GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Përgjime dhe “spiunime”, çfarë po ndodh në Gjykatën Kushtetuese! A po heton SPAK?

09:57 - 22/02/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Përgjime dhe “spiunime”, çfarë po ndodh në Gjykatën Kushtetuese! A po heton SPAK?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ervin Karamuço, pedagog dhe ekspert sigurie, deklaroi një ditë më parë në studion e “Euronews Albania” se Prokuroria e Posaçme ka vënë në përgjim anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, nën dyshimet për abuzim me detyrën.

Karamuço nuk dha më shumë detaje se për çfarë dhe ndaj kujt ka nisur ky hetim apo përgjimi i supozuar.

Ndërkohë, ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beçi, i ftuar në të njëjtin panel, deklaroi se “në rast se ky informacion është i vërtetë, ai përbën një rast skandaloz se si mund të abuzohet me pushtetin që kanë në dorë prokurorët e posaçëm dhe se si një hetim mund të dalë nga shinat e ligjshmërisë dhe të kthehet në abuziv”.

Beçi, referuar përvojës së tij, deklaroi se “nëse ka nisur një procedim penal pa një fakt konkret, pa një vepër penale apo shkelje konkrete, e gjithë situata mund të shndërrohet në një intimidim dhe presion apo cënim të hapur të pavarësisë së gjyqtarëve kushtetues”.

Gjatë bisedës në studio nuk u përmend rast konkret, por, gjithësesi, u mor si shembull që një situatë problematike mund të ketë ndodhur gjatë shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese të ligjshmërisë së komunikimeve ndërmjet platformave të inkriptuara, “SKY/ECC”.

Në mesin e vitit 2024, Gjykata Kushtetuese mori një kërkesë nga palë të interesuara për të shpallur të paligjshme mesazhet në SKY.

Burime të ndryshme tregojnë se gjatë shqyrtimit të kësaj dosjeje, një prej gjyqtarëve ka raportuar pranë SPAK-ut për ndërhyrje jo-normale nga ana e një kolegut të tij. Për momentin, nuk është e qartë nëse ka pasur një raportim të tillë dhe nëse ky raportim ka shërbyer për nisjen e “përgjimeve” ndaj gjyqtarëve kushtetues që u pretenduan nga eksperti Karamuço.

Gjithashtu, nëse ka pasur “përgjim” të gjyqtarëve kushtetues, nuk është e qartë nëse ka qenë interceptim procedurial, pra i urdhëruar nga prokurori, apo parandalues, që kryhet nga Policia ose shërbimet inteligjente.

Zëra të ndryshëm publikë, përfshirë edhe ish-kryeministrin Sali Berisha, kanë ngritur më herët shqetësimin se Gjykata Kushtetuese gjendet nën presion për vendimmarrjen mbi “Sky/ECC” nga rryma të ndryshme të interesuara.

Megjithatë, në 30 dhjetor të vitit 2024, Gjykata Kushtetuese rrëzoi në unanimitet kërkesën për shpalljen e paligjshme të komunikimeve “SKY”.

Ky vendim krijon premisat që, në rast se deklaratat e Karamuços lidhen për këtë rast, “ndërhyrja” ose nuk e ka arritur qëllimin ose mund të mos ketë pasur aspak “ndërhyrje”.

Ish-prokurori Beçi deklaron se “Në rast se një prokurori nis cështjen penale për të kuptuar nëse individi shkel apo jo ligjin, është gabim… Por, nëse çështja penale ka nisur me idenë që unë të mbaj nën kontroll anëtarët e Gjykatës Kushtetuese pa pasur indicje të forta ligjore, atëherë në këtë formë cënohet vendimmarrja e tyre e pavarur dhe objektive dhe është në kufijtë e shpërdorimit të detyrës që mund të bëjnë prokurorët”.

Gjyqtarët kushtetues janë subjekte hetimorë të Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion, bazuar në nenin 75 të Kodit të Procedurës Penale.

Hetimi, përfshirë edhe vendosja nën përgjim e tyre, nuk ka nevojë për autorizim të posaçëm, por kryhet nga Prokuroria e Posaçme kur kanë indicje dhe prova për përfshirjen e tyre në vepra penale.

Kushtetuta, në nenin 126 të saj, parashikon se “Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese gëzon imunitet për mendimet e shprehura dhe vendimet e marra në ushtrim të funksioneve të tij, përveç rasteve kur ai ka vepruar për një interes vetjak ose me keqbesim”.

Etiketa: kushtetuesepergjimeSpak

Lajme të lidhura

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”
Aktualitet

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona
Aktualitet

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët
Aktualitet

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26
Para
Në kërkim ndërkombëtar për vrasje, arrestohet 39-vjeçari në Tiranë (Emri)

Në kërkim ndërkombëtar për vrasje, arrestohet 39-vjeçari në Tiranë (Emri)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me përjashtimin e Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania, një vendim që ka...

Lexo më shumë
Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com