GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Përjashtimi i Berishës, Grida Duma: Vendim i marrë me vonesë, ai ka mbetur në ’97-n

13:34 - 11/01/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Përjashtimi i Berishës, Grida Duma: Vendim i marrë me vonesë, ai ka mbetur në ’97-n
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mbledhja maratonë e Kryesisë së Partisë Demokratike, është shoqëruar me debate në selinë e kësaj partie. Së fundmi është zbardhur qëndrimi i nënkryetares së PD-së, Grida Duma në mbledhjen e Kryesisë e cila mësohet të jetë shprehur se marrja e vendimeve në kohë është më e rëndësishme se vetë vendimi.

Sipas Dumës, Berisha u la të forcohej, dhe u forcua sepse nuk veproi Partia Demokratike. Në fjalën e saj, ajo nuk la pa kritikuar sa Lulzim Bashën, duke argumentuar se nuk mund  të bëhet beteja për godinën si lufte guerilje.

Fjala e Grida Dumës:

Kryetar,

Marrja e vendimeve në kohë është më e rëndësishme se vetë vendimi. Ne marrim vendime me vonesë.

Pas 9 shtatorit, kur u mor vendimi mbi non gratën,  çdo ditë ju kam thënë e kërkuar të qartësosh njerëzit e demokratët për si dhe pse u mor ky vendim. Nuk do ishim këtu sot nëse do kishim qartësuar njerëzit për 4 muaj dhe do i kishim marrë këto vendime më parë.

Berisha u la të forcohej, dhe u forcua sepse nuk vepruam. Por fatmirësisht dhe për shkak të Zotit, e jo të veprimeve tona,  ai në datën 8 janar pas dhunës vandale dhe terrorit, që mund të kishte sakrifikuar jetë njerëzish,  gaboi vetë dhe  i tregoi shqiptarëve që kishte mbetur ai i ‘97, pa asnjë reflektim.

Sot mendoj që gjërat duhen thënë hapur. Po, ne jemi kompleksuar!!. Kompleks kudo, veprojmë vonë, marrim vendime vonë, jemi të vonuar të flasim troç me njerëzit, e lëmë kundërshtarin të ecë një hap përpara.

Sa i përket godinës,  nuk mundemi ne ta bëjmë betejën për godinën si lufte guerrilie. Asnjë kompleks nuk mund të kesh të kërkosh policinë të veprojë. Si mundet në të pretendojmë që do mbrohet godina e partisë me hekura blinda dhe hunj dhe të kompleksohemi që të veprojnë institucionet. Po duhet të veprojë policia dhe sepse ndërhyri policia u evitua gjakderdhje, t’i themi gjërat siç janë. Për pak minuta mund të kishte gjak, dhe gjakun po presin disa dhe ne e dimë mirë.

Por institucioni mbrohet me institucion dhe jo trupa njerëzish që bëhen terror. Unë nuk mbroj dot hekurat e blindimit, dhe nëse është çështja për një zyrë të vogël që përdor aty poshtë, çdo demkcrat të vijë ta ;përdorë si të vetën përditë.

Godina e PD duhet të ç’mitizohet. Le të hapet godina dhe për simbolikë  të  mbrohet zyra juaj, si institucioni i kryetarit. Duhet të bëjmë opozitë e politikë, jo guerrilie për të mbrojt godinën. Siç e patë  nuk hyri njeri brenda të  nesërmen kur e kishin të shkatërruar të thyer, as guxuan të  hyjnë  e të merrnin zyrën kur vinin e bënin show tek shkallët disa herë.

S’mund të na mbajë peng me këto komplekse askush!

Pas asaj që ndodhi duhet të shkojmë  në  terren para demokratëve me urgjencë  dhe me një ofertë të re. Duhen ndryshime të tjera në parti. Nëse është e nevojshme duhen ripozicionuar njerëzit, e kush ka bërë betejë të jetë në krye të punëve dhe të ndjekim vetëm meritën e njerëzve jo më thjeshtë procedurat. Partia s’mund të jetë më me gjuhë monokolor, duhet ti flasë ,  të zhgënjyerve, duhet të bëjë kritike reale me veten dhe ti japë vendin më të sakrifikuarve e ti njohë meritën atyre që i duhen partisë. Thënë kjo na duhet një ofertë e re e madhe dhe me të gjitha ngjyrat pa asnjë kompleks.

Ngritja do fillojë  nga këtu, njerëzit nuk kanë çfarë na japin më  na i kanë  dhënë  të  gjitha, jemi ne që  duhet të  ofrojmë./ Panorama.al

Etiketa: berishaGrida DumaKryesore1

Lajme të lidhura

Suedia: Hyrja në BE kërkon ndjekje penale të korrupsionit në nivelet më të larta
Breaking Views

Suedia: Hyrja në BE kërkon ndjekje penale të korrupsionit në nivelet më të larta

17:26 - 12/03/26
‘Asnjë kalë Troje brenda BE’- Komisionerja e Zgjerimit të BE flet për vendet kandidate
Breaking Views

‘Asnjë kalë Troje brenda BE’- Komisionerja e Zgjerimit të BE flet për vendet kandidate

17:08 - 12/03/26
Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e ish-presidentit, Ilir Meta për lirimin nga burgu
Breaking Views

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e ish-presidentit, Ilir Meta për lirimin nga burgu

16:17 - 12/03/26
Para
Vdekja e 3-vjeçarit, reagon pas 4 ditësh kopshti: Kemi respektuar standardet

Vdekja e 3-vjeçarit, reagon pas 4 ditësh kopshti: Kemi respektuar standardet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Federata motivon Poloninë para Shqipërisë, premio në rast kualifikimi
Breaking Views

Federata motivon Poloninë para Shqipërisë, premio në rast kualifikimi

17:44 - 12/03/26

Polonia pret Shqipërinë në 26 mars, në kuadër të gjysmëfinales së Play Off të Botërorit. Federata Polake ka vendosur që...

Lexo më shumë
Suedia: Hyrja në BE kërkon ndjekje penale të korrupsionit në nivelet më të larta

Suedia: Hyrja në BE kërkon ndjekje penale të korrupsionit në nivelet më të larta

17:26 - 12/03/26
‘Asnjë kalë Troje brenda BE’- Komisionerja e Zgjerimit të BE flet për vendet kandidate

‘Asnjë kalë Troje brenda BE’- Komisionerja e Zgjerimit të BE flet për vendet kandidate

17:08 - 12/03/26
Gara për drejtuesin e Policisë së Shtetit, ja lista me 16 kandidatë, aplikojnë dhe 2 gra

Gara për drejtuesin e Policisë së Shtetit, ja lista me 16 kandidatë, aplikojnë dhe 2 gra

16:54 - 12/03/26
Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e ish-presidentit, Ilir Meta për lirimin nga burgu

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e ish-presidentit, Ilir Meta për lirimin nga burgu

16:17 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com