GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Përgatitjet për finalen historike të UECL, Tomorri: Siguria, biletat dhe tifozët

në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Përgatitjet për finalen historike të UECL, Tomorri: Siguria, biletat dhe tifozët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tirana do të presë më 25 maj finalen e parë të UEFA Europa Conference League në stadiumin “Air Albania”, ngjarja më e madhe futbollistike e organizuar ndonjëherë në vendin tonë. Prej shtatorit, delegacione të ndryshme të UEFA-s kanë zhvilluar disa vizita inspektuese, duke bashkëpunuar ngushtë me FSHF-në, ndërsa tashmë kur po afrohet dita e finales, përgatitjet shtohen edhe më shumë. Në një intervistë për mediat, drejtuesi i Projektit të UECL në FSHF, Kejdi Tomori flet për masat e marra për të siguruar një finale të tillë, biletat e ndeshjes, ku thekson se interesi është i lartë si edhe vizitorët specialë të Tiranës më 25 maj.

Siguria ditën e ndeshjes – “Kemi pasur trajnime të herëpashershme, UEFA ka organizuar trajnime edhe me strukturat e rendit, me urgjencat mjekësore, me zjarrfikësit dhe aktualisht kemi trajnimet e stjuartëve. Pra, që tani kanë filluar përgatitjet e steëard-ëve, që do të jenë mbi 650 në ditën e ndeshjes në stadium përveç forcave të Policisë, që do të mbulojë pjesën jashtë stadiumit, në mënyrë që të gjithë personat e angazhuar në aspektin e sigurisë të dinë mënyrën e operimit. Duhet të kemi parasysh, që në momentin që stadiumit merret në dorëzim nga UEFA, përdoren të njëjtat standarde në të gjitha ndeshjet, që do të thotë se stjuardët duhet të kenë të njëjtin trajnim dhe të njëjtën sjellje siç kanë në finalen e Champions League dhe Europa League”.

Biletat e finales – “Ka një interes shumë të lartë të tifozëve për të ardhur në Shqipëri. Duke qenë finalja e parë dhe duke qenë se në garë janë katër skuadra shumë të mira që fare kollaj mund të ishin finalstë edhe të Europa League-s, pritshmëria e tifozëve për të ardhur në Tiranë është shumë e lartë. Janë rreth 8000 bileta që do të shiten për publikun e përgjithshëm (general public), ku deri tani kemi rreth 6000 kërkesa (mbi 20000 bileta) dhe 90% e rasteve vijnë nga Anglia, Franca, Hollanda dhe Italia, ndërsa nga pjesa e publikut shqiptar ka vetëm 10% të kërkesave, pra rreth 2400 bileta. Dua t’u bëj thirrje futbolldashësve shqiptarë që të aplikojnë në faqen e UEFA-s, duke qenë se portali do të jetë i hapur edhe për pak ditë dhe pastaj nuk do të kenë më mundësi për të siguruar bileta. Parashikohet që të vijnë edhe shumë tifozë në Tiranë, edhe pse nuk do të kenë bileta. UEFA ka një sistem regjistrimi biletash elektronike kodin QR, që nuk mund të ndryshohet”.

Vizitorët specialë më 25 maj – “Pjesa më e madhe e hoteleve kryesore të Tiranës janë të zëna nga UEFA, ku përfshihen hotelet e dy ekipeve, një pjesë e UEFA-s që do të qëndrojë në Tiranë. Vetëm nga UEFA do të jenë rreth 120 persona që do të jenë për 10 ditë në kryeqytet të angazhuar me finalen. Do të ketë një numër shumë të lartë stafi nga transmetuesit televizivë, duke qenë se kërkesa është shumë e madhe për të ndjekur këtë ndeshje. Kemi pasur komunikime me të katër skuadrat gjysmëfinaliste dhe ato kërkojnë që t’i orientojmë në hotele të tjera, sepse kanë kërkesa të mëdha nga tifozët e tyre. Mendoj që në ditën e ndeshjes, gjithçka do të jetë sold-out”.

Sipas parashikimeve të ekspertëve kjo ndeshje e madhe mund të gjenerojë deri në rreth 140 milionë euro të ardhura për Shqipërinë, duke përfshirë të gjitha kostot e udhëtimit, akomodimit apo edhe shpenzimet për shërbime të tjera si transporti apo ushqimi. Finalja historike e UEFA Conference League pritet të sjellë shumë të ardhura për Shqipërinë dhe padyshim edhe imazh për vendin tonë.

 

Etiketa: biletatfinaljahistorikeKejdi TomoriPergatitjetsiguriatifozetUECL

Lajme të lidhura

Tirana e etur për t’i treguar “vendin” kampionëve të Egantias, sot luhet edhe Dinamo – Vora
Sport

Tirana e etur për t’i treguar “vendin” kampionëve të Egantias, sot luhet edhe Dinamo – Vora

10:26 - 23/08/26
Lojërat Mesdhetare, Kombëtarja U-21 merr një barazim të çmuar me Italinë në ndeshjen e parë të grupit
Sport

Lojërat Mesdhetare, Kombëtarja U-21 merr një barazim të çmuar me Italinë në ndeshjen e parë të grupit

07:49 - 23/08/26
Bayern fiton trofeun e parë të sezonit, bavarezët dominojnë Dortmundin për Superkupn e Gjermanisë
Sport

Bayern fiton trofeun e parë të sezonit, bavarezët dominojnë Dortmundin për Superkupn e Gjermanisë

23:22 - 22/08/26
Para
3 emrat e Ramës për president, kryeministri zbulon detajet

3 emrat e Ramës për president, kryeministri zbulon detajet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Riaktivizohet zjarri në Pishporo, flakët përhapen pranë grykëderdhjes së Vjosës
Aktualitet

Riaktivizohet zjarri në Pishporo, flakët përhapen pranë grykëderdhjes së Vjosës

14:47 - 23/08/26

Zjarri që ra ditën e djeshme në zonën e Pishporos, pranë grykëderdhjes së Vjosës, është riaktivizuar sërish. Flakët janë përhapur...

Lexo më shumë
U largua nga detyra, reagon ish-drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës: Zjarri nuk luftohet me lajme dhe fotografi

U largua nga detyra, reagon ish-drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës: Zjarri nuk luftohet me lajme dhe fotografi

14:22 - 23/08/26
Këlliçi ironizon Ramën pas fjalimit të italianes në protestë: A do ta shpallë edhe atë non grata?

‘Protesta zgjoi shqiptarët’/ Këlliçi: Rama e ka kthyer Shqipërinë në plaçkë, largimi tij është domosdoshmëri

13:54 - 23/08/26
“Mos shko në Shqipëri”, historia prekëse e familjes së turistit që u vra në Ksamil

Vrasja e 20-vjeçarit portugez te “Principotes” në Ksamil, gjendet thika që përdori Sokrat Vata

13:34 - 23/08/26
Protestat në Shqipëri, profesori amerikan: Tani është koha që kryeministri Rama të bëjë gati valixhet

Protestat në Shqipëri, profesori amerikan: Tani është koha që kryeministri Rama të bëjë gati valixhet

13:25 - 23/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com