GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Përgjimi: Oficeri i policisë, Edison Pemaj dhe borxhliu që shantazhoi, ishin në pazar për drogën

19:57 - 09/07/25
në Aktualitet, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
Përgjimi: Oficeri i policisë, Edison Pemaj dhe borxhliu që shantazhoi, ishin në pazar për drogën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në dosjen hetimore janë zbardhur bisedat mes efektivit të policisë Edison Pemaj i arrestuar ditën e sotme nga Prokuroria e Elbasanit nën dyshimet për akuzën e gjobëvënies dhe shtetasit nga Kosova të cilin e ka shantazhuar në këmbim të shumave të parave që pretendonte se i kishte dhënë hua.

Provat më të forta kundër tij janë bisedat e përgjuara me lejen e Prokurorisë mes tij dhe kallëzuesit nga Kosova si dhe disa automjete të bllokuara, të cilat borxhliu ja linte peng derisa i paguante kamatat.

Por nga bisedat, vërehet se këta dy persona kanë diskutuar dhe për tregti të lëndëve narkotike, ku shtetasi nga Kosova me iniciale B.S që në përgjime është identifikuar thjesht B, i ka kërkuarEdison Pemës, me iniciale E, që t’i sigurojë 17 kg drogë e llojit kanabis, të cilën e ka porosi nga një tjetër kosovar që t’ja dërgojnë në Kukës.

Në bisedë, jepen detaje dhe për çmimin e shitjes, ku nga analizimi i përmbajtjes së bisedës, krahas dhënies së shumës prej 2000 (dymijë) eurosh nga shtetasi B.S. shtetasit E.P., i krijohen dyshime se ky i fundit mund të sigurojë një sasi prej 17 (shtatëmbëdhjetë) kilogramësh lëndë narkotike cannabis-sativa me qëllim tregtimin e saj në vlerën 3000 (tremijë) euro kilogrami.

Ky veprim nuk është kryer pasi në datë 04.07.2025 shtetasi E.P. ka komunikuar me shtetasin B.S. dhe i ka thënë se i ka ardhur një sms në telefon dhe i thote te mos merret me kosovarin.

Pjesë nga biseda

B.S.     me simbolin   “B”.

Edison Pema   me simbolin    “E”.

B- Ma bon dhe mu nji nder o vlla pak ja leton vedit edhe ty se e kam nji pun shum tmir ndor

E- Hë

B-  E kam ni për shtatmëdhjet copa që mke than ti për (nuk kuptohet qartë) për bari

E- Po

B- Un e kam tshitëm tre mij euro me ja pru nji kosovari deri nkuks

E- Po

B- Kilen.

E- Po

B- Me ma dhan i monstër se un dot hiki ne për Kosov

E- Ku ta jap monstrën un tashi

B- Po merre vlla ti son sot ose nesër

E- O futja kot nuk e nuk bohet po ashu t them kam me shku me taku at djalin se un do hiki sonte do hiki për Himar kshu qi me trrejt kot tashi Buro ma mir t them skam mundsi

B- Po kto duhet me e bo Edi se ësht nji fitim i mir o burr.

E- Po t them shko takoje at djalin edhe folni vet se sepse ja kam marr monstrën dy tre her

B- Po okej

E- Po tani nuk kam pse si me than mjep monster edhe

B- Po ja pagujna bre vlla

E- Po nuk a problemi te pagesa mo burr un ma mir i them o vlla ma jep mjep pes gram edhe i qese ca asht ajo se don me e pi njoni a pjes tjetër ajo

B- Po po

E- Po pra po ky smerret me kët pjes ky mka thon e kam nShkodër me kaq. Tani ja kena

B- Njimij e tetqind mke dhan

E- Po pra ja kena cu monstrën edhe t thash o vlla si tshkosha un me i marr prap monstër. Ai t tha e ka nShkodër filani asht e njëjta tha me monstrën që ta kam dhan qe e ke cu nZvicër. Okej edhe t thash ty a asht e njëjta B.o ma the bile mund tjet ma e mir.

B- Po. Po qe jet ma e mir ti o vlla duhet me i pru mu se un kti i thash i kam temdhjet kile tashi

E- Ore i ban ai

B- Unë unë tha i coj për jasht domethan ash për sen unë tha mu vet deri nKuks mi bjen tha gjanat nKuks unë fitojna lek. Tha komplet tremij euro i kena tshitna

E- Po Okej

B- Kët muhabet duhna me kry merr vesh se

E- E ke tkryme mo vlla

B- U kry. Kur t them une as nuk du me ba. (Fillon të numërojë shumë prej 2000 eurosh)

Nimi e niqin, kqyrëm, nimi e dyqin, nimi e treqin, nimi e katërqin, nimi e pesqin, nimi e gjashtqind, nimi e shtatqind, njimi e tetqind, njimi e nantqind, dymij. Pa as ni cent jam ngel. Ngom.

E- Hë

B- Une jam tu ik për Kosov. Un atina zotnis po i them se ai e ka pa ni monstër atje. Ta bi unë i them prap ni monstër. Edi qi kjo pun duhet me u kry mrena pes gjasht ditësh se e kena ujtin (ujdin) ndor me lek me krejt

E- Po monstër un nuk muj me i mor prap monstër. Un shqip po flas

B- Po me qato që mthe njiheri o vlla. Bjerma the deri nKuks ti duhet me shku me fol. Unë i qojna gjorat nKuks i bjen ti. Une sdu me dit kush asht ai te ku asht une du me pas pun vec me ty i kapem lekt. Asht vler e madhe edhe mu ma lehton knej or burr.

E- Okej

B- Se mke than me imietetqind qi i marr a mke than me qatash

E- Po me aq burrash nuk tdal llafit un. Ce aq qa tkam thon qe aq. Aq mka thon aq shkoj e marr.

Etiketa: Edison Pema

Lajme të lidhura

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm
Editorial

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25
U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë
Aktualitet

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

21:49 - 20/12/25
Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital
Aktualitet

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital

21:15 - 20/12/25
Para
Vrau ish-të dashurën shtatzënë me thikë, shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm në Itali

Vrau ish-të dashurën shtatzënë me thikë, shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm në Itali

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm
Editorial

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25

Mirë se vini në Shqipërinë ku drejtësia ecën me dosje, ndërsa pushteti vallëzon me këngëtarë të njohur e DJ. Ndërsa...

Lexo më shumë
Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

22:27 - 20/12/25
Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

22:21 - 20/12/25
I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

22:12 - 20/12/25
Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!

Enveri ia asgjësoi Shqipërisë vlerat intelektuale, Piktori ia zhvati ato materiale

22:04 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com