GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Përkthyesja serbe në Beograd: Kam rënë në dashuri me shqipen

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Përkthyesja serbe në Beograd: Kam rënë në dashuri me shqipen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Serbi, mësimi i gjuhës shqipe po shihet si lehtësim për komunikimin mes popujve. Por ata që e kanë mësuar shqipen, flasin për përfitimet kulturore. Albanologë në Beograd thonë se mësimi i gjuhës është një hap drejt kuptimit më të mirë të të dy popujve.

Gjuha shqipe mund të mos flitet nga numër i madh i serbeve, por ata që e kanë mësuar flasin për përfitimet kulturore. Pas përfundimit të studimeve për gjuhën shqipe në Beograd, Danica Vasileviç ka punuar një kohe në universitet, ndërsa sot ndonjëherë përkthen libra. Duke qenë se është nga Jagodina, ajo vendosi për shqipen rastësisht.

“Pastaj kam ra ne dashuri me shqipen. Kam pasur përvojën shumë të mirë, nëpërmjet gjuhës jam njohur me shumë njerëz të mirë, edhe kam pasur përvoja të ndryshme. Mund të them që nuk pendohem që jam regjistruar për shqipen, edhe që e kam studiuar. Ndoshta për punë nuk kam pasur fat, në atë kuptim që të punësohem si profesoreshë, por ndihem mirë edhe kështu tani kam si hobi, por ende kam interesim, lexoj shqip edhe shikoj filma, dëgjoj muzikë”, thotë për RTK-në Danica Vasileviç, profesoreshë e gjuhës shqipe.

Për të afruar gjuhën serbe dhe shqipe me qytetarët e Serbisë dhe Kosovës, është nisur versioni digjital i fjalorit “Vokap”. Studiuesit thonë se mësimi i gjuhës është një hap drejt kuptimit më të mirë të dy popujve.

“Mendoj se është shumë e rëndësishme të mësosh gjuhën sepse kur përdorim gjuhën angleze jemi vërtet të humbur në përkthim, dhe nuk mund të ndjejmë anën tjetër. Ne në fakt adoptojmë një rrëfim dhe nuk kemi mendimin tonë, nuk i kemi ato përvoja se si mendon realisht fqinji ynë”, thotë Aleksandra Vuçiniç, albanologe.

Mosmarrëveshjet politike shpesh reflektohen në sferën e kulturës dhe mirëkuptimit mes njerëzve. Por ata që flasin gjuhët e tjera duan t’i rezistojnë

“Është me të vërtet një mund të them edhe nder, përparësi që jam një hap përpara njerëzve të tjerë që nuk flasin shqipen mund të mësoj nga kultura tjetër të mësoj shumë”, thotë Vasileviç.

Studiuesit e gjuhës shqipe tregojnë se mësimi i gjuhës nuk është vetëm transmetim i informacionit, por mbi të gjitha është një kuptim i thellë i fatit të njerëzve, që e ndihmon në tejkalimin e pengesave politike.

 

 

Etiketa: beogradperkthyeseshqip

Lajme të lidhura

Protestat në Shqipëri/ Albulena Haxhiu: Të dëgjohen studentët, arroganca vetëm i nxit protestat
Aktualitet

Protestat në Shqipëri/ Albulena Haxhiu: Të dëgjohen studentët, arroganca vetëm i nxit protestat

17:04 - 19/10/26
Tronditet sërish Gjilani/ Babai vret me armë zjarri djalin, arratiset nga vendngjarja
Breaking Views

Tronditet sërish Gjilani/ Babai vret me armë zjarri djalin, arratiset nga vendngjarja

22:32 - 11/10/26
‘Flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren’, pas kërcënimit të Daçiç, reagon ish-ministri gjerman: E mjera Serbi!
Breaking Views

‘Flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren’, pas kërcënimit të Daçiç, reagon ish-ministri gjerman: E mjera Serbi!

14:30 - 11/10/26
Para
I dënuar në Gjermani, arrestohet në Muriqan i shumëkërkuari nga Kazakistani

Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 59-vjeçari rus në Muriqan

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 18 të mitur mes të shoqëruarve, pretendime për dhunë dhe kontrolle të paligjshme të telefonave
Aktualitet

Avokati i Popullit: 18 të mitur mes të shoqëruarve, pretendime për dhunë dhe kontrolle të paligjshme të telefonave

13:43 - 20/10/26

Komisioneri i Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës pranë Avokatit të Popullit ka publikuar një raport paraprak monitorimi për shoqërimin...

Lexo më shumë
SPAK merr zyrtarisht të pandehur Belinda Ballukun, ja akuzat që rëndojnë ndaj ish-zëvendëses së Ramës

SPAK merr zyrtarisht të pandehur Belinda Ballukun, ja akuzat që rëndojnë ndaj ish-zëvendëses së Ramës

13:37 - 20/10/26
Bllokimi i llogarive në rrjetet sociale/ Bardhi: Rama po ndjek metodat e Vuçiçit, censurë kundër zërave kritikë

Bardhi krahason Ramën me Lukashenkon: Kur diktatorët flasin për dialog, kërkojnë kohë por jo zgjidhje!

13:34 - 20/10/26
1300 pedagogë thërrasin në një zë: Rama të dorëhiqet! Protestuesit nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit

1300 pedagogë thërrasin në një zë: Rama të dorëhiqet! Protestuesit nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit

13:17 - 20/10/26
Ironizon Salianji: I përbuzur dhe i neveritshëm për qytetarët, Rama tani flet me veten dhe karriget bosh

Ironizon Salianji: I përbuzur dhe i neveritshëm për qytetarët, Rama tani flet me veten dhe karriget bosh

13:01 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com