GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Përfundon tërheqja e SHBA-së nga Afganistani, vendi zgjohet nën pushtetin e talebanëve

në Botë, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Përfundon tërheqja e SHBA-së nga Afganistani, vendi zgjohet nën pushtetin e talebanëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Data 31 gusht ishte afati i fundit për evakuimet e SHBA-së, i cili përfundoi dje ku gjithsej raportohet se mbi 122,000 njerëz janë evakuuar nga Kabuli. Pas dy dekadash, ushtari i fundit i amerikan u largua pa zhurmë e pa ceremoni nga Afganistani. Pikërisht në orën 11.59 pasdite me kohën e Kabulit, avioni i fundit amerikan u ngrit nga toka afgane. Gjeneral Major, Chris Donahue, u dërgoi një mesazh trupave të tij: ”Punë e mirë, jam krenar për të gjithë ju“.

Pas largimit të trupave amerikane, talebanët nuk vonuarn të merrnin nën kontroll aeroportin e Kabulit, të vetmin vend që ishte në kontroll të forcave të huaja. Zëdhënësi i talebanëve, Zabihullah Mujahid falenderoi ushtarët talebanë për përpjekjet e tyre duke i përgëzuar për “fitimin e pavarësisë”.

“Ne jemi krenarë për sakrificat tuaja. Kjo është për shkak të vështirësive që pësuat ju dhe udhëheqësit tanë. Është për shkak të ndershmërisë dhe durimit që ne jemi të pavarur sot,” tha ai.

Ai gjithashtu u bëri thirrje luftëtarëve talebanë që të “jenë të butë” me popullin afgan.

“Unë gjithashtu do të doja t’ju kërkoja që të jeni të kujdesshëm në mënyrën se si silleni me njerëzit tuaj. Ky komb ka vuajtur shumë. Populli afgan duhet të trajtohet me dashuri dhe simpati. Pra, jini të butë me ta. Ne jemi shërbëtorët e tyre. Ne nuk u jemi imponuar atyre“, -shtoi ai.

Ushtria amerikane u sigurua që të çaktivizonte avionët dhe automjetet e tyre të armatosura të lëna pas në Aeroportin e Kabulit para se të largoheshin të hënën në mbrëmje.

Ky është një mision që nisi pas sulmeve terroriste të 11 Shtatorit të 2001 dhe solli Osama bin Ladenin para drejtësisë së bashku me shumë prej komplotistëve të tij në Al Kaeda. Çmimi ishte 2,461 pjesëtarë të ushtrisë amerikane dhe civilë të cilët u vranë dhe më shumë se 20,000 u plagosën. Fatkeqësisht, kjo përfshin 13 anëtarë të ushtrisë amerikane të cilët u vranë nga një sulm kamikaz i ndërmmarë nga ISIS-K javën e kaluar.

Etiketa: AfganistanSHBA

Lajme të lidhura

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund
Breaking Views

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

22:30 - 09/11/26
Historia prekëse e 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pas protestës kundër Ramës: Nuk heq dorë nga Shqipëria!
Breaking Views

Historia prekëse e 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pas protestës kundër Ramës: Nuk heq dorë nga Shqipëria!

21:30 - 09/11/26
Qytetarët përplasen me efektivët e policisë, refuzojnë gjobat për pjesëmarrjen në protestë
Breaking Views

Qytetarët përplasen me efektivët e policisë, refuzojnë gjobat për pjesëmarrjen në protestë

20:52 - 09/11/26
Para
Dëshiron të largohet nga Juventus, Cristiano Ronaldo shumë afër Real Madrid?

Shifër modeste, Juventus zbulon sa do fitojë nga shitja e Ronaldos

TË FUNDIT

Xhaferri: Shqipëria drejtohet nga një autokrat i çmendur që ka shkatërruar demokracinë
Aktualitet

Xhaferri: Rama shkatërroi mbi të gjitha familjen normale që donte të ndërtonte jetën në Shqipëri

10:04 - 10/11/26

Deputeti demokrat Besart Xhaferri, duke komentuar projektin e ri të ligjit për resortet që proklamohet nga qeveria Rama, tha se...

Lexo më shumë
Po punonte për hapjen e pusit të ujit, 55-vjeçari humb jetën

Aksident në punë, punëtori bie nga skela dhe dërgohet me urgjencë drejt Tiranës

09:46 - 10/11/26
“Air Albania” do të jetë i tejmbushur nga tifozeria kuqezi, shitet çdo biletë për ndeshjen Shqipëri Finlandë

“Air Albania” do të jetë i tejmbushur nga tifozeria kuqezi, shitet çdo biletë për ndeshjen Shqipëri Finlandë

09:23 - 10/11/26
Rrëfehet hajduti i bankave: 120 mijë eurot e grabitura i lashë në kazino, u ktheva shokëve edhe borxhet

Rrëfehet hajduti i bankave: 120 mijë eurot e grabitura i lashë në kazino, u ktheva shokëve edhe borxhet

08:57 - 10/11/26
‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë

08:35 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com