GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Përjashtimi i 5 kandidatëve nga Shkolla e Magjistraturës, Arben Rakipi: Jam nën shantazh

14:44 - 08/03/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 5 min
A A
Përjashtimi i 5 kandidatëve nga Shkolla e Magjistraturës, Arben Rakipi: Jam nën shantazh
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi pretendon se po shantazhohet për shkak të pozicionit të tij të punës. Rakipi gjatë një interviste për “Radio Televizionin Shqiptar”, nuk pranoi të jepte emra, por la të kuptohet se shantazhi i vjen nga brenda sistemit. Zyrtari, dha disa detaje për çështjen për të cilën rrëfeu se është nën shantazh, por jo vetëm ai.

Ai u shpreh se bëhet fjalë për rastin ku u përjashtuan nga shkolla e 5 kandidatë për magjistratë, pasi u kapën duke kopjuar. Më tej, ai ka folur edhe për miqësinë me kreun e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani. Rakipi është shprehur se pavarësisht raporteve shoqërore, nuk ka asnjë ndikim në SPAK.

9 vite pas miratimit të reformës në drejtësi, ku keni patur një rol kryesor si ekspert i lartë, a e ka përmbushur reforma qëllimin e vet kryesor, që të sigurojë persona me integritet në sistemin e drejtësisë?

Kjo është pyetje që godet në zemër, jo mua, sistemin. Elementi integritet në tërësinë e tij, lë shumë për të dëshiruar. Unë shoh lehtësi në shkeljen e rregullit, lehtësi në shkeljen e ligjit, shoh mungesë humanizmi, mungesë interesi për të luftuar për të mirën publike, shoh shmangie nga trajtimi i gjërave thelbësore. E kam fjalën për gjithë sistemin, duke nisur nga shkolla jonë. Në shkollën tonë janë përjashtuar 5 studentë, sepse kanë kopjuar gjatë provimit. Kjo ka qenë një ngjarje e pazakontë në shkollën tonë dhe përjashtimi I tyre na ardhur si rezultat i shkeljes së Kodit Etik dhe Integritetit tek i cili ne besojmë që magjistrati duhet të ketë. Shkelja e rëndë ka reflektuar pikërisht atë dobësi që sapo thashë -lehtësi me të cilën trajtohet ligji, duke mos dhënë shpresë që gjyqtari i ardhshëm të ketë këtë lloj dinjiteti.

Ata që keni përjashtuar ju bëjnë përgjegjës se ju keni trajtuar ndryshe të tjerë persona që kanë kopjuar gjithashtu. Për këtë, ata kanë informuar shumë institucione vendase dhe të huaja.

Çfarë thuhet është vetëm një shantazh që i bëhet gjykatave që janë duke shqyrtuar çështjen, një shantazh që i bëhet shkollës për të lehtësuar qëndrimin ndaj atyre që u penalizuan dhe një shantazh që i bëhet shkollës në pritje të provimit të pranimit këtë vit.

Shantazh nga ata të pestë? Kaq të fuqishëm janë ata, që s’janë ende prokurorë dhe gjyqtarë?

Ka shumë interesa këtu, ka njerëz që i mbështesin. Plagjiatura në këtë sistem, përvetësimi i titujve akademikë dhe kapardisja me to kur nuk i meriton është një ves dhe sjellje shumë e përhapur në sistem. Këtu e shoh dhe arsyen që integriteti i sistemit duhet marrë seriozisht.

Thuhet se keni një influencë të madhe në SPAK, për shkak të njohjes personale me drejtuesin e SPAK-ut, Altin Dumani. Është e vërtetë?

