GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Përgjimet – Si u përfshi Beqaj në skemën e vjedhjes së fondeve, roli i mikut të tij

12:12 - 09/07/24
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Përgjimet – Si u përfshi Beqaj në skemën e vjedhjes së fondeve, roli i mikut të tij
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dalin në “dritë” të tjera detaje lidhur me dosjen hetimore të ish-ministrit Ilir Beqaj dhe personave të tjerë që lidhen me të dhe dyshohet se kanë përfituar nga fondet e BE, në kohën kur ai drejtonte ‘SASPAC’.

Nga hetimet ka rezultuar ndër të tjera se personi që akuzohet së bashku me Beqajn dhe njihet si një nga njerëzit e afërt të ish-ministrit, Ermal Kurtulaj, është marrë më çdo detaj për të arritur në “rregullimin” e faturave fiktive dhe për të fryrë më pas çmimet për tenderin që është organizuar për një event që financohej nga SASPAC, por që fituesit ishin paracaktuar me kohë, dhe që restoranti që kishte bërë shërbimin ishte ‘Gzona’, i Ilir Beqajt.

Praktikisht eventi ishte organizuar në datat 3-5 prill 2023, ndërsa “vulosjet” dhe “firmosjet” për tenderin bëhen mes muajve qershor, korrik, gusht 2023, ndërkohë që do duhej të ishin bërë para eventit.

Ky i fundit, në një nga komunikimet që ka pasur me Gazmend Prengën, administrator i restorant Gzona, i shkruan se “Duhet bërë faturë për Landways pagese me bankë” “Sherbim catering ose shërbim restoranti si te duash 350 veta total 33,250 Euro pa tvsh”.

Në vijim, Gazmend Prenga i nis Kurtulajt faturën e bërë për Landways, me vlerë 4,189,500. Në vijim të bisedës Prenga i dërgon një foto me emrat e stafit ndërkohë Kurtulaj e udhëzon duke i thënë “ok bëji të gjithë, personel konferenca do e vesh në total, 245,000″.

Sipas hetuesve, këto komunikime japin të dhëna se marrëdhënia mes subjekti Gzona dhe kontraktuesit shoqërisë “Landways“, nuk ka qenë një marrëdhënie tregtare e zhvilluar natyralisht, por një marrëdhënie fiktive e cila është ndërmjetësuar, për të plotësuar dokumentacionin dhe faturat përkatëse, nga personi nën hetim Ermal Kurtulaj.

Hetuesit kanë sekuestruar në zyrën e Kurtulajt një dosje, në të cilën janë gjetur dokumente dhe shënime me shkrim dore që lidhen me këto tendera, për të rakorduar datat e ofertave, ardhja e tyre, si dhe lidhja e kontratës, nga të cilat kuptohet që dokumentacioni rezulton të jetë krijuar më vonë, konkluzion ky i mbështetur edhe nga bisedat e zhvilluara mes personave të përfshirë, të zhvilluara në periudhën kohore korrik 2023 dhe në vijim, të cilat qartësisht bëjnë fjalë për hartim, korrigjim, firmosje, protokollim të dokumentacionit mbi këto procedura prokurimi, të cilat logjikisht dhe sipas ligjit duhet të ishin zhvilluar para zhvillimit të eventit për të cilin janë prokuruar shërbimet/produktet objekt prokurimi dhe kontraktim.

Nga grumbullimi i fakteve gjatë hetime, ka rezultuar se dokumentet janë hartuar më vonë dhe procedura e tenderimit në fakt nuk është kryer fare por është plotësuar më vonë si e tillë, për efekt dokumentimi.

Pjesë nga biseda e Kurtulajt me një person, ku flitet për realizimin e dokumentacionit për tenderin në fjalë, pra në mënyrë fiktive, pasi eventi ishte organizuar disa muaj më parë nga sa rezulton biseda mes tyre: (A-Ermali)

B: Po Ermal?

A: Ça bën, si je?

B: Mirë, ça bën ti?

A: Mirë. A.?

B: Po.

A: Duhet të lësh dosjen me t’gjitha dokumentat. Dhe do t’i thush edhe O… që të dielën të dalë patjetër. Se ai të dielën do dalin n’zyrë dhe do firmosë. Çdo lloj letre që është.

B: Po, i nxorra se më tha.

A: Ee. Kshu që t’lutem do i thush edhe O.. se kam nevojë edhe unë t’jem. Do lajmërosh dhe A….

B: Okej.A: N’qoft se ashtu, që të jetë edhe A… të dielën.

B: Rreth ça ore?

