GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Përgatituni për ndryshimet klimatike monetare

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 4 min
A A
Përgatituni për ndryshimet klimatike monetare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Les Nemethy, CEO Euro-Phoenix Financial Advisors Ltd., ish-bankier në Bankën Botërore

Ne po hyjmë në një epokë të re monetare, të karakterizuar nga inflacioni, normat reale negative të interesit dhe rishfaqja e aseteve “reale”, që me shumë gjasa do të jetë një periudhë afatgjatë. Ndryshimi klimatik monetar (siç e ka quajtur autori dhe gazetari Ron Stoeferle), po ndodh shumë më shpejt se ndryshimi klimatik mjedisor. Skema e mëposhtme nxjerr në pah disa nga këto ndryshime klimatike monetare: Në dekadat e fundit, ka pasur një erë ekonomike jashtëzakonisht pozitive nga globalizimi. Ka pasur prodhim të bollshëm me kosto të ulët pune në Kinë, e cila u bë “fabrika e botës”, duke krijuar një njëanshmëri globale deflacioniste. Ky proces tani po zmbrapset, duke i hapur rrugën inflacionit global.

Në epokën pas Luftës së Dytë Botërore, përqindja e SHBA-së në PBB-në globale, importet, eksportet, etj., ka qenë në një rënie të vazhdueshme, ndërsa tregues të ngjashëm për Kinën janë rritur vazhdimisht, duke e tejkaluar SHBA-në në disa matje. Bota nuk është më njëpolare; Pax Americana nuk mund të merret më si e mirëqenë. Globalizimi duket se është stepur, ndërsa bota po lëviz drejt blloqeve tregtare. Përmendim disa ngjarje të fundit që e reflektojnë këtë: dhjetëra kompani shumëkombëshe u tërhoqën kohët e fundit nga Rusia; tregtia midis Rusisë dhe Kinës po bëhet më e ngushtë;
kërcënimet për sanksione po i nxisin kompanitë kineze (më së fundmi Sinopec) që t’i zhvendosin asetet e tyre nga Perëndimi; prodhuesit e çipave tani po investojnë shumë në prodhimin në SHBA; të gjithë po kërkojnë sigurinë e ushqimit dhe energjisë. Siguria e zinxhirit të furnizimit dhe dyfishimi i zinxhirëve të furnizimit nxisin inflacionin. Ky riorganizim rrit tendencat për grumbullime rezervash, pengesat e ofertës, etj. Megjithëse nuk besoj se do të kemi hiperinflacion (që do të ndodhte nëse çmimet do të rriteshin me 50% në muaj), besoj se do të kemi superinflacion (çmimet do të rriten me 10% në vit).

Që kur Paul Volcker eliminoi inflacionin nga ekonomia amerikane me norma interesi 16% në fillim të viteve 1980, normat nominale të interesit kanë rënë në mënyrë të vazhdueshme gjatë 40 viteve të fundit. Ato arritën “kufirin zero” në shumicën e vendeve të zhvilluara – një pjesë e konsiderueshme e borxhit sovran global kishte norma nominale interesi zero për qind, ose më të ulëta. Kjo prirje është përmbysur në muajt e fundit dhe normat nominale të interesit janë rritur paksa, por rritja e normave ka një kufi (duke pasur parasysh një borxh global prej 360 trilionë dollarësh). Inflacioni ka të ngjarë të mbetet shumë më i lartë se normat e interesit. Sipas mendimit tim, bonot vjetore të thesarit në normën 4-5%, mund të shkaktojnë recesion.

Inflacioni zyrtar mund të mbetet mbi 7% në BE dhe SHBA, duke rrënjosur normat negative të interesit për pjesën më të madhe të dekadës së ardhshme.

Taksimi i fshehur

Normat reale negative të interesit janë një formë e taksimit të fshehur dhe përfaqësojnë të vetmen mënyrë të qëndrueshme politikisht se si shumica e vendeve mund të reduktojnë borxhin real – duke shfrytëzuar inflacionin për ta shlyer atë. Kjo është një katastrofë për çdo kursimtar, zotërues bonosh, pensionist, etj. SHBA pati një periudhë të ngjashme të normave reale negative të interesit në dekadën pas Luftës së Dytë Botërore. Në dekadat e fundit, ka pasur një prirje drejt financiarizimit (rritje shumë më e shpejtë e ekonomisë financiare sesa asaj reale). Për shembull: ka mbi 100 trilionë dollarë në “letra” ari (kontrata të ardhshme, ETF, etj.) dhe vetëm rreth 7 trilionë USD në ar të vërtetë.

