GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Përgjimet e reja: Drogën e ka porositur dikush që ka vrarë policë

në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
Përgjimet/ Si Çervenaku reklamonte “plehun e mirë nga Kolumbia”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një laborator droge u zbulua më 24 nëntor gjatë një operacioni ku morën pjesë DEA, SPAK dhe policia malazeze. Rreth 430 kg kokainë ishte fshehur në 24 ton pleh kimik të ndarë në 600 thasë.

Kokaina u gjet në shtëpinë e zyrtarit socialist Viktor Çervanaku, në Frakull të Fierit.

Për herë të parë dalin përgjimet mes të dyshuarve, që zbërthejnë mënyrën sesi funksiononte grupi kriminal. Viktor Çervanaku, aktualisht drejtor i administratës së OST, ish-kryetar komune i komunës Frakull i Madh, si dhe ish-oficer i forcave speciale RENEA, sikurse rezulton nga përgjimet mbante kontakte me punonjës të policisë dhe strukturave të tjera shtetërore.

Në një tjetër përgjim midis Denilsonit dhe të fejuarës së tij, që duken plotësisht të shpenguar në komunikimet e tyre, Denilsoni dëgjohet teksa e porosit të fejuarën e tij në lidhje me problematikat që mund tu dalin në vazhdim mbi mallin.

Po kështu ai dëgjohet teksa i thotë të fejuarës së tij, se dërguesit e mallit mund të dërgonin në Shqipëri njerëzit e tyre me qëllim për të inspektuar vendin ku mbahej ngarkesa në Frakull të Madhe. Në një tjetër përgjim, këtë herë më 11 Nëntor 2022, Denilsoni porosit xhaxhain e tij, që të largonte qenin nga vendi ku po ruanin mallin, në shtëpinë e tyre në fshatin Frakull e Madhe, sipas BW.

Po kështu të gjente mënyrën se si të largonte edhe gjyshin e tij, Refatin, nga vendi ku ndodhej ngarkesa. Në mënyrë që ky i fundit të mos shikonte personat që të nesërmen do të shkonin te banesa e tij. Kjo pasi kolumbianët do të merrnin nga aty një sasi ‘plehu organik’ për verifikim/ekstraktimi.

Përgjim 11 Nëntor 2022

Denilson Çervanaku, komunikon me xhaxhain e tij, Zenel Çervanak

Z.Ç:He Son.

D. Ç: Ej or vlla. Ne do ikim nesër nga ora dhjetë, njëmbëdhjetë besoj, nisu që në mëngjes herët.
Z. Ç:Nga ora dhjetë, njëmbëdhjetë.
D. Ç: Nga ora dhjetë do vijmë ne andej por ti nisu nga ora shtatë, tetë.

Z.Ç: Ok. Po nisem shpejt atëherë.

D. Ç: Ee. Nisu shpejt edhe të jetë qeni lidh kur të vijmë ne vlla, mos të jetë Refati aty ke shpia. Thuaj të iki…të rrij aty.
Z. Ç:Pa merak, pa merak. Mirë vëlla. Pa merak. Hajt.

Të nesërmen Denilsoni komunikon sërish me xhaxhain e tij Zenelin, ku e vë në dijeni se po vijnë. Dhe që të merrte masat të largonte qenin nga oborri i banesës. Për shkak se po vinin personat që do bënin inspektimin e ngarkesës dhe do mundësonin marrjen prej saj të një sasie të vogël për verifikim. Po ndërsa punët duket se ishin në vijë, komunikimet midis personave të interesuar për ta mbyllur sa më shpejt pastrimin e kokainës, tregojnë të kundërtën.

Ndërsa tensioni duket të jetë në rritje. E tillë shfaqet të jetë edhe biseda e kapur në përgjime më 12 nëntor, midis Denilsonit dhe të fejuarës së tij, ku djali i Viktor Çervanakut shprehet i revoltuar se ‘i huaji’, duke lënë të nënkuptohet kolumbianin, nuk bëri gjë.

Kjo, sipas tij, pasi përkthyesi nuk kishte vajtur në takim. Në këtë bisedë të përgjuar Denilsoni i kërkon të fejuarës të ketë kujdes dhe të mos përmendë emra, por ndërkohë shprehet ‘se do ti fuste ndonjë plumb kokës, se më acaroi me luaji mendsh’, duke nënkuptuar të dyshuarin Klajdi Vrioni, i cili nuk e kishte përfunduar punën.

