GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Përjashtimi i deputetëve të PD, Boçi: Doni të na mbyllni gojën

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Përjashtimi i deputetëve të PD, Boçi:  Doni të na mbyllni gojën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mblidhet Komisioni i Votimit dhe Etikës, ku do diskutohet kërkesa e 7 deputetëve të PS-së, për përjashtimin e 8 ligjvënësve demokratë për 10 ditë nga seancat plenare. Sipas socialistëve, deputetët e PD kanë penguar zhvillimet në Kuvend.

Mësohet se në mbledhjen që nisi në orën 10:00 të pranishëm janë 6 deputetë të PD, për të cilët është kërkuar përjashtimi.

Mbledhja nuk është transmetuar në faqen e Kuvendit, megjithatë deputetët e PD e kanë regjistruar atë në profilet e tyre zyrtare.

Gjatë fjalës së tij, deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi e cilësoi të padrejtë vendimin për të përjashtuar deputetët nga seanca duke theksuar se ai është urdhëruar nga lart për të shmangur diskutimet për skandalin “McGonigal”, ku rezulton i përfshirë kryeministri Edi Rama.

Debati

“Ju lutem zbatoni rregulloren dhe për rastin e pranisë së mediave, Nuk mund ta trajtoni parlamentin si pronë. Jemi në shkelje të dy neneve të rregullore. Nëse flitet për etikë, etika në radhë të parë është zbatimi i ligjeve të shkruara. E dini shumë mirë frikën tuaj për të folur për skandalin e Ramës dhe mundoheni të shuani zërat e opozitës.

Mënyrat e sjelljes tuaj është që të na mbyllni gojën ne. Edhe kaq gjëra të vogla që ne i konsiderojmë pjesë të luftës politike. Ne do themi këto që do përcaktojmë. Kryetarja e kuvendit i ka shkelur ligjin me të dyja këmbët. Kërkesa jonë ka qenë e qartë. Kemi qëndruar në foltore me të drejtën tonë për të kërkuar fjalën. Nuk na pengon njeri. E njeh rregullorja. Unë mund ta marr fjalën sa herë dua. Personi që duhet të vinte për shkelje etike këtu duhet të ishte kryetarja e parlamentit.

Po shkelni në mënyrë konseguente rregulloren e parlamentit. Vini këtu dhe na tregoni rregulloren kur ti e nis mbledhjen me shkelje të rregullores. Keni marrë urdhër për të dënuar deputetët e PD sepse nuk ju pëlqen ju sipas oreksit të fjalëve të thëna dhe akuzave të vërteta të dala me fakte nga mediat ndërkombëtare dhe që priten që ato çështje penale të hapura në SHBA të vazhdojnë edhe këtu në Shqipëri”, deklaroi ai.

Kujtojmë se përjashtim është kërkuar për; Luçiano Boçin, Albana Vokshin, Ervin Salianji, Ina Zhupën, Luan Baçin, Tritan Shehun, Gazmend Bardhi dhe Bledion Nallbati.

 

Etiketa: BocideputetegojeKryesore1

Lajme të lidhura

Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë
Aktualitet

Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë

20:20 - 15/11/26
“Nuk ka dialog, Rama nuk e meriton”/ Studentja: Politika dhe pushteti i tij na ka larguar nga BE-ja
Aktualitet

“Nuk ka dialog, Rama nuk e meriton”/ Studentja: Politika dhe pushteti i tij na ka larguar nga BE-ja

19:49 - 15/11/26
Protesta para Kryeministrisë/ Qytetarja: Shteti bashkëpunon me mafian, kërkojmë dorëheqjen e Ramës
Aktualitet

Protesta para Kryeministrisë/ Qytetarja: Shteti bashkëpunon me mafian, kërkojmë dorëheqjen e Ramës

19:26 - 15/11/26
Para
Ja pse nuk duhet ta përdorni celularin si mjet zgjimi

Ja pse nuk duhet ta përdorni celularin si mjet zgjimi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Maran: Kemi krijuar diçka të bukur, tani duam Europianin
Sport

Maran: Kemi krijuar diçka të bukur, tani duam Europianin

21:04 - 15/11/26

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka komentuar suksesin e kuqezinjve, duke theksuar rëndësinë e këtij rezultati për projektin që...

Lexo më shumë
Zbulohen dy raste kontrabande në Kapshticë, sekuestrohen cigare dhe mallra të padeklaruara

Zbulohen dy raste kontrabande në Kapshticë, sekuestrohen cigare dhe mallra të padeklaruara

20:48 - 15/11/26
Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë

Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë

20:20 - 15/11/26
Mision i kryer, Shqipëria mposht Bjellorusinë dhe e mbyll në krye të grupit

Mision i kryer, Shqipëria mposht Bjellorusinë dhe e mbyll në krye të grupit

19:59 - 15/11/26
“Nuk ka dialog, Rama nuk e meriton”/ Studentja: Politika dhe pushteti i tij na ka larguar nga BE-ja

“Nuk ka dialog, Rama nuk e meriton”/ Studentja: Politika dhe pushteti i tij na ka larguar nga BE-ja

19:49 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com