GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

“Përgjigja e një vendimi armiqësor”, Rusia shpall ‘non-grata’ zyrtarët e lartë të këtij shteti

në Botë
Kohë leximi: 1 min
A A
“Përgjigja e një vendimi armiqësor”, Rusia shpall ‘non-grata’ zyrtarët e lartë të këtij shteti
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rusia ua ka ndaluar hyrjen ministrit të Jashtëm të Malit të Zi, Ranko Krivokapiq, atij të Brendshëm, Rashko Konjeviq dhe ish-drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë, Savo Kentera.

“Kjo masë është në përgjigje të një tjetër vendimi armiqësor të palës së Malit të Zi në shtator të këtij viti, kur shpalli ‘non grata’ diplomatë të Ambasadës ruse në Podgoricë”, u tha në njoftimin e Ministrisë së Jashtme ruse.

Në fund të shtatorit, në një aksion Agjencisë Kombëtare të Sigurisë së Malit të Zi dhe Zyrës së Prokurorisë Speciale , u zbulua një rrjet i agjentëve rusë të inteligjencës që vepronin në Malin e Zi.

Gjashtë diplomatë rusë u dëbuan dhe 28 shtetasve të huaj iu ndalua hyrja në Mal të Zi.

Me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Shtetit dhe me urdhër të Gjykatës së Lartë në Podgoricë, policia po kontrollon banesat dhe hapësirat e tjera të disa qytetarëve.

Siç deklaruan autoritetet, vendimi për dënim nga Mali i Zi u mor për shkak të aktiviteteve që ishin në “kundërshtim me Konventën e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike”.

Raportet diplomatike midis Malit të Zi dhe Rusisë janë përkeqësuar që nga viti 2014, kur Podgorica mbështeti sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Rusisë për shkak të aneksimit të paligjshëm të Gadishullit ukrainas të Krimesë.

Mali i Zi iu bashkua sanksioneve perëndimore ndaj Moskës, pasi kjo e fundit nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Pas kësaj, Rusia e futi Malin e Zi në listën e “shteteve armiqësore”./REL

Etiketa: Mal i ziPolitikeRusia

Lajme të lidhura

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit
Botë

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit

09:30 - 08/11/26
Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena
Botë

Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena

08:35 - 07/11/26
Ambasada e SHBA përcjell mesazhin e Marco Rubios: Ata që përfitojnë nga emigrimi masiv janë trafikantët
Botë

“Do të punoj në administratën Trump deri në fund”, Rubio mohon skenarët e dorëheqjes

15:15 - 06/11/26
Para
Frika se mund të mbesin në “terr”, britanikët “dynden” për të blerë qirinj

Frika se mund të mbesin në “terr”, britanikët “dynden” për të blerë qirinj

Discussion about this post

TË FUNDIT

FOTO/ Humb i moshuari në Kamëz, thirrja e policisë
Aktualitet

Lëvizte “i qetë” me armë dhe drogë me vete, arrestohet në Tiranë 42-vjeçari

10:43 - 10/11/26

Një person është arrestuar nga Policia në Kamëz, pasi dyshohet se lëvizte i armatosur. I arrestuari është identifikuar si shtetasi...

Lexo më shumë
Sondazhi/ Kosto e rritur e jetesës, shqetësimi kryesor i shqiptarëve

‘Pasqyra‘ e Ramës e çon inflacionin në nivele rekord! Ushqimet më shtrenjtë se në Gjermani, Itali e Spanjë

10:29 - 10/11/26
U dhanë miliarda lekë shtesë për sterilizimin, KLSH: Gjashtë vite pa monitorim të kontratës

U dhanë miliarda lekë shtesë për sterilizimin, KLSH: Gjashtë vite pa monitorim të kontratës

10:16 - 10/11/26
Xhaferri: Shqipëria drejtohet nga një autokrat i çmendur që ka shkatërruar demokracinë

Xhaferri: Rama shkatërroi mbi të gjitha familjen normale që donte të ndërtonte jetën në Shqipëri

10:04 - 10/11/26
Po punonte për hapjen e pusit të ujit, 55-vjeçari humb jetën

Aksident në punë, punëtori bie nga skela dhe dërgohet me urgjencë drejt Tiranës

09:46 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com