GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Përgjimet e SPAK/ Arben Kraja: Janë përgjuar zyrtarë të të gjitha niveleve

08:16 - 27/04/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Përgjimet e SPAK/ Arben Kraja: Janë përgjuar zyrtarë të të gjitha niveleve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Përgjimet e SPAK/ Arben Kraja: Janë përgjuar zyrtarë të të gjitha niveleve

Prokuroria e Përgjithshme ka deklaruar se për një vit të gjitha prokuroritë në vend përgjuan 3664 shtetas shqiptarë. Sipas të dhënave, rezulton se gati gjysma e tyre u përkasin përgjimeve të kryera nga SPAK.

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, Arben Kraja, në një deklaratë për shtyp tha se pjesë e këtyre përgjimeve kanë qenë zyrtarë të të gjitha niveleve drejtuese në vend.

Kreu i SPAK, Arben Kraja deklaroi: “Po t’i shohësh statistikat, janë më shumë në pjesën që lidhen me korrupsionin dhe krimet që lidhen me të, por sipas parametrave që parashikon ligji”.

Kur u pyet për nivelin që kanë zyrtarët, të cilët ishin të përfshirë në përgjimet e SPAK gjatë vitit 2021, Kraja tha se: Të të gjitha niveleve. Po thashë emra pastaj, ç’kuptim ka! Por i pyetur se a kanë qenë efektive këto përgjime, Kraja u përgjigj se: Patjetër! Janë një mjet për sigurimin e provave, një mjet për hetime proaktive brenda direktivave të Bashkimit Europian i rekomandohet SPAK-ut që të përdori sa më shumë hetime proaktive.

Nga përllogaritjet rezulton që SPAK-u ka përgjuar gjatë në vitin 2021 afërsisht mbi 1500 zyrtarë të niveleve të ndryshme, disa janë arrestuar për çështje të ndryshme.

Kujtojmë se gjatë vitit të kaluar me urdhër të SPAK u arrestua ish-kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe, dhe disa zyrtarë të kësaj bashkie që diskutojnë për gati çdo gjë nëpër bisedat telefonike. Për këtë vit me përgjime dhe mënyra të tjera, SPAK-u dërgoi në paraburgim ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, ish-sekretarin e përgjithshëm, Alqi Bllako, dhe një grup ish-zyrtarësh të tjerë të përfshirë në çështjen e Inceneratorëve. Një çështje e diskutueshme ka qënë ajo e Rovena Vodës, ish-zëvendës ministre e Brendshme, emri i së cilës u zbardh u vu nën akuzë për ryshfet pasi pranoi një arkë me peshk dhe një telefon. Gjithashtu, nga përgjimet ka përfunduar në burg edhe prokurori i Kukësit, Edmond Karriqi, dhe prokurori i Sarandës, Sali Hasa.

Etiketa: Arben Krajaarrestimedeklarate per mediatKryesore1pergjimetviti 2021zyrtar te te gjitha niveleve

Lajme të lidhura

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin
Aktualitet

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin
Aktualitet

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë
Aktualitet

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Para
Ky është fruti që bën mrekulli për trupin tuaj

Ky është fruti që bën mrekulli për trupin tuaj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com