GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Përgjimet/ Ja roli i djalit të Bledi Çuçit në kontrabandën e ilaçeve

20:33 - 17/06/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Përgjimet/ Ja roli i djalit të Bledi Çuçit në kontrabandën e ilaçeve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi se është arrestuar në Itali për kontrabandë ilaçesh dhe pacientësh shqiptarë që të merrnin karta shëndeti të falsifikuara në kohën e Covid, djali i ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, Endi Çuçi.

Përgjimet telefonike janë realizuar nga Prokuroria italiane dhe po këto përgjime zbulojnë kontrabandën e ilaçeve dhe falsifikimin e dokumenteve mjekësore.

Në lidhjen telefonike të raportuar më poshtë, VLADIMIR PETO ka konfirmuar ardhjen e nipit të tij.

Ndue Pulaj i konfirmoi Evisa Sulejmanit dërgimin e barnave falë transportit të Endi Çuçit.

Ndue Pulaj: Dhe të shtunën të sjell Tamoxifene…

Erisa Sulejmani: E shtunë?

Ndue Pulaj: E shtuna vjen djali i Zhakut… (Zhaklinë Peto, ish bashkëshortja e Bledi Çuçit dhe e ëma e Endi Çuçit, juriste dhe ish-kandidate për në KED).

Sipas dosjes, Endi Çuçi vetëm 24 vjeç, akuzohet se ka gisht në rrjetin e trafikantëve që u zbulua disa ditë më parë, të cilët kontrabandonin ilaçe por edhe emigrantë të paligjshëm me pretendimin se ishin të sëmurë.

Endi Çuçi rezulton se kishte rolin e transportuesit të barnave.

Si e raportuan mediet italiane rastin?

Certifikata false të sëmundjeve të rënda për të lehtësuar emigracionin e paligjshëm. Kjo akuzë çoi në arrestimin e të paktën nëntë personave, në një hetim të koordinuar nga prokuroria italiane në bashkëpunim me SPAK.

Një sistem i përbërë nga mjekë italianë dhe shtetas shqiptarë që kishin krijuar një agjenci të paligjshme “turizmi shëndetësor”.

Përveç akuzës së ndihmës së emigracionit të paligjshëm, hetimet u zgjeruan edhe për mashtrim në sistemin kombëtar të shëndetësisë, falsifikim, korrupsion dhe trafik droge.

Sipas hetimeve rezulton se kreu i kësaj organizate është biznesmeni shqiptar Ndue Pulaj me banim në Bellinzago.

Në një nga përgjimet e 55-vjeçarit rezulton se ai u shpjegon në telefon bashkatdhetarëve se si duhet të lëvizin:

“Kam futur shumë njerëz dhe e di si funksionon, duhet të jeni të sigurt”, shprehej ai.

Në një tjetër, bisedë të përgjuar, biznesmeni shqiptar dëgjohet teksa flet për të lejuar një grua shqiptare: “Ne e diagnostikojmë atë në Shqipëri që ka probleme gjinekologjike dhe një tumor të dyshuar”.

Sipas hetuesve italianë, mjekët që operojnë në spitalin Çernusco sul Naviljo, përpilonin rregullisht certifikata mjekësore të rreme me drejtues të subjekteve shqiptare për të lehtësuar hyrjen e tyre në territorin italian për një trajtim mjekësor.

Në një prej përgjimeve thuhej: “E rëndësishme është që të më marrësh një kartë shëndetësore. Marrëveshja ishte 4000”, i thotë mjeku italian Pulajt, duke iu referuar një shtetasi shqiptar që do të pranohej. Ndërsa doktori i përgjigjet: “Jo, kërkova 6000 siç më thatë, por ai ishte pak i dëshpëruar dhe më tha a mund të të jap 4000 euro?”.

Nga hetimet rezulton se Pulaj ka pasur kontakte me institucione të ndryshme shëndetësore në Itali. Në të njëjtën kohë, grupi kishte organizuar edhe një trafik droge, falë ndihmës së të njëjtëve mjekë, përmes recetave të përpiluara, blinin ilaçe, veçanërisht Clexane që ishte një terapi për Covid-in. Barnat që më pas dërgoheshin në Shqipëri dhe shiteshin në tregun e zi. Ndër substancat që shiten edhe oksikodoni, Fentanil dhe morfina.

Sipas hetuesve të huaj, në krye të skemës qëndronte italiani Davide Luigi Vergani.

Ky i fundit shfaqet në video duke marrë një shumë të madhe parash në këmbim të kartës së shëndetit për Gentian Iljazin.

SHQIPTARËT E ARRESTUAR

Ndue Pulaj

Stela Papa

Vjollca Purashaj

Gentian Iljazi

Evisa Sulejmani

Aleksandër.GJ

ITALIANËT E ARRESTUAR

Davide Luigi Vergani

Domenico Paternò

Domenico Carriero

 

Etiketa: Endi Cucikontrabande

Lajme të lidhura

Edhe sa mandate i duhen Ramës për të shfarosur totalisht bujqësinë
Aktualitet

Nuk ndalet rënia e bujqësisë dhe industrisë, rritja po vjen nga sektorë të paqëndrueshëm

08:18 - 29/12/25
Gati amnistia penale, ministri i Drejtësisë: Ja kategoritë që përfitojnë ulje dhe lirim nga burgu
Aktualitet

Gati amnistia penale, ministri i Drejtësisë: Ja kategoritë që përfitojnë ulje dhe lirim nga burgu

18:17 - 28/12/25
Përplasi për vdekje këmbësoren në Qafë Thanë, arrestohet 31-vjeçari
Aktualitet

Përplasi për vdekje këmbësoren në Qafë Thanë, arrestohet 31-vjeçari

17:39 - 28/12/25
Para
Në publik duke u puthur, zbulohet lidhja e ‘fshehtë’ e Atdhe Xharavinës

Bora Zemani? Ja arsyeja pse Atdheu nuk u rikthye në “Përputhen”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Edhe sa mandate i duhen Ramës për të shfarosur totalisht bujqësinë
Aktualitet

Nuk ndalet rënia e bujqësisë dhe industrisë, rritja po vjen nga sektorë të paqëndrueshëm

08:18 - 29/12/25

Mënyra se si po rritet Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) tregon se ekonomia po mbështetet gjithnjë e më pak te...

Lexo më shumë
Kursi i këmbimit 18 mars 2025

Këmbimi valutor 29 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:16 - 29/12/25
Temperatura të ulta dhe vranësira/ Ja si do të jetë moti këtë të shtunë

Parashikimi i motit për sot, 29 dhjetor 2025

07:45 - 29/12/25
Orbán luan me të mëdhenjtë: një vit pa sanksione, me bekimin e Trumpit

Horoskopi për ditën e sotme, 29 Dhjetor 2025

07:36 - 29/12/25
Lautaro Martinez përfiton nga gabimi i Gjimshitit, Inter fiton dhe kryeson

Lautaro Martinez përfiton nga gabimi i Gjimshitit, Inter fiton dhe kryeson

23:07 - 28/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com