GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Përhapet murtaja e kafshëve të imta, Resuli ngre alarmin: Blegtoria po shkon drejt shuarjes

09:43 - 11/06/25
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Përhapet murtaja e kafshëve të imta, Resuli ngre alarmin: Blegtoria po shkon drejt shuarjes
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i “Urdhrit të Mjekut Veterinar”, Ervin Resuli, ka ngritur alarmin për përhapjen e murtajes së kafshëve të imta në Shqipëri, një sëmundje që rrezikon seriozisht tufat dhe sektorin e blegtorisë në vend.

Resuli u shpreh se rasti i parë është konfirmuar në Shkodër, ndërsa pas tre ditësh është raportuar edhe nga pala kosovare, e cila ka ndërprerë eksportet për shkak të rrezikut të përhapjes.

Sipas tij, rregulloret e Organizatës Botërore për Shëndetin e Kafshëve parashikojnë ndalimin e menjëhershëm të importeve nga një vend sapo të identifikohet një sëmundje e listuar. Kjo masë synon të parandalojë transmetimin e sëmundjeve në zona të tjera.

Blegtorët duhet të jenë vigjilentë për tufat e tyre, kryesisht delet dhe dhitë. Nuk kemi të bëjmë me specie të tjera si gjedhët, pulat apo derrat,” tha Resuli.

Ai theksoi se sëmundja shkakton ngordhje të menjëhershme dhe në disa raste deri në 100% të tufës, duke e bërë situatën jashtëzakonisht shqetësuese.

Në Shqipëri, sipas tij, numri i krerëve të imtë ka rënë ndjeshëm, nga 6 milionë më parë, sot janë rreth 1.8 milion. “Kjo sëmundje po troket në derë dhe rrezikon të zhdukë edhe ato pak që kanë mbetur,” paralajmëroi ai.

Resuli kritikoi mungesën e një politike serioze për mbështetjen e blegtorisë në dekadën e fundit, duke e cilësuar sektorin si më të vështirin ekonomikisht. Ai kërkoi ndërhyrje urgjente nga institucionet për të ndalur rënien dhe për të ngritur një strategji të qëndrueshme që do ta kthente blegtorinë shqiptare në një sektor konkurrues, fillimisht në rajon dhe më pas në nivel evropian.

“Rasti i parë me murtajen ka qenë në Shkodër i cili është bërë njoftimi edhe në media dhe më pas, pas tre ditëve ka qenë lajmërimi nga pala kosovare e cila bllokonte eksportin e të imtave rreth saj.

Ka një rregullore të organizatës botërore të shëndetit të kafshëve, që nëse një vend shfaq një sëmundje nga lista e publikuar, nga ajo zonë apo total nga ai vend bllokohet importi për arsye të shpërndarjes që sëmundja mos transmetohet.

Ajo që vlen për t’u theksuar është që së pari blegtorët duhet të jenë vigjilent për tufat e tyre, për bagëtitë e tyre, kryesisht delet edhe dhitë.
Pra nuk pres specie tjetër, gjedhin, pulat, derrat, por kryesisht delet edhe dhitë.

Së dyti, arsyeja që ngrihet një lloj alarmi nuk është vetëm dëmtimi i numrit të kafshëve, por agresiviteti që kjo sëmundje jep kundrejt këtyre kafshëve.
Pra ka ngordhje të menjëhershme të të gjithë tufës, ka ngordhje deri në masën 100% të tufës, dhe kjo në fakt e bën të frikshme situatën sepse duke qenë se blegtoria në Shqipëri është drejt një rënie, kemi pasur rreth 6 milionë krerë të imta, sot kemi rreth 1.8 milion dhe kjo sëmundje troket në derë dhe thotë shiko se ne do t’i marrim dhe këto të 1.8. Dhe kjo e bën alarmante situatën.

Shqipëria u bë tashmë gati 10 vjet, në të cilën nuk ka një politikë serioze, për mbështetjen kryesisht të blegtorisë, sepse blegtoria është edhe sektori më i vështirë ekonomik.

Blegtorisë shqiptare i ka munguar një dorë e ngrohtë për ta ngritur, për ta konsoliduar, për ta strukturuar dhe për ta bërë konkurruese së pari duke plotësuar nevojat e veta, së dyti duke konkurruar rajonin po themi Maqedoninë, Kosovën, Serbinë, dhe së treti që le të themi në 2030 të jetë një konkurruese e denjë edhe e Gjermanisë, edhe e Hollandës, edhe kështu e radhë”, u shpreh Resuli

Etiketa: blegtoriKryesore1murtajaresuli

Lajme të lidhura

Ekstradohen në Shqipëri 2 persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar
Aktualitet

Ekstradohen drejt Italisë 3 pjesëtarë në organizata kriminale – Emrat

18:47 - 12/06/25
Matura 2024/ Sot 28 mijë nxënësi i nënshtrohen provimit në ‘Gjuhën e huaj’!
Aktualitet

Dalin rezultatet e provimit të Maturës në gjuhën e huaj, ja lista e notave

18:29 - 12/06/25
PD: Publikimi i tezës së provimeve të maturës pas fillimit të testimit, dështim i sistemit arsimor
Aktualitet

PD: Publikimi i tezës së provimeve të maturës pas fillimit të testimit, dështim i sistemit arsimor

18:21 - 12/06/25
Para
Sherri me Trump, Musk: Është koha për një parti të re politike në Amerikë!

Tërhiqet Elon Musk: Pendohem për disa nga postimet e mia për Trump, e teprova!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ekstradohen në Shqipëri 2 persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar
Aktualitet

Ekstradohen drejt Italisë 3 pjesëtarë në organizata kriminale – Emrat

18:47 - 12/06/25

Tre persona të cilët janë pjesëtarë në organizata kriminale janë ekstraduar këtë të enjte nga Tirana drejt Italisë në vijim...

Lexo më shumë
Petrit Maho i fut paratë e pista poshtë vezëve “Beata”, lidhjet nga Tom Doshi dhe Dritan Prifti, tek Taulant Balla dhe Bledi Çuçi

Petrit Maho i fut paratë e pista poshtë vezëve “Beata”, lidhjet nga Tom Doshi dhe Dritan Prifti, tek Taulant Balla dhe Bledi Çuçi

18:39 - 12/06/25
Matura 2024/ Sot 28 mijë nxënësi i nënshtrohen provimit në ‘Gjuhën e huaj’!

Dalin rezultatet e provimit të Maturës në gjuhën e huaj, ja lista e notave

18:29 - 12/06/25
PD: Publikimi i tezës së provimeve të maturës pas fillimit të testimit, dështim i sistemit arsimor

PD: Publikimi i tezës së provimeve të maturës pas fillimit të testimit, dështim i sistemit arsimor

18:21 - 12/06/25
Kolegji Zgjedhor cakton datën për shqyrtimin e 4 kërkesave të PD-së

Kolegji Zgjedhor cakton datën për shqyrtimin e 4 kërkesave të PD-së

18:11 - 12/06/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com