GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Përgjimet e “SKY”, Basha: Politikanët e lidhur me krimin nuk mund …

12:58 - 05/08/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Përgjimet e “SKY”, Basha: Politikanët e lidhur me krimin nuk mund …
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lulzim Basha, kryetar i PD-së zyrtare, ka vijuar turin e takimeve me mbështetësit e tij në Dibër, nga ku deklaroi se politikanët që kanë lidhje me krimin nuk mund të kenë vend në institucionet përfaqësuese të vendit.

Në këtë kuadër Basha ka insistuar për miratimin e vetting-ut në politikë, si një instrument që do të pastrojë politikën shqiptare jo vetëm nga të korruptuarit, por edhe ata që mbajnë lidhje me krimin.

“Siç dëshmojnë përgjimet e “SKY”, kontrata mes politikës dhe krimit është një plagë e madhe për rendin dhe sigurinë tonë. Ne, si Parti Demokratike, jemi përballur me të, e kemi denoncuar dhe sfiduar në shërbim të interesit publik, prandaj duhet të falenderojmë deputetët tanë për këtë qëndresë të drejtë. Për këtë arsye, ne jemi këmbëngulës në kauzën tonë për pastrimin e politikës, pasi ata që kanë lidhje me krimin nuk mund të kenë vend në institucionet përfaqësuese të vendit!”, tha Basha.

Sipas tij, Shqipëria i ka jetike ndryshimet në sistemin politik, që mundësojnë kontrollin dhe balancën e pushteteve, transparencën dhe llogaridhënien para publikut, sepse korrupsioni flagrant si ai i Inceneratorëve fantazmë, falimentimi i ndërrmarrjeve publike, depërtimi i krimit në strukturat shtetërore, tjetërsimi i pronave përmes të ashtuquajturve “investitorë strategjikë”, vjedhja e fondeve europiane të programit IPARD; si edhe dhjetra padrejtësi të tjera të kësaj klike, kërkojnë një ndërhyrje energjike, e cila jo vetëm të ndëshkojë abuzuesit, apo të ketë rokadë karrigesh, por të mundësojë një ndryshim të vërtetë në funksionimin e shtetit dhe në ripërtëritjen e demokracisë.

Postimi nga Lulzim Basha

Në Dibër, me strukturat drejtuese të Partisë Demokratike të këtij Qarku, nisëm punën për përgatitjen e Kuvendit Kombëtar dhe riorganizimin e çdo dege të forcës sonë politike, për t’i prirë përballjes me pushtetin e korruptuar të Edi Ramës dhe ndërtimin e alternativës, me përfshirjen e gjerë të anëtarëve të partisë, qytetarëve, intelektualëve, grave, të rinjve e të rejave, sipërmarrësve dhe grupeve të interesit në farkëtimin e të ardhmes që shqiptarët meritojnë.

Siç dëshmojnë përgjimet e “SKY”, kontrata mes politikës dhe krimit është një plagë e madhe për rendin dhe sigurinë tonë. Ne, si Parti Demokratike, jemi përballur me të, e kemi denoncuar dhe sfiduar në shërbim të interesit publik, prandaj duhet të falenderojmë deputetët tanë për këtë qëndresë të drejtë. Për këtë arsye, ne jemi këmbëngulës në kauzën tonë për pastrimin e politikës, pasi ata që kanë lidhje me krimin nuk mund të kenë vend në institucionet përfaqësuese të vendit!

Aleanca Qytetare për Demokracinë, do të jetë koalicioni ynë për ta çliruar ekonominë dhe për t’i çuar përpara ndryshimet kushtetuese duke mundësuar:

✅ Listat e hapura;

✅ Vetting-un në politikë;

✅ Kufizimin e mandateve;

✅ Votën e Diasporës;

✅ Zgjedhjen e Presidentit nga populli.

Të gjithë bashkë, përtej dallimeve politike, mundemi ta ndryshojmë filozofinë qeverisëse të dështuar të pushtetit aktual, që varfëron qytetarët dhe pasuron pushtetarët dhe klientelën e tyre.

Shqipëria i ka jetike ndryshimet në sistemin politik, që mundësojnë kontrollin dhe balancën e pushteteve, transparencën dhe llogaridhënien para publikut, sepse korrupsioni flagrant si ai i Inceneratorëve fantazmë, falimentimi i ndërrmarrjeve publike, depërtimi i krimit në strukturat shtetërore, tjetërsimi i pronave përmes të ashtuquajturve “investitorë strategjikë”, vjedhja e fondeve europiane të programit IPARD; si edhe dhjetra padrejtësi të tjera të kësaj klike, kërkojnë një ndërhyrje energjike, e cila jo vetëm të ndëshkojë abuzuesit, apo të ketë rokadë karrigesh, por të mundësojë një ndryshim të vërtetë në funksionimin e shtetit dhe në ripërtëritjen e demokracisë.

Etiketa: BASHADiberKryesore1Politika

Lajme të lidhura

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë
Breaking Views

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…
Breaking Views

Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

22:10 - 20/02/26
Para
Festat e fundvitit, Policia e Shtetit rendit masat e marra

Vjedhja e databases së TIMS, avokati zbulon emrat: Ja si ndodhi...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26

Partia Demokratike ka mbajtur protestën e katërt kombëtare përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit. Për këtë protestë, ka reaguar edhe Kryeministri Edi...

Lexo më shumë
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

22:10 - 20/02/26
Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

21:59 - 20/02/26
Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

21:51 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com