GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Përkushtimi i Edi Ramës për të bërë avokatin e Serbisë

11:57 - 16/06/22
në Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Nocioni i “malokut” është mentalitet politik e institucional në Shqipëri!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Enver Bytyçi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dhënë një intervistë për portalin “Politico” dhe mes tjerash ka pohuar se “Mendoj se Serbia është në rrugën e duhur. Sigurisht, jo me shpejtësinë që ne duam. Por më besoni, skenarët e tjerë janë shumë më të këqinj për këdo dhe veçanërisht për këtë rajon”!

Çfarë shoh pas kësaj deklarate?

Së pari përkushtimin e Edi Ramës për të bërë avokatin e Serbisë dhe të presidentit të saj në opinionin publik dhe në qarqet perëndimore. Për lehtësimin e pozicionit pro-rus të Aleksandër Vuçiç. Madje përkushtim edhe për realizimin e synimeve ruse në rajon. Sepse Kremlini është gjithashtu i interesuar që Beogradi të forcojë aleancën me të e ndërkohë Serbia të mos izolohet nga ana e Bashkimit Europian. Rama e luan me mjeshtri këtë funksion avokatie. Mbron plotësisht interesin rus në raport me Serbinë dhe rajonin tonë!

Së dyti, injorimin e deklaratave anti-shqiptare të presidentit Vuçiç. Dje Vuçiç kujtoi “dëshmorët e ushtrisë serbe që ranë në Koshare, duke luftuar kundër terroristëve shqiptarë”, siç tha miku i Edi Ramës në Beograd. Presidenti I Serbisë nuk le rast pa atakuar Kosovën dhe liderët e saj. Por Ramës nuk i shkojnë në vesh këto deklarime të vëllait të tij politik e ideologjik në krye të shtetit serb.

Së treti, duket se Rama kur thotë se skenarët e tjerë janë shumë më të këqinj ka parasysh presionin që i bëhet Serbisë për të vënë sanksione kundër Rusisë. Është një presion që kryeministri ynë ua drejton Gjermanisë, Austrisë dhe vendeve të tjera, të cilat kanë ngritur zërin kundër qëndrimit të Beogradit ndaj luftës në Ukrainë. Kësisoj Edi Rama del hapur kundër pozicionit të kancelarit gjerman, Olaf Scholz dhe ministrit të Jashtëm të Austrisë, të cilët vizituan Kosovën dhe Serbinë, si dhe shfaqën qëndrimet e tyre rreth kësaj çështjeje.

 

Etiketa: avokatiEdi RamaEnver Bytycikryesore2Perkushtimiserbise

Lajme të lidhura

Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve
OP-ED

Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve

12:31 - 07/03/26
Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26
Dervishi-Ramës: Pse nuk vendos Rrahjen ministër? Zgjidh problemin e Krujës…
OP-ED

Gazi lotsjellës nuk është deodorant, në vend të faljes publike kryeministri tallet!

11:14 - 21/02/26
Para
Policja me syze të zeza e OFL bëhet këshilltare e Bledi Çuçit

Policja me syze të zeza e OFL bëhet këshilltare e Bledi Çuçit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Prokuroria Fier dërgon në gjyq Drejtorin dhe 6 specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore
Aktualitet

Nën hetim për 3 vepra penale, prokuroria e Fierit sekuestron pasuritë e një pronari Call Center

10:06 - 14/03/26

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka sekuestruar disa pasuri të shtetasit E.Sh., i...

Lexo më shumë
Elbasani forcohet me 3 lojtarë që u rikthyen këtë javë

Elbasani kërkon kreun në Vlorë, Tirana luan “finalen” në kryeqytet

09:32 - 14/03/26
Siria njohu Kosovën si shtet/ Begaj: Mbështeti shtetin e Kosovës dhe paqen e stabilitetin në Ballkan

Presidenti Begaj uron për Ditën e Verës: Sjelltë kjo festë gëzim dhe begati në çdo familjeje shqiptare!

09:23 - 14/03/26
Irani paralajmëron: Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon

Irani paralajmëron: Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon

09:16 - 14/03/26
Dita e Verës! Devijohet trafiku në Tiranë, ja si do të jetë kufizimi i qarkullimit dhe lëvizja e mjeteve

Dita e Verës! Devijohet trafiku në Tiranë, ja si do të jetë kufizimi i qarkullimit dhe lëvizja e mjeteve

09:00 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com