GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Përgjegjësia personale dhe peshku i qelbur nga koka

08:03 - 16/01/23
në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Përgjegjësia personale dhe peshku i qelbur nga koka
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Genc Pollo– Në shtator 2005, një person u arrestua nga Policia se kishte nxjerrë e shitur tezën e provimit për pranimin e maturantëve në një fakultet të njohur. Provat e dëshmitë, ku përfshiheshin edhe raporte miqësore mes të dyshuarit dhe disa nëpunësve të fakultetit, ishin rënduese e bindëse. Megjithatë, Prokuroria pas një viti e arkivoi çështjen pa ngritur akuzë. Mbasi plasi skandali, unë, asokohe ministër i Arsimit, kërkova që universiteti e fakulteti të bënin një hetim administrativ të brendshëm, për të sqaruar rrethanat e përcaktuar masat e pasojat jashtë përgjegjësisë penale. Reagimi ishte që “ne nuk kemi pse të bëjmë gjë se e ka marrë në dorë Prokuroria”; shto këtu edhe një kujtesë për “autonominë universitare”. Që atëherë e kam kujtuar gjithmonë këtë rast si shembull tronditës të papërgjegjshmërisë. Por, për të shikuar pozitiven te problemi, mund të them se ky rast gjithashtu u bë një shtysë më shumë për të shpejtuar në vitin në vijim me provimin kombëtar të standardizuar (Matura Shtetërore), mbi bazën e të cilit menaxhohej pranimi i maturantëve në universitete (sistemi Meritë/Preferencë).

17 vjet më vonë, evitimi i përgjegjësisë personale e institucionale ndër ofiqarët publike është ngjitur në maja ku është trashur nga koka te vithet.

Kryeministri Rama për aferën e inceneratorëve ka deklaruar se ky projekt ka pastruar Shqipërinë nga plehrat dhe se edhe sot e kësaj dite do ta bënte njëlloj siç e bëri. Ndërkohë, KM Rama nuk jep shpjegim për shkeljet ligjore, për faktin se inceneratorët nuk djegin ende plehrat, pra, nuk mund të luajnë rol në pastrimin e ambientit; për qindra mijë euro taksa-pará që paguhen çdo muaj personave në kërkim nga drejtësia.

Rama thotë se nëse ndonjë zyrtar ka ndyrë dorën pas shpinës së tij, atëherë është krejt faji i atij zyrtari dhe i askujt tjetër. Por zbulimin e fajit (të dukshëm) e kanë të tjerë jashtë qeverisë. Gjithsesi, Rama ka folur duke shpjeguar qëndrimin e tij dhe gjithkush mund të gjykojë për rastin; e shumëkush mund të konkludojë se qeveria i shmanget përgjegjësisë individuale e institucionale, në mos po rreket të mbulojë zullumin me shoshë.

Kush ka menduar se papërgjegjshmëria e rastit më lart është e patejkalueshme në fillim të këtij viti do të ketë konstatuar se për rilindistët nuk ka gjë të pamundur. Në 11 janar u arrestua sekretari i përgjithshëm dhe një drejtor në Ministrinë e Financave; akuza ishte se një personi privat që për një pretendim pronësie ishte dëmshpërblyer njëherë nga shteti me 2500 euro në vitin 2015, këta i akorduan sërish në 14 shtator 2022 një dëmshpërblim të dytë 480 herë më të madh.

Ky rast spikat jo vetëm nga banaliteti i artificit abuziv, por edhe se në këtë nivel është rasti i dytë i arrestimit të ofiqarit në detyrë (rasti i parë ishte i deputetit të inceneratorëve për firmosje, vini re, si sekretar i përgjithshëm ministrie). Por çfarë e bën këtë skandal vërtet pa precedentë, është që deri sot kur po shkruaj këto radhë, katër ditë mbas arrestimit, ministri i Financave, znj. Delina Ibrahimi, nuk ka folur as edhe një gjysmë fjale për ngjarjen në ministrinë që drejton. As për të thënë që po i pezullojmë dy zyrtarët e arrestuar e po bashkëpunojmë me Prokurorinë dhe as për të thënë se i konsideron të pafajshëm vartësit e viktimizuar nga intriga. Vetëm heshtje sikur të kishte ndodhur në një ministri në anën tjetër të rruzullit.