Shqetësim për zhdukjen e ‘Kolumbianit’, shfaq edhe Nikolin Gjolena. ‘Kolumbiani u zhduk vëlla, por unë e gjej kolumbianin me dasht’, dëgjohet Gjolena ti thotë Denilson Çervanakut. I cili më vonë dëgjohet teksa flet me të fejuarën dhe për raportet e afërta që kanë me Nikolin Gjolenën.

Më tej ata flasin për provën e vogël që do ti bëjnë ngarkesës, në momentin që do të sigurohet kimisti. Por nuk anashkalojnë as marrjen përsipër të përgjegjësisë në rast se zbulohen. Sepse siç thonë, fitimi është shumë i madh.

Denilson Çervanaku, dëgjohet në një tjetër bisedë të datës 30 gusht, me Nikolin Gjolenën, teksa flasin për problemet që kanë me punonjësit e Portit.

Nikolini i tregon Denilsonit, se një lidhje e tij i ka dërguar disa foto të një ambienti tjetër, të cilat bënin fjalë për 3 persona të grupit që ai njihte me parë dhe kanë lidhje me strukturat e shtetit.

Sipas Nikolinit ata kanë kryer dhe vrasje punonjësish policie dhe nuk i kanë dalë garant personit që ka marrë përsipër kalimin e ngarkesës për shkak të kontrolleve.

Denilsoni dhe Gjolena flasin për një ngarkesë tjetër që kanë tentuar ta fusin nëpërmjet Anglisë por që nuk kanë arritur që ta kalojnë dot dhe sipas tyre ngarkesa është kthyer mbrapsht, pasi kanë bërë gabim në vendin e origjinës së mallit në Kolumbi.

Ndërsa shprehen se në të tilla raste ju hapet shumë punë, për shkak të moskoordinimit me bashkëpunëtorët e tyre. Por mes këtyre shqetësimeve, ata nga ana tjetër, janë të lumtur, kur ngarkesa zhdoganohet.

Etiketa: pergjimet

Lajme të lidhura

Plagosja me armë në Vlorë/ I riu u qëllua nga një person me motor pasi doli nga kafja
Aktualitet

Plagosja me armë në Vlorë/ I riu u qëllua nga një person me motor pasi doli nga kafja

19:24 - 07/06/26
Plagosje me armë zjarri në Shijak, dy persona përplasen me njëri-tjetrin pas konfliktit
Aktualitet

Plagosje me armë zjarri në Shijak, dy persona përplasen me njëri-tjetrin pas konfliktit

18:52 - 07/06/26
“Enea më tha se ka lëvizje te stalla”/ Rrëfimi i oficerit që u gjend në vatrën e zjarrit
Aktualitet

“Enea më tha se ka lëvizje te stalla”/ Rrëfimi i oficerit që u gjend në vatrën e zjarrit

18:21 - 07/06/26
Para
E vrau në javën e fundit të shtatzënisë, ky është çifti nga Kosova

E vrau në javën e fundit të shtatzënisë, ky është çifti nga Kosova

Discussion about this post

TË FUNDIT

Qyteti i Elbasanit mban homazhe për futbollistin Fatjon Bunjaku
Breaking Views

Qyteti i Elbasanit mban homazhe për futbollistin Fatjon Bunjaku

20:50 - 07/06/26

Në qytetin e Elbasanit u mbajtën homazhe në nder të futbollistit Fatjon Bunjaku, i cili humbi jetën tragjikisht në një...

Lexo më shumë
Protestuesja shpalos disa kërkesa: Të krijojmë një parti të re opozitare!

Protestuesja shpalos disa kërkesa: Të krijojmë një parti të re opozitare!

20:39 - 07/06/26
“Muçi nuk mbajti dot as një zyrë”/ Rama-Mustafa Nanos: E la detyrën, tregon si duhet ta bëj unë

“Muçi nuk mbajti dot as një zyrë”/ Rama-Mustafa Nanos: E la detyrën, tregon si duhet ta bëj unë

20:23 - 07/06/26
“Rama dorëhiqu”/ Të huaj pjesëmarrës në protestën në Tiranë

“Rama dorëhiqu”/ Të huaj pjesëmarrës në protestën në Tiranë

19:58 - 07/06/26
“Në shesh deri në dorëheqjen e Ramës”, Fatos Lubonja u bashkohet revoltës së qytetarëve

“Në shesh deri në dorëheqjen e Ramës”, Fatos Lubonja u bashkohet revoltës së qytetarëve

19:49 - 07/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusudeneme bonusu veren siteler 2026kralbetcasibombetpark girişJojobetMarsbahis GirişJojobet Girişcasibom girişGrandPashaBet Şikayetvarjojobetjojobet girişcasino siteleriCasibom Girişcasibomcasibomcasibomjojobetcasibom girişjojobet giriş