Bankat e shufrave të arit dhe të tjera, kanë bërë pasuri nëpërmjet tregtimit të rezervave fraksionale të letrave të arit, por nëse do të kishte kërkesë të lartë për ar, nuk do të kishte mjaftueshëm ar të vërtetë për të mbështetur të gjithë letrat e arit.Ndërsa sot aksionet globale vlerësohen në rreth 115 trilionë dollarë, lavjerrësi mund të anojë përsëri drejt situatës së krizës së vitit 1980, kur aksionet dhe ari ishin në nivele të krahasueshme (secili i kapitalizuar në rreth 2.5 trilion dollarë). Raporti i mallrave ndaj aksioneve është në nivelin më të ulët historik.

Mbajtësit e monedhave Fiat mund të humbasin besimin për shkak të shtypjes së parave (40% e dollarëve amerikanë janë “shtypur” vetëm gjatë dy viteve të fundit); ka tregues të hershëm të një prirjeje ku bankat qendrore dhe investitorët kërkojnë strehim në rezervat reale të vlerës (p.sh. ari dhe mallra të tjera).

Epoka e re monetare

Për ta përmbledhur, ne po hyjmë në një epokë të re monetare, të karakterizuar nga inflacioni, normat reale negative të interesit dhe rishfaqja e aseteve “reale”, që me shumë gjasa do të jetë një periudhë afatgjatë. Mjerisht, po përhapet gjithnjë e më shumë pikëpamja se bankat qendrore po bëhen pjesë e problemit dhe jo e zgjidhjes. Ekonomisti Russell Napier beson se bankat qendrore janë të parëndësishme, sepse metoda kryesore e zgjerimit monetar është përmes garancive të qeverisë për huadhënien bankare.

Eksperti i tregjeve financiare, Mohammed El Erian, beson se Rezerva Federale, pas një sërë gabimesh, e ka humbur kontrollin e axhendës së inflacionit: për shkak të veprimit të vonuar për të përmbajtur inflacionin, tani Rezerva Federale duhet të aktivizojë frenat monetare, duke shkaktuar një recesion të madh, ose të lejojë që inflacioni të rritet përtej kontrollit. Shprehja proverbiale “ulje e butë” po bëhet gjithnjë e më e parealizueshme./MONITOR

Etiketa: parataksa

Lajme të lidhura

Raporti/ Shqipëria po humbet fuqinë punëtore, 67% e popullsisë në moshë pune do të emigrojë
Aktualitet

Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë, të parët në Europë

07:39 - 13/07/26
Rama ngre pensionet, pensionistet në ‘hall’: Nuk dimë ku t’i harxhojmë 700 lekët
Aktualitet

Të harruar nga qeveria, afro 30% e popullsisë në moshë pensioni drejt kufirit të varfërisë ekstreme

07:45 - 11/07/26
Euro në rekord historik, këmbehet 93.7 lekë! Në 10 vjet u zhvlerësua me 31.5%
Breaking Views

Euro në rekord historik, këmbehet 93.7 lekë! Në 10 vjet u zhvlerësua me 31.5%

16:53 - 10/07/26
Para
Nën akuzë për vjedhje, arratiset nga Gjykata e Korçës i burgosuri

Nën akuzë për vjedhje, arratiset nga Gjykata e Korçës i burgosuri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Papa Leo XIV reagon për tensionet SHBA-Iran: Erërat e luftës mbjellin vetëm dhunë dhe vdekje
Botë

Papa Leo XIV reagon për tensionet SHBA-Iran: Erërat e luftës mbjellin vetëm dhunë dhe vdekje

15:29 - 13/07/26

Papa Leo ka reaguar ndaj përshkallëzimit të konflikteve në Lindjen e Mesme, Ukrainë dhe rajone të tjera të botës, duke...

Lexo më shumë
Bombardimet amerikane në Ngushticën e Hormuzit trondisin tregjet, rriten çmimet e karburanteve

Bombardimet amerikane në Ngushticën e Hormuzit trondisin tregjet, rriten çmimet e karburanteve

15:06 - 13/07/26
Hidhet shorti i Superiores! Dy supersfida në javën e parë, kampionët e nisin me përballje “zjarri” në shtëpi

Hidhet shorti i Superiores! Dy supersfida në javën e parë, kampionët e nisin me përballje “zjarri” në shtëpi

14:46 - 13/07/26
Joe Cole ndez atmosferën para gjysmëfinales Angli- Argjentinë: Do ta vëmë Messin në gjumë

Joe Cole ndez atmosferën para gjysmëfinales Angli- Argjentinë: Do ta vëmë Messin në gjumë

14:29 - 13/07/26
Çmontohet rrjeti i trafikut të drogës me 18 të arrestuar në Spanjë, kush është shqiptari i njohur si ‘Daci’?

Çmontohet rrjeti i trafikut të drogës me 18 të arrestuar në Spanjë, kush është shqiptari i njohur si ‘Daci’?

13:59 - 13/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com