të paqartë historike për Kosovën dhe do të duhej një interpretim i ri dhe LDK-ja shpreson në intervenimin e presidentes së Kosovës… Ne jemi të interesuar për respektimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të votojmë lirshëm si deputet ose për më tepër një propozim që doli që të votohet njëherë Komisioni dhe pastaj të rrëzohet komisioni me kusht që të votohet Albulena. Merreni me mend çfarë logjike, hajde bëjmë lojëra. Kushtetuesja i jep partisë së parë përgjegjësisë partisë së saj për 61 deputetë, ndërro bëj marrëveshje politike. Marrëveshja politike dhe konsensusi janë gjëra të panjohura për zotin Kurti”, u shpreh Abdixhiku.

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të enjten që seanca konstituive e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës duhet të përfundojë jo më larg se tridhjetë ditë.

Etiketa: KosovepartiTakim

Lajme të lidhura

Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan
Breaking Views

Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan

21:14 - 12/03/26
Pakt me Edi Ramën për të rrëzuar Kurtin? Osmani: Kam marrë kërcënime me pushkatim…
Breaking Views

Pakt me Edi Ramën për të rrëzuar Kurtin? Osmani: Kam marrë kërcënime me pushkatim…

08:15 - 10/03/26
Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese dekretin e Vjosa Osmanit
Breaking Views

Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese dekretin e Vjosa Osmanit

15:30 - 09/03/26
Para
Rrezikojnë zemrën dhe shëndetin vaskular, ushqimet që duhen shmangur në këto ditë të nxehta

Rrezikojnë zemrën dhe shëndetin vaskular, ushqimet që duhen shmangur në këto ditë të nxehta

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com