A: Po se di tashi, do ta lajmëroj vetë, po do t’i thush që të rrijë këtu. Mos të jetë vonë.

B: Okej, thjesht po i them që të jetë në gatishmëri.

A: Mirë do ishte që edhe O… i financës n’qoft se është. Të dielën, meqë kto ditë e ka bo pushim, të dielën të vijë të shofi me mua se unë dua të bëj edhe ato, letrat për pagesat e faturave, kupton?!

//

Kurtulaj komunikon  me  Gazmend Prengën, administrator i restorant Gzona, ku i thotë ndër të tjera:

B: O Ermal?
A: O Gazi, Landways-in e kena si klient ne të hapur? B: Po ere.
A: E kena?
B: Po. Kemi bo veprime herë pas here ne me Landways-in.
A: Duhet me i bo i faturë Landways-it.
B: I bone aty, atyre?
A: Po.
B: Po mirë, ta nisin. Ato, ça
A: Ta nisi unë tashti ça se ça do shkrush.

B: N’rregull.

A: Domethënë do shkrush shërbim katering, është ajo eventi i turizimit që bomë te Pallati i Kongreseve.

B: Mi nis, mi nis ato edhe t’ia nis unë direkt.
//

Ermali komunikon me Alfred Nikollën, drejtori ekzekutiv i shoqërisë Landways dhe ndër të tjera e pyet:

A: T’kisha shkrujt, a e vulose e firmose po zbres içik apo jo?

B: Po po, ja një minut. Erdha.

A: Eee?

B: Erdha erdha, sa e firmosa, erdha.

A: Të t’pres ktu apo të t’kaloj aty para zyrës?

B: Jo me, te TVSH-ja, erdha, 1 minutë. Më prit aty.

A: Hajde vlla. Ktu jam, t’lutem se jam shumë vonë.

B: Erdha erdha.

/ Top Channel /

Etiketa: Ilir BeqajKryesore1pergjimeSpak

Lajme të lidhura

Tenderat e AKSHI-t, zbardhen emrat e zyrtarëve dhe biznesmenëve që iu kontrolluan banesat
Aktualitet

Tenderat e AKSHI-t, zbardhen emrat e zyrtarëve dhe biznesmenëve që iu kontrolluan banesat

13:59 - 17/12/25
Berisha: Salianji ka kaluar vijën e kuqe, bashkëpunimi me krimin është i papranueshëm për PD-në
Aktualitet

Berisha: Salianji ka kaluar vijën e kuqe, bashkëpunimi me krimin është i papranueshëm për PD-në

13:45 - 17/12/25
Kreu dy vite burg për shpërdorim detyre, Jorgo Goro ankimon vendimin në Gjykatën e Lartë!
Aktualitet

Kreu dy vite burg për shpërdorim detyre, Jorgo Goro ankimon vendimin në Gjykatën e Lartë!

13:22 - 17/12/25
Para
Makina përplaset me motorin në Lezhë, plagoset një person

Makina përplaset me motorin në Lezhë, plagoset një person

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tenderat e AKSHI-t, zbardhen emrat e zyrtarëve dhe biznesmenëve që iu kontrolluan banesat
Aktualitet

Tenderat e AKSHI-t, zbardhen emrat e zyrtarëve dhe biznesmenëve që iu kontrolluan banesat

13:59 - 17/12/25

Pasi SPAK goditi grupin kriminal të drejtuar nga biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, që përmes pengmarrjes e shantazheve detyronin...

Lexo më shumë
Berisha: Salianji ka kaluar vijën e kuqe, bashkëpunimi me krimin është i papranueshëm për PD-në

Berisha: Salianji ka kaluar vijën e kuqe, bashkëpunimi me krimin është i papranueshëm për PD-në

13:45 - 17/12/25
Kreu dy vite burg për shpërdorim detyre, Jorgo Goro ankimon vendimin në Gjykatën e Lartë!

Kreu dy vite burg për shpërdorim detyre, Jorgo Goro ankimon vendimin në Gjykatën e Lartë!

13:22 - 17/12/25
Berisha: Lubi Balluku po e merr me vete Ramën! Evis Berberi ka 403 video të të gjitha llojeve

Berisha: Lubi Balluku po e merr me vete Ramën! Evis Berberi ka 403 video të të gjitha llojeve

13:07 - 17/12/25
“Ma nxiu jetën, e urreja”/ Tentoi të fshihte vrasjen e të atit, si u ‘thye’ para policëve 26-vjecarja nga Fieri: Lekët…

Sherr me thika në një shkollë private në Sarandë, plagoset 15-vjeçari

13:01 - 17/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com