GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Perimet me pesticide nga Shqipëria, ja reagimi i Bashkimit Evropian për masat!

në Breaking Views, Ekonomi & Sociale, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Perimet me pesticide nga Shqipëria, ja reagimi i Bashkimit Evropian për masat!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Agjencia për Sigurinë Ushqimore e Bashkimit Evropian (RASFF) ka reaguar zyrtarisht për specat me pesticide të eksportuara nga Shqipëra dhe të bllokuara nga Sllovenia. Agjencia e konsideron situatën “serioze”, ndërsa ka nisur paralajmërime për vendet importuese.

Alarmi u dha fillimisht nga një kompani tregtimi ushqimesh në Slloveni, e cila kërkoi tërheqjen nga tregu të specave shqiptarë, pas analizave që zbuluan mbetje të larta pesticidesh në produkt.

Tre lloje pesticidesh të rrezikshëm të identifikuar

Sipas të dhënave të publikuara nga RASFF (Sistemi i Paralajmërimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë në BE), në specat shqiptare të eksportuar janë zbuluar tre substanca të ndaluara ose të kufizuara rreptësisht në Bashkimin Europian:

Formetanate

Acetamiprid

Flonicamid

Këto janë pesticide të klasifikuara si rrezik potencial për shëndetin e konsumatorëve, sidomos kur tejkalojnë kufijtë e lejuar nga legjislacioni europian.

BE njofton Shqipërinë dhe vendet importuese

Pas evidentimit të rasteve, Agjencia Europiane për Sigurinë Ushqimore ka njoftuar zyrtarisht Shqipërinë si vend i origjinës, duke kërkuar marrjen e masave urgjente për ndalimin e eksportit të produkteve të kontaminuara.

Në të njëjtën kohë, janë njoftuar edhe shtetet ku produkti ishte nisur për eksport, konkretisht:

Sllovenia – që ngriti alarmin e parë;

Austria

Kroacia

Autoritetet në këto vende kanë nisur procedurat e tërheqjes nga tregu, ndërsa kontrollet për produktet e tjera shqiptare janë shtuar ndjeshëm në kufi.

Rasti i specave me pesticide vjen në një periudhë kur eksportet bujqësore shqiptare janë në rritje, por kjo ngjarje rrezikon të cenojë besimin e tregjeve europiane ndaj produkteve “Made in Albania”.

Sipas mediave të huaja, kompania sllovene iu ka kërkuar të gjithë qytetarëve të mos e konsumojnë produktin, për shkak të pesticideve të tepërta, por ta kthejnë në vendin e blerjes ose ta hedhin. Ndërsa, personat që kanë qenë në kontakt me ushqimin e kontaminuar, duhet të dezinfektojnë duart, njoftuan autoritetet në Slloveni.

Sipas të dhënave nga sistemi evropian RASFF, në mostrat e marra në treg më 26 gusht janë identifikuar 3 lloje pesticidesh të rrezikshme për shëndetin, ndaj është kërkuar të tërhiqet nga tregu. Për shkak të rrezikut për këtë rast është dhënë  ‘njoftim alarmi’ nga shteti sllovak.

Vetëm në muajin korrik, 3 ngarkesa të tjera me speca nga Shqipëria janë ndaluar në Kroaci e Slloveni po me të njëjtën prezencë pesticidesh.

Ndërkohë, më 3 shtator, Kroacia dhe Bosnjë Hercegovina bllokuan pjeshkët nga Shqipëria, pasi përmbajnë pesticide. Po ashtu, Kroacia asgjësoi 4 tonë me domate shqiptare, pasi rezultuan të ishin spërkatur 5 herë më tepër se norma e lejuar me helmin që vret insektet chlorfenapyr. Domatet e rrezikshme u groposën nga shteti kroat, i cili po ashtu më 22 gushti kishte asgjësuar 5 tonë pjeshkë nga Divjaka, sepse në këtë frutë shqiptar ishte gjetur prezencë e lartë e metalit të rëndë, nikel.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1pesticidespeca

Lajme të lidhura

Me flamuj dhe simbole kombëtare/ Diaspora shqiptare udhëton prej tre ditësh nga Anglia dhe Europa drejt Tiranës për protestën
Aktualitet

Me flamuj dhe simbole kombëtare/ Diaspora shqiptare udhëton prej tre ditësh nga Anglia dhe Europa drejt Tiranës për protestën

15:13 - 12/09/26
Nafta kap rekorde të reja në Shqipëri, arrin 229 lekë për litër
Aktualitet

Nafta kap rekorde të reja në Shqipëri, arrin 229 lekë për litër

15:06 - 12/09/26
Prej 105 ditësh protestohet për largimin e kryeministrit, gazeta britanike: Shqipëria “noton” në para droge! Rama është…
Aktualitet

Prej 105 ditësh protestohet për largimin e kryeministrit, gazeta britanike: Shqipëria “noton” në para droge! Rama është…

14:20 - 12/09/26
Para
Komplikohet grupi i Shqipërisë, rivalët direkt mundin Letoninë dhe na parakalojnë në renditje

Komplikohet grupi i Shqipërisë, rivalët direkt mundin Letoninë dhe na parakalojnë në renditje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Me flamuj dhe simbole kombëtare/ Diaspora shqiptare udhëton prej tre ditësh nga Anglia dhe Europa drejt Tiranës për protestën
Aktualitet

Me flamuj dhe simbole kombëtare/ Diaspora shqiptare udhëton prej tre ditësh nga Anglia dhe Europa drejt Tiranës për protestën

15:13 - 12/09/26

Qindra shqiptarë nga diaspora janë nisur nga Anglia dhe vende të ndryshme të Bashkimit Europian për të marrë pjesë në...

Lexo më shumë
Nafta kap rekorde të reja në Shqipëri, arrin 229 lekë për litër

Nafta kap rekorde të reja në Shqipëri, arrin 229 lekë për litër

15:06 - 12/09/26
Prej 105 ditësh protestohet për largimin e kryeministrit, gazeta britanike: Shqipëria “noton” në para droge! Rama është…

Prej 105 ditësh protestohet për largimin e kryeministrit, gazeta britanike: Shqipëria “noton” në para droge! Rama është…

14:20 - 12/09/26
Protestë kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik në Vlorë, përplasje me policinë

Protestë kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik në Vlorë, përplasje me policinë

14:07 - 12/09/26
Presidenti Trump zbarkon në Europë, fillon vizitën dy-ditore në Dublin

Presidenti Trump zbarkon në Europë, fillon vizitën dy-ditore në Dublin

13:58 - 12/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com