GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Përgjimet/ Si do ekzekutoheshin me Bazuka dy sipërmarrës italianë me urdhër të bosit shqiptar të drogës në Itali, Elvis Demçe

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Përgjimet/ Si do ekzekutoheshin me Bazuka dy sipërmarrës italianë me urdhër të bosit shqiptar të drogës në Itali, Elvis Demçe
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bosi i drogës Elvis Demçe po organizonte ekzekutimin e sipërmarrësit Tonino Lucianin dhe partnerin e tij, të cilët kishin interesa në kompani ndërtimi, skela dhe në klubin e futbollit Cavese. Dhe këtë e kishin menduar ta bënin pikërisht duke sulmuar shtëpinë e tij me një armë bazuka.

Porositë e bosit shqiptar të drogës Elvis Demçes, banda e të cilit u shpartallua janarin e kaluar nga prokuroria e Romës duken si urdhrat e një gjenerali që do sulmoj një ushtri pasi bazuka hyn tek armatimet e rënda që përdoret në zona konflikti ushtarak. Bisedat e deshifruara nga aplikacioni që kriminelët përdornin për ti shpëtuar veshit të policisë, Sky Etc, zbulojnë se të dyshuarit donin të vrisnin sipërmarrësin e fuqishëm italian Tonino Lucianin që kishte interesa në kompani ndërtimi, skela dhe në klubin e futbollit Cavese. Dhe këtë e kishin menduar ta bënin pikërisht duke sulmuar shtëpinë e tij me një armë bazuka. Në objektiv ishte gjithashtu edhe goditja e partnerit të tij Ariosto Pasquazzi.

“Po kur do t’ia japim goditjen këtyre të padenjëve?” pyet Demçe një nga ‘togerët’ e tij, Francesco “Bigis” Bastianelli, duke i nisur në chat  foton e viktimave të tyre, sipërmarrësve me interes në kompanitë e ndërtimit, skela dhe investitorë në klubin e futbollit Cavese.

Në janar 2021 ata bisedojnë: “O vlla, shkoji gjeji emrin dhe mbiemrin… që t’i marrim familjen dhe ta bëjmë të bindet”.

Fjalët janë të vetë Shefit Elvis Demçe. Qellimi është i qartë: “Duhet t’u heqim të paktën 500 mijë euro atyre dy spiunëve’”. Muajin pasardhës Demçe e informon Bastianellin për ngarkesën e armëve që ka kryer nga furnitorët kalabrezë dhe shton se të nesërmen do të mbërrijnë dhe do të jenë në dispozicion të organizatës së tyre”. Në fotot që shkëmbejnë mes tyre kriminelët janë armë të tilla si M16, Ak47 dhe pistoleta. Ndër armët është edhe “një bazukë për t’u përdorur kundër shtëpisë së  Lucianit”. Shefi jep urdhrin për mallin që do të blihet. Dhe ortaku i përgjigjet: “Nesër më sjellin të tjera armë por dhe bazukën” dhe me bazukën tashmë gjithçka është gati. Një “fshatar” ka kryer edhe “inspektime për të parë se kush ndodhet brenda pronës, objektiv për tu goditur.

Por njëri nga të dyshuarit vendos t’i japë një paralajmërim të fundit Lucianëve: “Ishin në një lokal,  që ndalova, piva kafe, ata më  përshëndetën dhe menjëherë unë u thashë: duhet ti gjejmë një zgjidhje kësaj çështjeje”, tregon ai në chat-in, e zbuluar nga autoritetet.

“Jo luftë, ne e kemi respektuar njëri-tjetrin … ju na keni respektuar gjithmonë edhe pse keni shkuar te dy djemtë tanë të vegjël dhe keni thënë e kërkuar.”.

Dhe viktimat të frikësuara janë përgjigjur: “Ndoshta jemi shprehur keq ose e kemi keqkuptuar … gjithmonë pa dashur të tregojmë mos respekt”.

Etiketa: bosi i droges ne Italiekzekutim me bazukaelvis demcepergjimet

Lajme të lidhura

Një vilë luksoze në këmbim të tenderit, si e fshehu Belinda Balluku pronën e dytë në Palasë
Aktualitet

Një vilë luksoze në këmbim të tenderit, si e fshehu Belinda Balluku pronën e dytë në Palasë

08:30 - 11/09/26
“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë
Aktualitet

Kombi na thërret!/ Sot protesta e 104, qytetarët mbushin përsëri sheshin: Do e rrëzojmë këtë regjim kriminal

07:51 - 11/09/26
Agravon situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen tek zyrat e Bankers
Aktualitet

Agravon situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen tek zyrat e Bankers

22:07 - 10/09/26
Para
Të gjithë po i ngacmon kureshtja/ A ia dha policia makinën për klip Gjikos?

Të gjithë po i ngacmon kureshtja/ A ia dha policia makinën për klip Gjikos?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 11 shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:33 - 11/09/26

Në kursin e këmbimit valutor sot, 11 shtator, një dollar amerikan blihet me 78.7 lekë dhe shitet me 80 lekë....

Lexo më shumë
Një vilë luksoze në këmbim të tenderit, si e fshehu Belinda Balluku pronën e dytë në Palasë

Një vilë luksoze në këmbim të tenderit, si e fshehu Belinda Balluku pronën e dytë në Palasë

08:30 - 11/09/26
25 vjet nga sulmi terrorist mbi Kullat Binjake, çfarë ndodhi më 11 Shtator?

25 vjet nga sulmi terrorist mbi Kullat Binjake, çfarë ndodhi më 11 Shtator?

08:16 - 11/09/26
“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë

Kombi na thërret!/ Sot protesta e 104, qytetarët mbushin përsëri sheshin: Do e rrëzojmë këtë regjim kriminal

07:51 - 11/09/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 11 Shtator 2026

07:34 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com