Gjë që nuk ndodh as në Zullulandin e Faik Konicës. Jo se ministrit i erdhi arrestimi si surprizë: në 28 dhjetor, e pyetur nga gazetarët për këtë hetim, ministri deklaroi se “sigurisht që jam në dijeni dhe Prokuroria do të bëjë punën e vet”. Për të vazhduar me shpjegimin shvejkian se “Ministria e Financave dhe e Ekonomisë kryen pagesa, në funksionin e saj primar ka kryerjen e pagesave përmes Thesarit, për llogari të qeverisë”.

Në periudhën hetimore tetor-dhjetor, kur ministri ishte në dijeni të hetimit mund fare kollaj përmes auditit të ministrisë ose një grup kontrolli të posaçëm të analizonte urdhërpagesën e 14 shtatorit dhe nëse e gjente të kundërligjshëm e anulonte atë dhe pezullonte e lironte nga detyra zyrtarët përgjegjës. Pa interferuar fare me hetimin penal. Ose ministri e quan normale që shteti të paguajë dy herë e kripur për të njëjtën gjë e në këtë rast duhet të rreshtohet përkrah të arrestuarve. Këtë ne nuk e dimë dhe nuk lipset të telepatisim Ibrahimin.

Por ajo që mund të themi me plot gojën është se heshtja e gjatë e ministrit për skandalin e shtëpisë ministrore është skandali më ekstrem. Edhe në Zululand nuk do të mbetej zulu pa protestuar në rrugë deri në dorëheqjen e ministrit.

 

 

Etiketa: deputetGenc PolloPolitike

Lajme të lidhura

Qershia ja kaloi edhe bitcoin-it!
OP-ED

Qershia ja kaloi edhe bitcoin-it!

09:34 - 28/04/26
Pse “gjygjet politike” duhet të jenë me kamera
OP-ED

Pse “gjygjet politike” duhet të jenë me kamera

14:30 - 27/04/26
Fasada që digjen dhe shtet që do fasadën, vetëm neveri për abuzuesit
OP-ED

Fasada që digjen dhe shtet që do fasadën, vetëm neveri për abuzuesit

07:55 - 15/04/26
Para
Tërmeti që tronditi Tiranën u ndje dhe në Greqi

Tërmeti që tronditi Tiranën u ndje dhe në Greqi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spiropali: Ky nuk është modeli i Partisë Socialiste! Po më thonë të hesht, por nuk kam frikë nga sulmet
Aktualitet

Rama e kërcënoi me përjashtim/ Reagon Spiropali: Do bërtas kur familja ime politike fillon të ketë frikë nga fjala, më përjashto!

14:05 - 28/04/26

Ish ministrja e Jashtme, njëherësh deputete e PS, Elisa Spiropali i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama pas përplasjes në mbledhjen...

Lexo më shumë
Zbulohen tre ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, arrestohen 2 ukrainase dhe 5 kineze

Zbulohen tre ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, arrestohen 2 ukrainase dhe 5 kineze

14:00 - 28/04/26
Sfidon Joshuan në ring, Prenga: Po më nënvlerësojnë, në korrik u prish planet dhe trondis botën

Sfidon Joshuan në ring, Prenga: Po më nënvlerësojnë, në korrik u prish planet dhe trondis botën

13:25 - 28/04/26
“Sikur janë bërë me kashtë”/ Berisha: Nuk ka mbetur rrugë e ndërtuar nga Rama-Balluku që të mos jetë shembur

Përplasjet Rama-Spiropali/ Berisha: Ajo parti është lubizuar totalisht, janë në grahmat e fundit

13:15 - 28/04/26
U akuzua për korrupsion, GJKKO shpall të pafajshëm ish-shefin e Policisë Rrugore, Roven Zeka

U akuzua për korrupsion, GJKKO shpall të pafajshëm ish-shefin e Policisë Rrugore, Roven Zeka

12:50 - 28/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com