Sekretariati i Etikës, pas mbledhjes së zhvilluar këtë të premte, ka pranuar kërkesën e Partisë Socialiste dhe ka përjashtuar me 10 ditë nga seancat plenare dhe Komisionet parlamentare kreun e PD, Sali Berishën.
Në mbledhjen e zhvilluar këtë të premte, sekretariati ka përjashtuar edhe Bledion Nallbatin, Ivi Kason, Blendi Himçin, Xhelal Mziun, Albana Vokshin.
Ndryshe nga Berisha, përjashtimi i 5 deputetëve të PD është me 60 ditë. Ndërkohë sekretariati ka falur deputeten Klodiana Çapja duke mos e përjashtuar me 60 ditë siç ishte kërkuar nga PS.
Më herët nga mazhoranca janë përjashtuar edhe deputetët:
Gazment Bardhi
Klevis Balliu
Flamur Noka
Belind Këlliçi
Edi Paloka
Fidel Kreka
Luçiano Boçi
Besart Xhaferri










Discussion about this post