GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Përjashtimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve nga sistemi, PD: Qeveria ndërhyn në mënyrë flagrante në gjyqësor

15:49 - 05/09/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Përjashtimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve nga sistemi, PD: Qeveria ndërhyn në mënyrë flagrante në gjyqësor
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike ka denoncuar sot qeverinë mbi projektin për të kthyer në ligj një nga pyetjet e bëra në Këshillimin Kombëtar, ajo e përjashtimit të gjyqtarëve e prokurorëve nga sistemi pa veting. Në deklaratë për mediat, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Arben Ristani, është shprehur se kjo ndërhyrje e qeverisë tek gjyqsori është një alarm tronditës për sistemin demokratik. Sipas tij, alarmi i parë që duhet ngritur është goditja më e rëndë e mu në zemër që qeveria po planifikon t’i japë pavarësisë së gjyqësorit.

Deklaratë e anëtarit të Kryesisë së PD, Arben Ristani:

Këshillimin Kombëtar, një letër dhe zarf që nisi qeveria para disa muajsh derë me derë, dhe që shkelej me këmbë nëpër hyrje banesash, besoj e mbani mend. As qeveria nuk e ka harruar, dhe do të kthejë së shpejti në ligj një prej pyetjeve, e cila po sipas qeverisë, është miratuar nga populli. Pyetja 10, nga 12 gjithsej, ishte: Ka njerëz që thonë se gjyqtarët dhe prokurorët, që nuk kanë kaluar ende Vetingun, duhet të pezullohen automatikisht nga sistemi i drejtësisë, nëse vendimmarrjet e tyre janë haptazi në kundërshtim me ligjin, ndërsa të tjerë thonë, se pezullimi dhe përjashtimi nga sistemi duhet të kryhet sipas procedurave në fuqi. Si mendoni ju? Pyet qeveria. Sipas qeverisë, që vetë i bën pyetjet dhe vetë plotëson përgjigjet, 74 përqind e popullit e mbështesnin Po-në, pra faktin se gjyqtarët dhe prokurorët duhen pezulluar automatikisht. Mesa duket, populli sipas qeverise, qe njeh mire dhe profesionalisht sistemin e drejtësisë, nuk duket te jete dakord edhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila, e ka shpallur antikushtetues dënimin e gjyqtareve për vendimet e tyre dhe ka shfuqizuar dispozitën e Kodit Penal për këtë çështje.

Alarmi i parë që duhet ngritur, madje me gjithë fuqinë dhe mundësinë, është goditja me e rende dhe mu ne zemër, qe qeveria po planifikon ti japë  sistemit demokratik shqiptar, duke rrënuar një nga shtyllat kryesore mbi te cilat ky sistem ngrihet, pavarësia e gjyqësorit.

Sa sipër, është e vetëmjaftueshme për të treguar gjëmën e radhës, por edhe dilema te tjera pasojnë.

Janë disa dilema që lindin:

Kush e përcakton nëse vendimmarrjet e gjyqtareve, janë ose jo, haptazi në kundërshtim me ligjin?

Pse duhet të ketë komisione apo ‘grupe të gatshme’, që ngrihen për të penalizuar gjyqtarët?

Pse duhet dubluar vetingu? Ka rënë besimi te vetuesit e huaj, apo ata janë pengesë dhe mund të kalojnë gjyqtarët apo prokurorë, që drejtësia e partisë nuk i preferon?

Sa mundësi ka qe një nismë e tillë, të përdoret si gjueti shtrigash. Pra, si rast për të eliminuar gjyqtaret e pabindur, ata që shkelin vijën e partisë, e me radhë.

Dhe, së fundmi, pse duhet të përfshihet ekzekutivi në përcaktimin e trupave gjyqësore dhe të gjejë se kush bën apo nuk bën?

Çfarë ndodh, në këtë rast, me parimin standard perëndimor të ndarjes së pushteteve?

Partia Demokratike e dënon këtë ndërhyrje të re flagrante të qeverisë në punët e gjyqësorit, dhe e cilëson si asgjë më shumë se përpjekjen e radhës për të zhbërë demokracinë dhe për te kontrolluar çdo skutë, apo kapur çdo zyrë të drejtësisë.

Kjo çorbë e prishur që po gatuhet në kuzhinën e qeverisë është alarm tronditës për sistemin demokratik. Ajo do të helmojë si sistemin e drejtësisë, ndërkohë të ekspozuar para brutalitetit qeveritar, por edhe atë pak besim të mbetur të qytetarëve te drejtësia e re.

 

Etiketa: gjyqtaretperjashtimiProkuroretsistemi

Lajme të lidhura

Kërkoi të pyetej për “21 janarin”, Ilir Meta përfundon dëshminë në SPAK
Aktualitet

Kërkoi të pyetej për “21 janarin”, Ilir Meta përfundon dëshminë në SPAK

13:59 - 18/12/25
Akuzon Bardhi: Si po u fsheh Peleshi deputetëve dosjen e SPAK, ia ka dhënë Belindës!
Aktualitet

Akuzon Bardhi: Si po u fsheh Peleshi deputetëve dosjen e SPAK, ia ka dhënë Belindës!

13:00 - 18/12/25
Përplasje në mbledhjen e Këshillit Kombëtar/ Dritan Burgia largohet nga salla: Na ndaloni të flasim…
Aktualitet

Mblidhen firmat/ ‘Avokati i Popullit’ do çohet në Kushtetuese! Kërkohet seancë e jashtëzakoshme për Ballukun

12:04 - 18/12/25
Para
8 kullat te liqeni/ Pse të gjithë heshtin përballë masakrës së Kastratit brenda Parkut të Madh?

8 kullat te liqeni/ Pse të gjithë heshtin përballë masakrës së Kastratit brenda Parkut të Madh?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bashkëpunim me krimin/ SPAK i sekuestron telefonin kreut të Policisë së Shtetit, Ilir Prodës?
Aktualitet

Bashkëpunim me krimin/ SPAK i sekuestron telefonin kreut të Policisë së Shtetit, Ilir Prodës?

14:15 - 18/12/25

Oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit i kanë sekuestruar telefonin Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Prodës. Kujtojmë...

Lexo më shumë
Kërkoi të pyetej për “21 janarin”, Ilir Meta përfundon dëshminë në SPAK

Kërkoi të pyetej për “21 janarin”, Ilir Meta përfundon dëshminë në SPAK

13:59 - 18/12/25
Këlliçi – Ballës: Shih hallet e tua…! Do jesh kurbani i radhës

Këlliçi – Ballës: Shih hallet e tua…! Do jesh kurbani i radhës

13:45 - 18/12/25
Aksident në Korçë, “Benzi” përmbyset në mes të rrugës

Aksident në Korçë, “Benzi” përmbyset në mes të rrugës

13:29 - 18/12/25
Akuzon Bardhi: Si po u fsheh Peleshi deputetëve dosjen e SPAK, ia ka dhënë Belindës!

Akuzon Bardhi: Si po u fsheh Peleshi deputetëve dosjen e SPAK, ia ka dhënë Belindës!

13:00 - 18/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com