GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Përjashtohen 38 operatorë nga tenderët publikë

15:04 - 21/03/23
në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Përjashtohen 38 operatorë nga tenderët publikë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Minimumi 38 biznese janë nxjerrë jashtë loje nga tenderët me fonde publike. Agjencia e Prokurimit Publik në raportin vjetor të vitit 2022 nënvizon se këto biznese kanë kryer shkelje nga më të ndryshmet e për rrjedhojë kanë humbur të drejtën e pjesëmarrjes në garat që hapin institucionet publike për afate të ndryshme.

“Në kuadër të procedimit administrativ ndaj operatorëve ekonomikë: është marrë vendimi për përjashtimin nga e drejta për të fituar kontrata publike, për 38 operatorë ekonomikë, sipas parashikimeve të nenit 78/1 të LPP. Është vendosur mos përjashtimi për 13 operatorë ekonomikë për shkak se, nuk plotësoheshin kushtet e parashikuara në nenin 78 të ligjit të prokurimeve publike. Është vendosur pezullimi i procedimit për 11 operatorë ekonomikë, për shkak të procesit gjyqësor” thuhet në raportin e APP.

Duke analizuar arsyet e kësaj vendimmarrje Agjencia vlerëson se shumica e përjashtimeve kanë ardhur si efekt i mospërmbushjes së detyrimeve kontraktuale. Të paktën 20 operatorë kategorizohen në këtë grup.

“Vendimet e përjashtimit të dhëna në këto raste, kanë qenë për mos përmbushje të detyrimeve kontraktore gjatë kontratave të nënshkruara kryesisht në përfundim të procedurave të prokurimit me vlerë të vogël, por edhe për mos përmbushje të kontratave të nënshkruara pas zhvillimit të një procedure konkurruese prokurimi” thuhet në raport.

APP ka sjellë në vëmendje se në grupin e të përjashtuarve ka edhe raste të keqinformimit për qëllime kualifikimi.

Të tillë janë keqinformim, nëpërmjet paraqitjes në tender të deklaratës së gjendjes gjyqësore, ku shoqëria ka deklaruar se, nuk është dënuar për shkelje penale, ndërkohë që nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ortaku/administratori kanë qenë të dënuar penalisht. Keqinformim nëpërmjet paraqitjes së deklaratës se, nuk ka masë ligjore në fuqi, ndërkohë që nga raportimet e dërguara nga ISHPPSH ka rezultuar se ka patur gjobe ne fuqi. Keqinformim në deklaratën e dhënë se, i ka të paangazhuara në kontrata të tjera, makineritë, më të cilat ka ofertuar, ndërkohë që nga verifikimet ka rezultuar se mjetet i ka patur të angazhuara. Keqinformim nëpërmjet paraqitjes së faturës tatimore për të provuar disponimin e një mjeti, ndërkohë që, ka rezultuar se fatura tatimore është i padeklaruar në organet tatimore. Keqinformim në deklaratën e dhënë për disponimin e sistemit të kartave te karburantit. Keqinformim në deklaratën e dhënë për stafin teknik.

Po kështu nuk kanë munguar edhe rastet konstatimit të dokumenteve me të dhëna të rreme të tilla si  certifikatat e formimit profesional të paraqitura për përmbushjen e kritereve të veçanta për kualifikim ku  pas verifikimeve të kryera pranë organit lëshues, kanë rezultuar se nuk janë lëshuar prej saj.

Raste me certifikatat ISO të paraqitura në tender, pas verifikimeve të kryera pranë organit të vlerësimit të konformitetit kanë rezultuar se, nuk janë lëshuar prej tyre ose të dhënat në Vërtetimin e Performancës të paraqitur në tender, ku  pas verifikimeve të kryera pranë organit kompetent kanë rezultuar se nuk janë të njëjta me të dhënat në Vërtetimin e lëshuar nga ky organ./Monitor

Etiketa: operatoretTenderet publike

Lajme të lidhura

“Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan
Aktualitet

“Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan

22:40 - 23/04/26
Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje
Aktualitet

Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje

22:17 - 23/04/26
Rama si Vuçiç, kritikon BE-në: Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë
Breaking Views

Rama si Vuçiç, kritikon BE-në: Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë

22:05 - 23/04/26
Para
Meta takim me banorët: Të ndërtojmë të ardhmen për fëmijët

Meta takim me banorët: Të ndërtojmë të ardhmen për fëmijët

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan
Aktualitet

“Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan

22:40 - 23/04/26

Për afro 2 orë ish-zëvendës drejtori i Policisë së Elbasanit, Krenar Guçe, u pyet në gjykatë nga avokatët e të...

Lexo më shumë
Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje

Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje

22:17 - 23/04/26
Rama si Vuçiç, kritikon BE-në: Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë

Rama si Vuçiç, kritikon BE-në: Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë

22:05 - 23/04/26
Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale

Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale

21:25 - 23/04/26
Tension në Kuvend, Boçi përjashtohet nga seanca, PD dhe PL largohen nga salla

Tension në Kuvend, Boçi përjashtohet nga seanca, PD dhe PL largohen nga salla

21:16 - 23/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com