GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Përgjimet në “SKY”, del emri i Elvana Gjatës. 500 mijë euro po ti…

20:12 - 22/11/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
Përgjimet në “SKY”, del emri i Elvana Gjatës. 500 mijë euro po ti…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Elvana Gjata, këngëtarja e njohur e përfolur gjerësisht në ngjarjen në zonën e ish-bllokut në Tiranë ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe u plagosën Eljo Hato së bashku me Ervis Martinaj, ka dalë sërisht në skenë e lidhjeve të saj me Ervin Mata (Boli).

Emri i këngëtares del në një nga komunikimet që bën Erzen Breçani me djalin e tij, Eralbin, ku Erzeni i thotë të birit se kishte fol me Ervinin, e ky i funidt do i transferonte 500 mijë euro borxh, me llogarinë e këngëtares, Elvanës.

Me sa duket Mata përdorte llogarinë e të fejuarës së tij, Elvana Gjata, për të kryer transaksionet.

Mes shumë episodeve të siguruara nga “Ora Neës” në një rast jepet një tablo e qartë, ku gjatë një komunikimi në muajin Gusht 2020 në “Sky”, konfirmohet biseda e transaksionit prej 500 mijë euro.

Sipas dosjes hetimore në datën 18 gusht 2020 në orën 00:00:39, Erzen Breçani pasi ka marrë në posedim aparatin telefonik me SkyEÇ me perdorues KOB9EP, i dërgon mesazh zanor Ç4RE2 më përmbajtje:
Erzeni: Ç’a bone a je mirë?

Më pas në orën 00:09:50 Erzeni komunikon me djalin e tij Eralbi Breçani, perdores i SkyEÇ S7DEGI.
Erzen Breçani i tregon që aparatin telefonik me aplikacionin SkyEÇ ia ka blerë Bujar Ajeti për shkak se janë përgjuar.

Erzen Breçani i tregon që ka patur një bisedë me Ervin Matën dhe ky i fundit i ka ofruar 500 mijë euro borxh, për ta ndihmuar për ndërtimin e një HEC-i, por Erzeni ka refuzuar.

Në bisedë me Eralbi Breçanin i tregon për HEC-in dhe etapat e ndërtimit qe po zhvillohen aty. Ai i kërkon të birit që mos të vazhdojë me aktivitetin e tij jashtë shtetit duke rrezikuar, ku dyshohet që i referohet aktivitetit të jashtëligjshëm me lëndët psikotrope që zhvillon Eralbi Breçani dhe për t’i vënë në dukje rrezikshmërinë i tregon edhe për rastin që e ka përgjuar policia së bashku me Bujar Ajetin.

Babë e bir shkëmbejnë mesazhet:

Erzeni:…Persh…A eshte ky. Tini i joti… Toni. Ok. Sa e kam une apo ate që ta thash…Ma bleu Bujari me 80 dit i mushun…Ngage na kan pergjue…Ç’a je ka bani ju? Si asht Ervini?…Nuk pata kohë me të thanë se mtha mue po ti dergoj nga llogaria e Elvanes 500 mij euro borxh…

E maroj punet sa t’i kalosh kto halle…I thashë jo ne asnje menyrë…I ka Eralbi po nuk ka me ç’ka i sjell tha, kam njerez une që i sjellin sa te dush. Nuk jam ka të thom me nis gja jo, po të thash se me pat than vet dhe nuk te pata kallxue se nuk nejtem bashk..

Tash sa ka i bjen ne mend hic per HEC-in me than te drejten…Nuk i thash une nismi mtha vet e i thash ne asnje menyr…Me mujt me gjet noj lek me i ruejt per noj sëmundje se fola me Bardhin e ka pas ka pague i rrug hekur e gjys pagese Ramizit e nuk kem pague as punëtoret gati një muaj jua kem shty rrogat po shof une kto dy dit e takoj do shokë me u marr noj gja që mos te rim ne mshir te fatit….

I thash Ramizit sot nuk kam lek me te dhan, tha shiko me gjej noj pun noj tender i thash pz po shof. Ruje veten ti eme kan shnosh per veti e lej punt që rrezikojnë se apo e shef si mu kan vu mue e bujarit, tan shteti ne shpin…”

Nga biseda e zhvilluar ku permenden “Bardhi” “hidrocentrali”, duke ju referuar edhe veprimeve dhe verifikimeve tona, rezulton se subjekti “Breçani R.O.S.P” sh.p.k, me objekt veprimtarie sigurimi privat i sigurise fizike dhe nder tjera edhe shfrytezimin dhe administrimin e hidrocentralit “Drita”, me ortak të vetem dhe administrator Fatbardh Breçanin, vëllain e Erzen Breçanit, me vendim Nr.14 date 12.07.2019 et K.K.T është miratuar leja per ndertimin e objektit ‘Ndertimi i burimit të rigjenerues të energjise, hidrocentralit “Drita, në lumin e Gahit, Bashkia Tropoje, Qarku Kukes”.