Edhe ky është një banalitet që vjen nga shumë arsye, që lidhen me alibira që njerëzit duan t’i krijojnë pozicionit të tyre dhe për t’u vetë pozicionuar si viktima. Unë kam qenë një prej ideatorëve të krijimit të këtij institucioni, sepse përgjatë punës sime, dikur, formova eksperiencën që grupet e përzgjedhura të prokurorëve janë më të vullnetshëm apo më të aftë për të luftuar në nivel kombëtar një lloj krimi. Këtë praktika e ngjiza, hodha një farë të mirë në krijimin e kësaj strukture, që, më vjen mirë ta them, po lulëzon. Në këtë pikëpamje, e thënë trashë-trashë, mund të jetë ndikim, por është ndikim i mirë. Tani, a ndikoj unë në sistem?  Unë ndikoj në sistem, sepse jam model për t’u ndjekur, më falni se do të heq dorezat e modestisë. Nëse nuk i them këto gjëra, nuk do të jem i kuptueshëm. Jam model për t’u ndjekur për shkak të modelit të lartë që përmban personaliteti im, ndershmërisë në marrjen e vendimeve, aftësive të larta profesionale që kam, dhembshurisë së madhe për viktimat, humanizmin që më shoqëron gjatë gjithë kohës, patriotizmin e madh që më karakterizon, me dashurinë pa fund për këtë vend dhe për sistemin e drejtësisë. Për rrjedhojë, do të ishte e zgjuar, e mençur, dobiprurëse, përfituese për cilindo që më ndjek. Kam edhe një arsye tjetër që të kem ndikim në sistem për shkak të kësaj detyre që bëj. Ne zhvillojmë trajnime pafund në këtë shkollë, 1/3 e së cilës i përmbahet etikës dhe integritetit. Është një nga objektivat e trajnimit që të ketë ndikim në pjesëmarrësit e tij, përndryshe, trajnimi është i kotë. Nëse unë kam ndikim, përveç asaj që thashë, do të ishte realizim i nivelit më të lartë të pranuar nga standardet e BE për efektin që duhet të ketë trajnimi në sistem. Sidomos për këto elementë që përmenda, ata që janë të mençur, ata që janë shpresë e këtij vendi, ata që duan t’i shërbejnë vendit dhe njerëzve kanë zgjedhur të më ndjekin mua. Me këtë nuk dua ta vë veten në nivelin e profetit apo të predikuesit, por në nivelin e një personaliteti me integritet, dua të vete paraqitem tani pa doreza si i tillë, në mënyrë që të gjithë të këqijtë, dashakeqësit, të mos lodhen kot për të më ndryshuar, apo për të më shantazhuar, apo për të më larguar nga ky piedestal, në të cilin më ka vënë puna, energjia, sakrifica që kam bërë dhe kolegët që më njohin.

Po ju shantazhojnë aktualisht?

Baltosja, e cila ka histori të gjatë dhe që lidhet pikërisht me luftën e të keqes kundër të mirës, vazhdon. Dhe unë, baltosjen, përveçse shantazh për t’u larguar nga punët, nuk e quaj ndryshe. Pra, doja të thoja që influenca vjen për këto arsye, jo sepse unë jam drejtor i Shkollës së Magjistraturës, jo pse jam ish-Prokuror i Përgjithshëm i këtij vendi, jo pse jam avokat. Vjen për shkak të atij piedestali që të përmenda. Ju kërkoj dhe njëherë ndjesë për dorezat që hoqa, por, përndryshe, do të isha realisht i pa kuptuar. Mbase ka ardhur edhe koha për t’i thënë ca gjëra.

Duhet të jeni në një pozitë delikate që po i thoni këto gjëra, por ndoshta koha do ta sqarojë këtë çështje. Për ta mbyllur intervistën e qetë, do të më jepni një përgjigje direkt për pyetjen, nëse keni miqësi me Altin Dumanin dhe ndikoni tek ai në vendimmarrje?

Unë njoh 99.99% të djemve dhe vajzave që punojnë në sistem, prej të cilëve rreth 50% i kam emëruar unë, po flas për prokurorinë, kur kam ushtruar funksionin e Prokurorit të Përgjithshëm (1997-2002). Për rrjedhojë të identifikohet Altin Dumani si miku im, më duket, është e qëllimshme për të deformuar dhe për të çuar në një kanal keqdashës insinuatën që kjo njohje është e posaçme, sepse ky zotëri aktualisht ka një detyrë të posaçme. Unë jam mik i shumë personave, mik në kuptimin përtej asaj që i kam emëruar unë, sepse jeta më ka lidhur me disa më shumë se me disa të tjerë. Në asnjë rast, në asnjë moment nuk është lidhur kjo miqësi për raste apo çështje që përbëjnë lëndën e punës sonë. As tijën, as timen. Dua t’ju siguroj që ai zotëri ka një prej cilësive të personalitetit të tij – ka pavarësinë! Pavarësia që ai përmban dhe dëshira e tij për ta paraqitur atë është garantuese edhe për mungesën e influencave të gjithkujt.

Etiketa: Arben Rakipishkolla e Magjistratures

Lajme të lidhura

Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim
Aktualitet

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi
Aktualitet

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli konfirmon dënimin për Blendi Tetën
Aktualitet

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen për rigjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj

10:27 - 05/12/25
Para
Banjskë/ Gjenden sërish uniforma ushtarake, granata dore dhe municion

Banjskë/ Gjenden sërish uniforma ushtarake, granata dore dhe municion

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli
Uncategorized

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25

GJKKO ka kaluar për gjykim dosjen në ngarkim te kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli. Kristjan Shkreli u mor...

Lexo më shumë
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli konfirmon dënimin për Blendi Tetën

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen për rigjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj

10:27 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com