GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Përgjimet/ Si i siguronin farmacistët ilaçet që mungojnë në treg

13:50 - 21/10/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
Përgjimet/ Si i siguronin farmacistët ilaçet që mungojnë në treg
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zbardhen përgjimet mes farmacistëve dhe furnizuesve të arrestuar sot në Tiranë, të cilët tregtonin medikamente mjekësore nga vendet si Italia, Greqia dhe Kosova, më pas i shisnin ato në qytete të ndryshme me çmime të larta.

Devis Beqiri, Gentian Beqiri, Erjon Bajramaj, Dinë Thaqi, Ermal Merdani,  Lorin Bregoniva, Almed Hoxha, Elton Qorri, Albi Dyrmishi, Florian Muçogalli, Saimir Dervishi, Admir Hoxha, Gëzim Hoxha, Artur Spaho, Tomor Mustafaj, Albert Bakaj furnizonte farmacitë me ilaçe kontrabandë pa pullë fiskale, u zbulua nga përgjimet. 5 prej të cilëve janë nën masën arrest me burg në mungesë, ndërsa për të tjerët është urdhëruar ndalimi i menjëhershëm.

Hetimet nga prokurori Bledar Valikaj zbulon se ata ekspozohen me role të ndara, farmacistë dhe transportuese që kontrabandonin ilaçe të domsoshme për mjekim në disa qytete. Gazetarja Anila Hoxha mëson se në këto hetime janë përdorur metoda stimuluese, dy agjentë të policisë janë paraqitur për të blerë ilaçe si persona të interesuar. Operacioni u ndërpre mbrëmjen e kaluar sepse njëri nga furnizuesit ka kërkuar verifikim  Në dosjen bëhet fjalë për ilaçe të tilla si: Klaricid, Ceclor, Ceftoral, Zithroma, Depon, Zithromax, Zoloft, Flagyl, Bisovlon, Diamicron, Diovan, Diovan, Vermox etj.

Janë marrë në pyetje të arrestuarit në kushtet e flagrancës, që kanë deklaruar se nuk ishin në dijeni se ilaçet ishin të kontrabanduara, por sipas tyre, medikamentet janë të domosdoshme

Në dosjen voluminoze të zbardhur nga redaksia e TCH web, farmacistët komunikojnë në aplikacionin “WhatssApp” me furnizuesit për çmimet dhe për mënyrën sesi do të transportoheshin ilaçet, të cilat vinin nga dogana e Greqisë dhe e Kosovës.

Devis Beqiri ka deklaruar se ai ka qenë i punësuar në shumë subjekte farmaceutike. Duke qenë i angazhuar në këtë sektor, ai ka krijuar kontakte dhe njohje me profesionistë të fushës, si mjekë apo farmacistë. Pasi ka  mbetur pa punë dhe në kushte të vështira familjare, ishte i divorcuar dhe më një fëmijë të vogël, e kanë detyruar atë të përfshihet në kontrabandimin e ilaçeve. Por ai ka cilësuar se barnat të cilat tregtonte ishin cilësore.

Gentian Beqiri ka deklaruar se lidhur me aktivitetin që zhvillon i vëllai nuk ka dijeni për mënyrën si shiten apo si blihen ilaçet, por aktiviteti është i ligjshëm pasi i vëllai e njëh sektorin e farmaceutikës.

Në bisedat e kryera është edhe biseda e Dine Thaqit, i cili pyet furnizuesit nëse i ka gati porositë dhe insiston për takim. Ata kanë shkëmbyer një zarf tek Tajvani pasi subjekti ka qene aty përgjatë gjithë natës në Kazino. Ai është me origjinë nga Kosova dhe dyshohet se ka sjellë porosi nga pika kufitare e Kosovës. Gjithashtu në bisedat e datës 17.10.2023 ata kanë edhe një bisedë ku pas blerjes nga i infiltruari, kërkon informacion pasi dyshon se janë punonjës të SHIKUT.

Arsyeja pse kanë zhvilluar këtë bisedë thotë Prokuroria, është pasi në momentin e parë të takimit, i infiltruari është paraqitur me emra farmacish të cilat nuk ekzistonin. Në përgjime është edhe një mjek gjinekolog.

Po ashtu, Artur Spaho porosiste barna kontrabandë pasi kishte kërkesë nga klientët për ilaçe që nuk gjendeshin në treg.

Pjesë nga përgjimet:

10/3/23, 10:28 – Turi: I more ato

10/3/23, 10:30 – Bregovina.l: Për 1 orë do i kesh aty se jam me njerëz sot

10/3/23, 10:31 – Turi: Ok. Nazonan ke, është Levopromazin

10/6/23, 09:32 – Bregovina.l: Jo, ktheu pak te dyqani

Tomor Mustafa, u ndalua pasi gjatë kontrollit të telefonit iu gjetën biseda ku porosiste barnat kontrabandë.

