GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Përjashtimi i deputetëve,Lubonja: Njerëzit që ndjekin interesat e..

17:48 - 10/01/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Lubonja: Demokratët mos bëjnë luftë civile, gjykatat i urdhëron Rama
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Për analistin Fatos Lubonja, përjashtimi i 4 deputetëve të PD-së nga grupi parlamentar është në vazhdën e përçarjes brenda kampit blu.

Sipas tij, Enkelejd Alibeaj po vijon me sabotimin e opozitës “Berisha”, dhe kjo lidhet edhe me faktin e njohjes së vulës së Partisë Demokratike.

Në një intervistë për News24, Lubonja deklaroi se njerëzit që ndjekin interesat e ngushta kthehen në shërbëtorë të regjimit.

Pjesë nga biseda në studio:

Ina Qirjo: Përjashtimi nga grupi i Alibeaj të katër deputetëve. Është thelluar kriza mes dy grupimeve brenda PD pas këtij vendimi?

Fatos Lubonja: Më tingëllon e çuditshme që Këlliçi ka qenë pjesë e grupit të Alibeajt. Me sa i mbaj mend unë janë deputetë afër Berishës. Këta mund të kenë mbetur aty për të bërë një lloj ure lidhëse, është në vazhdën e ndarjes që deri në zgjedhje do vijojë ehe me skenarë të tjerë. Puna e sabotimit të Alibeaj për opozitën Berisha është në udhë e sipër, me regji apo pa regji. Punë shqiptarësh dhe kjo nuk është gjë e mirë.

Alibeaj thotë jam unë PD dhe përjashtoj ato që nuk dua. Kjo lidhet me faktin se jemi ende për shkaqe që dihen, në mëdyshjen si do zgjidhet çështja e vulës së PD, që ka mbetur në gjykatë. Njerëz që nuk kanë mësuar asgjë nga politika por ndjekin interesat e ngushta, pa pasur shqetësim se ku po na çon ky regjim. Bëhen shërbëtorë të një regjimi. Kanë disa arsye, sepse gjuha e përdorur nga Berisha e nga të tjerë, ka qenë e papranueshme për tu afruar më, por përtej egove personale duhet të ketë një lloj racionaliseti të shikimit të një interesi përtej vetes. Janë në linjën për ti prishur punën PD dhe opozitarizmit.

PD në gjumë pas sëmundjes me grip të Berishës?

Fatos Lubonja: Kjo është e rëndë. Shoh sa rëndësi ka vullneti i një njeriu. Ajo parti ka shumë probleme. U sëmur Berisha e s’ka më PD mund të thuhet. Dje ndodhi një vjedhje skandaloze, historia e tenderit që do bëhej për të vjedhur gjatë fushatës elektorale, këta nuk flasin fare, sikur nuk ekzistojnë këto gjëra. nuk kanë as nervin minimal. Të presësh të jetë në rregull Berisha me shëndet që të ngrihen këto e të dalin në media është skandal.

SPAK i ka komunikuar akuzat Fatmir Mediut. Komenti juaj?

Fatos Lubonja: Është histori e gjatë. Ajo që dua të them është që është thjeshtë instrumentalizim, ngjarje tragjike e asaj që ka ndodhur. Edhe kur ndodhi u instrumentalizua nga opozita pa bërë një analizë çfarë tregonte ajo ngjarje. Për mua ishte zhvillimi i një sistemi, shqiptarët e kanë harruar sot Delijorgjin, nëse nuk do kishte shpërthyer do e kishim jetuar si ngjarje normale. Delijorgji bashkëpunoi me socialistet madje disa thonë nisi me Pandeli Majkon dhe e mori trashëgim Mediu. Kjo shoqëri nuk analizon vetëm instrumentalizon.

Etiketa: DeputetetLubonjaPD

Lajme të lidhura

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm
Editorial

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25
Spahiu: Ja çfarë i kërkoi SPAK-ut Edi Rama
Aktualitet

Tjetër “shuplakë” për Ramën! SPAK, urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë

20:33 - 20/12/25
“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin
Aktualitet

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin

20:14 - 20/12/25
Para
“Po fsheh përgjegjësitë”/ Pamjet e Laer Kurtit në spital, Shehu akuza të forta shtetit

U përjashtua nga grupi parlamentar, Shehu: Alibeaj si Kim Jong Un

Discussion about this post

TË FUNDIT

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës
Sport

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës

23:18 - 20/12/25

Supersfida e sotme mes Juventus dhe Romës, e cila ishte e vlefshme për javën e 16-të të Seria A, u...

Lexo më shumë
SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25
Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

22:27 - 20/12/25
Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

22:21 - 20/12/25
I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

22:12 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com