GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Përgjimet trondisin politikën bullgare, çfarë po ndodh

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Përgjimet trondisin politikën bullgare, çfarë po ndodh
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një audio incizim i fshehtë i takimit të zyrtarëve të partisë “Vazhdojmë me ndryshimet” të ish kryeministrit bullgar Kirill Petkov, i cili u publikua në opinion, ka ndërlikuar procesin e formimit të qeverisë së koalicionit.

Në incizim mund të dëgjohet se si do të jepen dorëheqjet, si do të shpërndahen funksionet si dhe personat që përmendeshin kurse personat që janë përmendur për shefa të ardhshëm të shërbimeve, gjoja janë marrë vesh me disa ambasada. Pas publikimit të incizimeve, Petkov akuzoi se nëntoka dhe ndikimi rus kanë minuar formimin e qeverisë politike dhe menjëherë pas kësaj, GERB-i i Bojko Borisovit vendosi t’i ngrijë negociatat me Petkovin për koalicion të mundshëm. Kryeministri aktual teknik Galab Donev bëri thirrje për seriozitet, pasi po afrohen ditët e fundit për miratimin e buxhetit të shtetit.

“Shkrirja” e negociatave për përbërjen e një Qeverie të rregullt është jashtëzakonisht e rëndësishme për qytetarët bullgarë. Është e nevojshme të dalim nga kjo epokë e akullnajave, sepse po kalojmë vazhdimisht nga skandali në skandal dhe zgjidhjet për qytetarët bullgarë mbeten në një nivel për të cilin janë përgjegjës vetëm politikanët”, tha Galab Donev – kryeministër teknik.

Javën e kaluar partitë e Petkovit dhe Borisovit ranë dakord për formimin e një qeverie me kryeministra me rotacion, pra në nëntë muajt e parë propozimi i “Vazhdojmë me ndryshimin” do të jetë kryeministër dhe në nëntë muajt e ardhshëm, kryeministri do të propozohet nga GERB.

“Shpresoj që GERB të mos i ndalë negociatat. Besojmë se do të triumfojë arsyeja dhe do të realizojmë mandatin e dytë”, deklaroi Nikolaj Minçev – “Vazhdojmë me ndryshimin”.

Nëse edhe kjo përpjekje për të bërë koalicion dështon, po bëhen më të forta njoftimet se bullgarët do të votojnë në zgjedhjet parlamentare për të gjashtën herë në vjeshtë, pas dy vitesh. /alsat.mk

Etiketa: BullgaripergjimePolitika

Lajme të lidhura

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit
Botë

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit

09:30 - 08/11/26
Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena
Botë

Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena

08:35 - 07/11/26
Ambasada e SHBA përcjell mesazhin e Marco Rubios: Ata që përfitojnë nga emigrimi masiv janë trafikantët
Botë

“Do të punoj në administratën Trump deri në fund”, Rubio mohon skenarët e dorëheqjes

15:15 - 06/11/26
Para
Aksident në Tiranë-Durrës, makina kthehet përmbys në mes të rrugës

Aksident në Tiranë-Durrës, makina kthehet përmbys në mes të rrugës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26

Një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Bardhaj të Shkodrës, ku një elektricist 34-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se...

Lexo më shumë
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

22:30 - 09/11/26
Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

22:15 - 09/11/26
Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com