Pjesë nga biseda: (Të përzgjedhura)

16.1.23, 2:01:11 Toli: 14 Rocefina mingjen dot

16.1.23, 2:27:20 Devi: Nuk kam

14.4.23, 11:19:16  Toli: Nona, mgjes

14.4.23, 11:19:38 Toli: A mundesh me i cu para orës 2 ato

14.4.23, 11:20:47  Devi: Jo se në 6 e 30 do tak me atë

14.4.23, 11:21:29 Toli: Ok po i them ka ora 7

14.4.23, 8:14:33  Devi: Të çova 600 euro

14.4.23, 8:14:37  Devi: Sa janë

17.4.23, 12:42:23 Toli: 156000

17.4.23, 12:42:52 Devi: Ok, më vonë flasim

15.5.23, 8:48:09  Devi: Ai s’më ka sjellë asgjë v*,po të sjell 1.5 nesër

15.5.23, 8:48:30 Toli: O nona r*pt ju kam them që t premten se pz ski st miat

15.5.23, 8:48:49 Devi: Po cë të bëj të shiten vetë

15.5.23, 8:49:00 Toli: Po s’ka lidhje tshit

15.5.23, 8:49:02 Toli: Vetëm t’pyta

15.5.23, 8:49:09 Toli: The i ka mos fol budalliqe

15.5.23, 8:49:13 Toli: Tani t shiti veten thot

15.5.23, 8:49:21 Devi: Të shitem unë ore

5.5.23, 8:49:23 Devi: Jo au

5.5.23, 8:49:29 Devi: Ai se kushton shume

6.5.23, 12:10:21 Toli: Nona erdhe

6.5.23, 12:14:53Devi: Sa u nisa

16.5.23, 7:48:5 Toli: Po ju kam dhën 1.5

16.5.23, 7:49:06 Toli: Më marin tel thon ke 1 se shkuan e i morën ato

16.5.23, 7:53:50 Devi: Kisha për të paguar pjesën e djalit dhe aq kisha

26.5.23, 11:15:47 Devi: Duan siguracion

26.5.23, 2:00:47 Toli: Po si do ja bëjmë, të parat vetë i kam paguar.

126.5.23, 2:10:48  Devi: Ore prz s’kam vajta si legen te banka

29.5.23, 9:11:17 Toli: Nona ca bene, ma bëj një njishe sot

29.5.23, 9:11:47 Devi: Jam në Itali të thash

29.5.23, 9:12:00 Toli: Ro*t kanë kapur 25 milion

29.5.23, 9:12:06 Devi: Ca thua

29.5.23, 9:12:08 Toli: Duhet me i mbledh ro*t. Më fike, shif bëj diçka pash zotin

29.5.23, 9:14:20 Devi: Po ca të bëj o nona prz, sikur i kam e nuk ti jap

Biseda e Albert Bakajt me Devis Beqirin (Të përzgjedhura)

2.9.20, 11:57:30 Albert Elbasan: Mëduhen maska dhe doreza

2.9.20, 11:57:39 Devi: Sa maska dhe sa doreza të duhen

2.9.20; 11:57:56 Albert Elbasan: Po mi bëj 5+5

2.9.20, 11:59:41 Devi: Këto po ti bëj me lek në dorë

2.9.20, 12:00:15 Albert Elbasan: Po

8.9.20, 6:39:27 Albert Elbasan: Më duhet Aminoven 5%, Nulan (procarbazine) 50mg 18

18.9.20, 4:49:13 Devi: Ska

18.9.20, 4:49:27 Albert Elbasan: Ok

18.9.20, 4:49:57 Devi: Përdoret për tumorin në tru. Dhe limfomen hodking

3.11.20, 11:47:56Albert Elbasan: Remdes 5 cop fare behet

3.11.20, 11:50:28 Devi: Nuk ka

3.11.20, 5:29:24 Albert Elbasan: Dhe 5 xarelto

3.11.20, 5:29:32 Albert Elbasan: Mi gjen dot?

5.21, 12:36:38 Albert Elbasan: Behet fjalë për Decapeptyl dite+ Exemestane 25mg 1cp/ditë për 5vite

15.21, 12:37:25 Albert Elbasan: I dua për një njeriun tim ai gjejmë dot

1.5.21, 4:36:53 Devi: Të pyes e të them

7.5.21, 4:37:24 Albert Elbasan: Vinë nga Italia këto

7.5.21, 4:52:12 Devi: Në Itali

Në bisedat të cilat janë voluminoze, flitet më tej për lloje të tjera ilaçesh, biseda e vazhdueshme për çmimet dhe lidhja me farmacistë të tjerë.

 

Etiketa: ilaceKryesore1pergjime

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
“Pendohet” Ronaldo Sharka? Fshin të gjithë postimet kundra Oltës

"Pendohet" Ronaldo Sharka? Fshin të gjithë postimet kundra Oltës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com