GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Art & Kulturë

Përkujtohet akademiku dhe shkrimtari Moikom Zeqo/ Sako: I shërbeu kulturës sonë kombëtare

10:27 - 04/06/21
në Art & Kulturë
Kohë leximi: 2 min
A A
Përkujtohet akademiku dhe shkrimtari Moikom Zeqo/ Sako: I shërbeu kulturës sonë kombëtare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 

Në mjediset e Muzeut Arkeologjik të Durrësit u përkujtua në një aktivitet në ditën e lindjes shkrimtari, historiani, publicisti, intelektuali europian, studiuesi i njohur i trashëgimisë kulturore të popullit shqiptar, Moikom Zeqo.

Në aktivitetin e zhvilluar dje ishte e pranishme kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, si dhe personalitete të njohur të fushave të ndryshme.

“Emri i tij është i lidhur jo vetëm me Durrësin, të cilit, me veprën e tij të shumanshme, i dha nder e krenari, por në shkallë kombëtare e ndërkombëtare. Për meritat, vlerat dhe kontributin e tij të çmuar Moikom Zeqo është nderuar nga bashkia e Durrësit me titullin qytetar nderi i Durrësit në vitin 2015 kur ai ishte ende ne jete dhe aktiv dhe i përkushtuar në punën tij me vlera te jashtëzakonshme”, – tha Sako.

Kryebashkiakja Sako u shpreh se “Durrësi ka nxjerrë shumë personalitete që na kanë bërë krenarë të gjithëve me kontributin e tyre. Njëri prej tyre është padyshim Moikom Zeqo i cili i me veprën e tij shumëplanëshe i shërbeu jo vetëm qytetit tonë, por të gjithë kulturës sonë kombëtare”.

Personalitete të njohur vlerësuan gjithashtu në fjalën e tyre figurën e Moikom Zeqos.

Moikom Zeqo lindi më 3 qershor 1949 në qytetin e Durrësit. Ai ka lënë pas rreth 100 tituj librash në poezi, prozë, eseistikë, studime arkeologjike, për historinë e artit, si dhe një numër skenarësh për filma kinematografikë e televizivë me karakter arkeologjik dhe kulturor. Veprat e tij janë përkthyer më disa gjuhë të huaja, anglisht, esperanto, gjermanisht etj. Historiani Moikom Zeqo është vlerësuar me Urdhrin e Lartë “Mjeshtër i Madh” dhe atë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

Moikom Zeqo u nda nga jeta në 15 qershor 2020 në moshën 71-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë.

Etiketa: Emiriana Sako

Lajme të lidhura

Përcillet në banesën e fundit parodisti Mane Lumani, familjarët dhe kolegët i japin lamtumirën
Aktualitet

Përcillet në banesën e fundit parodisti Mane Lumani, familjarët dhe kolegët i japin lamtumirën

14:26 - 02/03/26
Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar, Zhani Ziçishti
Aktualitet

Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar, Zhani Ziçishti

11:04 - 25/02/26
Peticioni online kërkon njohjen e plisit shqiptar nga UNESCO: Të ruajmë trashëgiminë tonë
Aktualitet

Peticioni online kërkon njohjen e plisit shqiptar nga UNESCO: Të ruajmë trashëgiminë tonë

13:26 - 11/02/26
Para
Arrestohet tenistja ruse, akuzohet për baste të paligjshme

Arrestohet tenistja ruse, akuzohet për baste të paligjshme

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com