“Breçani R.O.S.P” ka ndërtuar hidrocentralin “Drita” dhe ka regjistruar në QKB me NUIS L99524601K date 24.09.2019 “HEC Drita Energy”, me ortak të vetem “Breçani R.O.S.P” dhe administrator shtetasin Eralbi Breçani për periudhen 23.09.2019-23.09.2024. Emri i shtetasit Erzen Breçani nuk figuron në asnje nga dokumentet e depozituara ne QKB apo akt themelimi. Vetë Erzen Breçani sipas sistemit ÇcTS rezulton i punësuar në kompanine Breçani R.O.S.P.

Erzen Breçani, ish-drejtues policie, dhe njëherësh ish-kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike, u arrestua të hënën në kuadër të goditjes së një grupi kriminal, i cili trafikonte sasi të mëdha kokaine nga vendet e Amerikës Latine, por edhe kishte kryer dhe organizuar plane për eleminimin fizik të disa personave.

Në dosjen e SPAK, Breçani evidentohet në disa episode, fillimisht për lidhjen e tij familjare me Ervin Matën, motrën e të cilit e kishte nusen e djalit të tij, por edhe për shoqërinë me të fortin e Kukësit Bujar Germizi.

Djali i Erzen Breçanit, Eralbi Breçani dhe Ervin Mata janë në kërkim nga SPAK, por ende autoritetet nuk kanë rënë në gjurmët e tyre. Në kërkim është shpallur dhe Ismail Zeneli.

Ndërkohë ditën e nesërme pritet që të dalin para gjykatës Erzen Bercani, Besmir Murati, Dedan Gjoni dhe Bujar Ajeti./Ora News

 

Lajme të lidhura

Maltë/ Arrestohet shqiptari i dënuar me 18 vite burg nga autoritetet belge
Aktualitet

Maltë/ Arrestohet shqiptari i dënuar me 18 vite burg nga autoritetet belge

22:30 - 02/02/26
Skandal te “Komuna e Parisit”: Këshilltarja e Petrit Malajt i zapton banesën këngëtarit të njohur
Aktualitet

Skandal te “Komuna e Parisit”: Këshilltarja e Petrit Malajt i zapton banesën këngëtarit të njohur

22:08 - 02/02/26
Lezhë/ Tre autorë të identifikuar për atentatin ndaj Nikulajt, ndalohet polici që reagoi me armë
Aktualitet

Lezhë/ Tre autorë të identifikuar për atentatin ndaj Nikulajt, ndalohet polici që reagoi me armë

21:46 - 02/02/26
Para
“Koha për veprim”, Berisha: Shqiptarët të ngrihen sot, ndryshe…

“Koha për veprim”, Berisha: Shqiptarët të ngrihen sot, ndryshe...

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Protothema” artikull për kryeministrin Rama: Ironizon Greqinë, por shteti helen e ftoi të ndjekë kurs në Harvard
Breaking Views

“Protothema” artikull për kryeministrin Rama: Ironizon Greqinë, por shteti helen e ftoi të ndjekë kurs në Harvard

23:34 - 02/02/26

Kryeministri shqiptar Edi Rama shkaktoi polemika disa ditë më parë kur foli në Knesset (Parlamenti Izraelit): “Unë jam katolik, gruaja...

Lexo më shumë
Nuk do të rikthehet në Evropë, zbulohet skuadra e re e Benzemas

Nuk do të rikthehet në Evropë, zbulohet skuadra e re e Benzemas

23:30 - 02/02/26
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me Tammy Abraham

Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me Tammy Abraham

23:16 - 02/02/26
Brajan Gruda rikthehet në Bundesliga, prezantohet nga Leipzig

Brajan Gruda rikthehet në Bundesliga, prezantohet nga Leipzig

23:00 - 02/02/26
Napoli përforcohet me Alisson Santos nga Sportingu

Napoli përforcohet me Alisson Santos nga Sportingu

22:45 - 02/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com