GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Përgjimi në burg i Veliajt/ Berisha: U urdhërua nga Rama dhe u zbatua nga Uluzi Manja

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Përgjimi në burg i Veliajt/ Berisha: U urdhërua nga Rama dhe u zbatua nga Uluzi Manja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sali Berisha ka reaguar në lidhje me përgjim në burg të Erion Veliajt, ku flet për një sulm të organizuar mediatik ndaj magjistratëve Ols Dado dhe Erion Bano, teksa u përdor nga SPAK në seancën e Apelit për ta lënë në burg.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha shprehet se këto përgjime u urdhëruan nga Edi Rama dhe u zbatuan nga Ulsi Manja përmes Drejtorisë së Burgjeve. Sipas liderit demokrat, ishte vetë Ulsi Manja i cili u investua personalisht, duke e tërhequr në një vendqendrim tjetër për të liruar dhomën për vendosjen e çimkave, si dhe i lejoi telefonin, në mënyrë që të fliste me ato që donin.

Berisha rikujton denoncimin e tij, më 19 Shkurt, se vëllai i Veliajt, Arbër Veliaj kishte ardhur nga Vjena dhe pas takimit me të vëllain në burg, kishte nisur shpërndarjen e çantave me para për mediat.

Në këtë skenar, sipas Berishës, dalin Mero Baze dhe Carlo Bollino, të cilët kanë dëshmuar në hetuesi për porositë dhe pagesat që kanë marrë nga i vëllai i kryebashkiakut, Arbër Veliaj.

Berisha e konsideron Veliajn si kurbanin e parë të Ramës për zgjedhjet e 11 Majit, për ta mbajtur PS-në edhe pas disfatës në zgjedhje.

Postimi i plotë:

Kurthi Rama-Uluziu dhe Lal Vjedhësi – Kurbani i 11 Majit!

Në një operacion përgjimesh si në filma, në qelitë e burgut qeveritar në Durrës, u faktua se Lal Vjedhësi, siç e kisha denoncuar disa javë më parë, nga qelia, në bashkëpunim me Mjerot dhe Karlon e qeverisë, kishte montuar dhe paguar një fushatë të egër terrori mediatik kundër prokurorit Dado dhe gjykatësit Bano.

Kurthi ishte organizuar nga Edi Rama, i cili kishte urdhëruar regjistrimin e telefonatave dhe bisedave në dhomë.

Në të vërtetë, qytetari dixhital që informoi javë më parë se Lali Vjedhësi kishte thirrur nga Vjena dhe kishte ngarkuar vëllanë e tij, Arbër Velia, për të drejtuar këtë fushatë, sot njofton se përgjimi i Lali Vjedhësit është urdhëruar nga Edi Rama dhe zbatuar nga Uluzi Manja përmes Policisë së Burgjeve, e cila varet direkt nga ministri Manja, dhe askush tjetër nuk mund të vendoste përgjues në qelitë qeveritare të burgut të VIP-ave në Durrës.

Sipas tij, vetë Uluziu u investua personalisht, duke e tërhequr në një vendqendrim tjetër për të liruar dhomën për vendosjen e çimkave, sikundër është po Uluziu, që në zbatim të kurthit i lejoi telefonin, në mënyrë të fliste me ato që donin.

Po kështu, në këtë skenar dalin edhe njerëz të besuar të qeverisë, si Mero dhe Bolino. Thuhet se këta të fundit kanë dëshmuar në hetuesi për porositë dhe pagesat që kanë marrë nga vëllaçko, Arbër Velia.

Operacioni i fundosjes përfundimtare të Lal Vjedhësit u shoqërua edhe me sulmet e ashpra të Ramës ndaj Etjen Xhafës dhe videot e shpërndara ku shihet Erion Velia me çantë shpine, para arrestimit, në zyrën e Xhafës.

Si përfundim, mund të thuhet se kurbani i parë i madh i zgjedhjeve të 11 majit u ther sot, dhe se me këtë kurth, Rama siguroi postin e kryetarit të PS-së pas disfatës zgjedhore të 11 majit 2025.

Etiketa: berishaKryesore1pergjimRamaVeliaj

Lajme të lidhura

Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait
Aktualitet

Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait

07:48 - 02/06/26
“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…
Aktualitet

“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…

22:55 - 01/06/26
“‘Zvërneci’ do të përvëlojë njerëz në nivel të lartë”, Klodiana Lala e zbulon: Ja çfarë ka në duar SPAK!
Aktualitet

“‘Zvërneci’ do të përvëlojë njerëz në nivel të lartë”, Klodiana Lala e zbulon: Ja çfarë ka në duar SPAK!

22:36 - 01/06/26
Para
Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t'i japim një shans Shqipërisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 2 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 02/06/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait

Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait

07:48 - 02/06/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 2 Qershor 2026

07:41 - 02/06/26
Një ditë e qetë dimri në Shqipëri, me diell dhe temperatura të buta

Parashikimi i motit për sot, 2 Qershor 2026

07:39 - 02/06/26
“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…

“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…

22:55 - 01/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobetmadridbet girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş