GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Përgjimet që “nxorën blof” Elsa Lilën: S’më kontrollon njeri, si Shqipëria, duhet miku me shtetin

08:55 - 17/03/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
EMRAT/ Kush janë artistët shqiptarë të arrestuar për drogë ndër vite
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Përgjimet të cilat kanë në fokus këngëtaren shqiptare Elsa Lilën janë bërë publike në shtetin fqinj, Itali. Në këto përgjime theksohet lidhja që artisja kishte me grupin e drogës dhe sigurinë që kishte ndaj shtetit italian, pasi sipas saj kishte lidhje të shkëlqyera. Pjesë e përgjimeve ishte dhe SHQIPËRIA. Elsa bëri një paralelizëm, duke thënë se ashtu si në Shqipëri që duhen njohjet dhe miku për t’u lidhur me shtetin, skema funksionon e njëjtë edhe për Italinë.

“Shko, shko atje, ndërro vend”, mësohet ti ketë thënë Lila trafikantit. Gjatë bisedës së zbardhur nga përgjimet, Lila më shumë se policisë i frikësohej hajdutëve, pasi mund ti vidhnin kasafortën e parave, që dyshohet se ishin produkt i trafikur të drogës.

 “Nëse ‘kutia’ hapet, do duhet të bëjnë një burg të ri në Romë!”.

Këngëtarja:Nuk më vjen njeri nga shteti për të më kontrolluar, më njohin, kam marrëdhënie të shkëlqyera. Në një rast “më dhanë një gjobë por më thanë të mos e paguaja sepse nuk do ta kontrollonin”. Sepse këtu “si në Shqipëri duhet një mik/lidhje me shtetin, se çfarëdo qeverie të jesh do të shpëtosh, duhet të gjesh një rrugë pasi edhe këtu shiten kaq shumë”.

Mësohet se artistja shqiptare mbante “Kutinë e Babagjyshit”, e cila konsistonte në arkën e fshehur ku kishte para dhe fatura nga banda e trafikantëve. Gjyqtari e konsideron Elsa Lilën plotësisht “pjesëmarrëse në organizatë” dhe “person të besuar” të Bocit, të cilit i ofroi shtëpinë e saj në verën e 2019 për t’u fshehur nga policia.

Tetë persona të tjerë përfunduan në qeli, dhe tre të tjerë, mes të cilëve kreu i bandës shqiptare, Arindi Boci, i njohur si “Rindi”, është i arratisur. Për hetuesit Lila ishte kontabilistja e grupit. Këngëtares shqiptare pritet që ti komunikohet masa e sigurisë në ditët e ardhshme.

Elsa Lila u arrestua ditën e djeshme në Itali. Ajo dyshohet se bën pjesë në një organizatë kriminale që merrej me shitjen e drogës. Sipas tyre, grupi përbëhet nga 13 persona, italianë dhe shqiptarë ndërsa drejtues i grupit rezulton një shqiptar, i cili është i shpallur në kërkim jashtë vendit ndërsa anëtarët e tjerë kishin rolin e furnitorëve.

Etiketa: Elsa LilaKryesore1

Lajme të lidhura

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali
Aktualitet

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet
Aktualitet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë
Aktualitet

Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë

15:48 - 01/04/26
Para
Gjashtë vende, përfshirë Shqipërinë kërkojnë mbledhjen e Këshillit të Sigurimit për Ukrainën

Gjashtë vende, përfshirë Shqipërinë kërkojnë mbledhjen e Këshillit të Sigurimit për Ukrainën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com